Për sa kohë do të dalë rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit? Përgjigjet Celibashi

12 Mars 2021, 21:25Politika TEMA

I pyetur në studion e Ditari në A2 CNN në lidhje me kohëzgjatjen e shpalljes së rezultatit të votimeve, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi u shpreh se për kolaicionet e partitë shpreson q ëtë dalë brenda 48-72 orëve, ndërsa sa  i takon votimeve dhe kandidatëve  do të ketë vonesa. Sipas tij vonesat krijohen  për shkak të sistemit.

“Të shpresojmë që rezultati për partitë e koalicionet të dalë në një kohë të shkurtër 48-72 orë, por i gjithë rezultati për votimin dhe kandidatët do të marrë shumë kohë në rastin më të mirë duhen 30 minuta deri në një orë për të shkuar nga një qendër votimi në qendër numërimi.

Kemi sistem që në themel krijon vonesa në nxjerrjen e rezultatit nëse në Kosovë bëhet aty ku votohet, ne i bëjmë në qendra numërimi. Dhe transporti vonon”, tha ai.

4 komente në “Për sa kohë do të dalë rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit? Përgjigjet Celibashi”

  1. Nik says:

    Te na rroje mjekra e Celibashit, u be Celibash ul nga kryetarlleku Celibash ngri ne kryetarllek per zgjedhjet sikur ai vend nuk ka njerez te tjere!

  2. George says:

    Po kush ju pengon qe t’i numeroni votat aty ku votohet?

  3. Tr says:

    Si ka mundesi qe Kosova e nxjerr rezultatin shume shpejt, si ne Europe.
    Edhe Kosova ka shume fshatra.

  4. hasani says:

    Zgjedhjet duhet te jene te pastara dhe dalin sa me shpejt, sigurisht. Por une si qytetar i thjeshte kam disa mendime per deklaratat ne media te disa politikaqeneve te cilet vetem duan te njollosin vendin tone, me konkretisht per politikanet e pd, e co:

    1. Zgjedhjet e meparshme ne kosove e nxoren rezultatin pas me shume se 3 muajsh, nderkohe qe basha e co me pare thoshin merrni shembull nga kosova, per cfare shembulli i kishin fjalen?!!
    2. Zgjedhjet e 14 shkurtit kane me se 1 muaj qe kane perfunduar, po rezultati kur do te certifikohet, edhe per keto zgjedhje basha tha merrni shembull nga kosova, per cfare shembulli e ka fjalen, per vjedhjen e votave apo vonesen ne daljen e rezultateve, apo ne numrin mininimal te votueseve,?!! A thua ky eshte shembulli qe kerkojne hajdutet dhe kriminelet tane per te ndjekur.
    3. Ne shqiperi ka filluar vaksinimi para 1 muaji ndekohe qe kosova akoma nuk bere siguruar asnje cope vaksine, ndekohe basha me liken cirreshin merrni shembull nga kosova per sigurimin e vaksines, per cfare vaksine valle e kane fjalen.

    E sa e sa deklarata te tjera qe jane vetem ne dem te demokracise dhe shtetit ne radhe te para shqiptar, e pastaj edhe me gjere. Keto politikaqej kemi ne, keto kerkojne te rivijne ne pushtet, qe asnjehere nuk kane bere asgje per kete popull, vetem e kane shkaterruar plotesisht me se nje here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje