Ish anëtari i KK të PD: Meta dhe Basha janë subjekt i raportit mjeko-ligjor

12 Mars 2021, 20:01Politika TEMA

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar Evdin Kulluri ka dënuar ashpër veprimet për konflikt nga ana e Ilir Metës, i cili në shkelje të çdo ligji Kushtetues ka nisur fushatën për të sjellë me doemos partinë e tij në pushtet.

Në një intervistë në “Report Tv”, Kulluri deklaroi se jo vetëm Meta, por sipas tij edhe Lulzim Basha janë subjekt i raportit mjeko ligjor.

Kulluri po ashtu komentoi edhe veprimin e Bashës, i cili ditën e djeshme në një takim në Kavajë përshëndeti mbështetësit e tij mbi makinën e tij tip Range Rover Vogue, model i fundit, që kushton 100 mijë euro, të cilën e përdori si podium.

Për Kullurin ky ishte një veprim komik dhe sipas tij kjo nuk e bën lider.

Të tre palët e pranojnë që janë subjekt i raportit mjeko ligjor. Po sillen si në kopshtin zoologjik para Europës.

Të gjithë po e shkelin ligjin në fushatë elektorale, më mirë do ishte të shtyheshin zgjedhjet.

Të bësh ato skema qesharake, të hipësh në majë të makinës është komike.

Nuk bëhesh dot lider me kamera nga poshtë. Unë nuk e di se çfarë bëjnë edhe partitë aleate atje.

Për çfarë alternative bëhet fjalë në fotot që Rama i nxjerr Dashamir Shehit apo Grida Dumës.

Politika duhet të jetë serioze, jo për Ramën e Bashën, por për qytetarët.

Nëse Veliaj ka të drejtë, të publikojë dokumentacionin”, shprehet Kulluri.

1 komente në “Ish anëtari i KK të PD: Meta dhe Basha janë subjekt i raportit mjeko-ligjor”

  1. REALE says:

    Kam pase diçka simpati, zoti Kulluri, per ju , por ajo shprehja e fundit te ka shpetuar apo ke dashe vete qe e ke thene ashtu? Veliaj te publikoje dokumentacionin, dersa prokurori te nis hetimin kunder presidentit se ka shkele ne nje vend qe nuk i takonte dhe ka dhunuar me grushta dhe verbalisht policine, ndersa ai personi me rroba kafe duhej arrestuar se nderhyre kunder policit. E, po ky eshte shteti po te duam. Une neser dua te shikoj nisjen e hetimit dhe arrestimin e civilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje