Erion Veliaj: Meta u zu me rojet e turnit si boksier

12 Mars 2021, 18:20Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar sërish për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në zyrat e Partisë Fryma e Re Demokratike, ku Ilir Meta u përplas me policinë bashkiake.

Veliaj në një lidhje direkte në televizionin Fax News deklaroi se Meta u zu me rojet e turnit si boksier.

Më tej Veliaj shton se zyrat duhet të liroheshin që para 6 viteve por nuk dha arsye pse ka zgjedhur këtë moment për të dërguar Policinë Bashkiake ditën e sotme për të dhënë njoftimin e fundit.

Janë një racë politikanësh që e kanë zakon zaptimin. Jemi në vitin 2021, dhe për aq kohë sa të gjitha partitë e tjera, si të majta dhe të djathta kanë zbatuar urdhrin e kryetarit të bashkisë për të liruar zyrat.

Si çdo zaptues që është larguar nga konviktet çerdhe kopshtet duhet të largohen edhe ata nga zyrat e bashkisë, ato janë zyrat e konsumatorit.

Të shkosh të zihesh me rojet e turnit është turp. Meta si boksier duke u zënë me rojet e turnit është turp, ata u sigurojnë bukën familjes së tyre me atë punë.

Shteti ka ligje ka rregulla që nuk lejon një zaptues privat, e pse duhet te lejohet një subjekt politik? Nuk ka lidhje me partinë është urdhër qe ka shkuar ka vite që ka shkuar urdhri. Po këta për vilat makinat nuk të falin. Po për zyrat që i kanë zënë me të padrejtë. 

Këta policë janë roje të një zyre shteti, ashtu si ka roje presidenti e të tjerët. Policia bashkiake është e pa armatosur. Nuk ka as grupe të gatshme dhe e gjitha kjo ishte një provokim, ai shkoi tu thotë që sot keni afatin e lirimit dhe aty shkon presidenti e ndeshet me rojet. 

Këto histori me shantazhe i kam dëgjuar me vite, janë parti e shantazhit. Unë isha në punën time në Farkë dhe u habita që presidenti shkon në një zyrë dhe zihet në një mënyrë të tillë, ca të them unë.

Si çdo ndërtesë e zaptuar, ndërtesa do të lirohet, kam 6 vite që ua them këtë. Këta nuk po bëjnë debat që të rritet paga me 400 mijë lek, nuk po bëjnë debat për taksat progresive. Këta po bëjnë debat për zyrat që i kanë zënë pa të drejtë. 

Mos të themi gjëra pa logjikë vetëm se na drejton një president pa logjikë”-deklaroi Veliaj.

5 komente në “Erion Veliaj: Meta u zu me rojet e turnit si boksier”

  1. Vota gri says:

    Cfare pret nga nje vend me qytetare qe kane president nje plehre qe lufton per shkelje te ligjit. Keta lloj politikanesh luftojne per shtet jo ligjor, pra per shtet bajraktaresh, qe edhe ata shkonin mbi baze te disa parimeve te vena nga ata vet, por qe i zbatonin ashtu sic i kishin vene dhe jo kur tu tekej dhe si ti tekej.
    Keta jane PD,LSI…parti te rrumpalles. Duan te vijne ne pushtet….. Kurre me.

  2. vjeshta says:

    Velija o kar, Jo Veliaj!

  3. Elio says:

    Te gjidhe mafjoz jane bejne sikur zihen,bashkia per 10 komjutra jep nje leje pallati.

  4. Grand says:

    O Veliaj! O Rama!
    Mos na turperoni keshtu! Nje person i paqytetruar, qejfli kriminelet dhe hajdutesh, po na flliq perdite! Shqip taret jane popull fundament ne Ballkan!
    Dikush ne 91 me tha ” Kujdes nga keta tipa fshatar qe jane student, mos i lejon te futen ne politike, te marrin ne qafe! So kishte nje shembull te tille te konfirmuar ne nje vendet e lindjes qe u futen ne demokraci! O zot! Dhe ja po ndodh. Oh sa vone!
    Mos e toleroni kete njeri. Eshte hajdut! Ky vete nuk beson ne zot, shtet dhe kushtetut! Ka 30 vjet qe nuk beson se nje dite do vinte shtet! Jo tolerance!
    Thirrje LSI: lereni dhe mos e votoni kete mashtrues ne hall! Mos e votoni! Po ju kerkoj falje, faleni! Le te merret ligji me kete idiot! Mos e votoni! Eshte person i lig dhe i rrezikshem! Berisha e ka akuzuar per vrasje dhe vjedhje! E njeh ne sy kriminel, kriminelin! Une vete jam njeri thjeshte, ndoshta nje shqiptar, ” kokepalare ” sic thote ky tipi per ne! Nuk jam Qim Peka! Por.. pak respekt per vehten dhe familjet tuaja! Dritani i shkrete u be kancer nga ky tip dhe iku nga kjo bote! Mendojeni… dhe prandaj edhe faleni, pavaresisht se akuzohet si hajduti me i madh i vendit! Nese nuk e votoni krijesen e shemtuar politike LSI…
    Ate dite i keni bere nder vehtes dhe Shqiperise! Do ndiheni krenar! Do i shikoni miqte, femijet ne sy. Do jeni pa ngarkese shpirterore! Nuk vdes njeri per buke!

  5. Presidenciali says:

    O shkerdhat ca bere 6 vjet ti pwrse nuk i kore zyrat, kur ishte Bamir Topja kryetar apo se ishte juaji!!!!! Tani qe kaluan me opoziten u bere i gjalle ti vemje! Hajd ae met do ia shkerdhej brinjet ju mutra qe beni si te forte kur dhisni e shikoni prapa! Urjahioer te ndyre! Beni qef deri ne 25 prill! Dhe ti do e shikosh se cfare ke firmosur dhe cfare jo! Hajduter te ndyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje