Frrok Çupi: Meta një i çmendur i dalë nga binarët, bën trazira se e di që është subjekt i drejtësisë

12 Mars 2021, 17:43Politika TEMA

Frrok Çupi e konsideroi videon ku Ilir Meta sulmon dhe shan policët që të largohen nga zyrat e FRD,  një skandal dhe një veprim i ulet që mund ta bëjë vetëm një i marrë sipas tij si Ilir Meta.

Në një intervistë për Report TV, Çupi tha se këto shpërthime të Metës janë të nxituar nga fakti se ai e di që do të jetë subjekt i drejtësisë pas zgjedhjeve dhe me dhunën e shkaktuar  kërkon të prishë paqen.

Analisti Frrok Çupi tha se këto skena dhune kanë qëllime politike.

“Për mua këto kanë  qëllimet politike, për të prishur paqen, ai ka provokuar SPAK, SHBA. Veprimet e tij janë antiligjore dhe sjellja e sotme ishte shumë i ulët dhe nuk mund të analizohet.

Është një i marrë që ka dalë në rrugë. Kur njeriu kapërcen limitet nuk merret në analizë dhe Ilir Meta nuk mund të hyjë më në zyrat e presidentit.

Unë se di kur do merret i pandehur sot apo pas zgjedhjeve, se ai sot ka kryer 2-3 vepra penale, një president që ushtron dhunë mbi policinë”, tha  Çupi

Shpërthimet e sotme të Ilir Metës, larg rolit të tij të presidenti, për Frrok Çupin erdhi pas mesazhit që Yuri Kim i solli me Monika Kryemadhin pas takimit të gjatë që zhvilluan disa ditë më parë në Elbasan.

Çupi tha se burimet e inteligjencës së SHBA kanë informacione se opozita e bashkuar ka përgatitur një skenar të madh dhe të paprecedent dhune në vend, nëse del humbëse në zgjedhjet e 25 prillit.

Jo më kot, tha ai, forcat ushtarake amerikane kanë zgjedhur të vijnë pikërisht në këtë periudhë për stërvitjen e madhe në vendin tonë.

“Biseda me Yuri Kim me Monika Kryemadhin në Elbasan ka sjellë një mesazh për Ilir Metën mesazhi se çfarë do jetë nesër.

Nesër ai do të jetë në dyert e drejtësisë, duke bashkuar dhe këto vepra penale që kanë ndodh sot. Ka një klan underground për dhunë, për terrorizëm politik, prandaj e rrethoi PD-ja Metën.

Atëherë pse sot, dhe jo ditën e zgjedhjeve, sepse forcat amerikane bëjnë stërvitje të madhe në Shqipëri, dhe jo më kot është zgjedhur data 26.

SHBA ka informacione se këta kanë përgatitur një dhunë të madhe, të paprecedent, nëse humbasin në zgjedhje. Këta u shpejtuan dhe e bënë sot. Në ditët e ardhshme presim diçka tjetër”, tha Çupi.

Çupi tha se mbështetja e Lulzim Bashës për Metën pas incidentit sot ishte “prova e zjarrit”, dhe kryedemokrati është pjesë e “grupit të dhunës”.

Ai u shpreh i zhgënjyer me përfshirjen e Bashës, ndërsa tha se kjo tregon se brenda opozitës po bëhet një luftë e brendshme për jetë a vdekje

“Ajo që më bën përshtypje si e vunë Lulzim Bashën sot para provës së zjarrit. Grisi fletën që do të thotë dhunë mbi ligjin.

Edhe Lulzim Basha sot u fut në grupin e dhunës që në fakt deri më sot ishte i mënjanur prej saj, por mesa duket mes tyre zhvillohet një luftë me madhe për jetë a vdekje”, tha Çupi

14 komente në “Frrok Çupi: Meta një i çmendur i dalë nga binarët, bën trazira se e di që është subjekt i drejtësisë”

  1. Iken iliri del monika says:

    Nuk mjafton vetem te thuash qe ky maskara president,ka dal nga binaret…
    Kete po e themi te gjithe ,por ky mut vendi duhet te kete ligje dhe ti zbatoj….
    Ligji eshte i barabarte per te gjithe ,thuhet ne leter por zbatohet vetem per te varferit.
    Kjo familje hajdute bashke me sali berishen ka mar peng nje vend e nje popull dhe ligji hesht,politikanet heshtin dhe struken ne vilat e tyre…
    Dhe populli nuk pyet keta dallkauke,pse ju jeni te pasur dhe ne jemi te varfer…
    Pse ju banoni ne vila dhe populli germon kazanet e plehrave…
    Pse ju plehra keni 30 vjet qe na mashtroni dhe na kerkoni voten
    Pse ndrikulla e presidentit ka 11 hale per macen dhe be mbajme radhen te shkojme ne banjo etj etj

    1. nacionalisti says:

      o frrok cupi
      nuk ka nevoje per hartime
      CITO CFARE THA PALMERI NE KONFERENCE PER SHTYP NE TIRANE
      gjeje fjaline e fundit dhe do ndihmosh shqiptaret te kuptojne
      palmer tha:
      SHQIPERIA NUK DO JETE ME KURRE TARGET I RUSISE !!!

      dhe pak ka ngel dhe do sqarohet

  2. Leusa says:

    Po zotni Frok esht 100% e saktë …popull duhet te jesh vigjilent …po pergatisin remujra te medha eshte dhe ai turi salduari i kosoves ne mes ai qe do bëhet k.m.popull ke gjithshka ne dore ..mos u Beni mish per top per bythen e sali kriminelit tradhetarit hajdutit Likes Lulit mones Mediut dhe opozitës rrugore antishqiptare …jini vigjilentë

  3. Beni says:

    Amerika do ta drejtoje Shqiperine ne drejtimin e duhur,nuk ka me kthim mbrapa.Te rroje USA qe do e cliroje Shqiperine nga keta bandite dhe kriminele

  4. exercise says:

    Z. Cupi. Nuk besoj qe forcat ushtarake te nje shteti, qofshin keto edhe te SHBA, te nderhyjne per vendosjen e qetesise sociale te nje shteti tjeter. Ky do ishte nje akt i paprecedent. Shume, shume, parania e ketyre forcaVe ne vendin tone, ne kete kohe, mund te sherbeje si forme presioni ndaj kujtdo qe ka ndermend te destabilizoje vendin. Mendoj se asgje me teper se kaq.

    1. Mireli says:

      Mire e ke ti tani, por Shqiperija eshte zone e influ nces se shba dhe ajo nuk do lejoje qe rusija ta mare shqiperine nepermjet rremujave te shkaktuara nga Like floriri dhe opzita e Lulit….Ajo do nderhyje fort edhe duke i arrestuar po te shihet e aresyeshme. Jemi ne NATO dhe s’mund te destabilizohet nje anetare i saj. Mos harro se ne kete stervitje do jene edhe rreth 1000 trupa te ushtrise shqiptare…. Shkurt , nuk do lene dh

  5. Arber Iliri says:

    Po tregojne sa te rezikshem Jane. Duhen ndalur sa pa ndal gjith vendin.

  6. Tani - Fier says:

    Njeriut te mire i kane hije te gjitha..te bertasi, te kendoj te pi ndonje gode raki me shoket
    Mos i merni rastet te shkeputura..te gjithe bertasim, kendojmt, kthejm ngonje gode rraki pavarsishte nga pozita zyrtare dhe shoqerore
    Rasti i shkeputur nuk duhet pergjithsuar

  7. Hajde baba te te tregoj kullotat says:

    Frroki, na trego çfare i ka thene Juri Kim Monikes se ti mban lidhje direkte me Trump dhe je adhurues i doktrines se tij. Na spjego te lutem se ketej nga Sazani kane dale fjale se i ka kerkuar qe Dritan Leli duhet te jape doreheqjen dhe Kim i ka kerkuar Monokes ndihme qe te ushtroje presion mbi Dritanin. Meqe ra fjala, Sazani eshte ne administrimin territorial te bashkise Vlore apo te Pe Leshit

  8. Lediani says:

    Ka shum te drejte z. Çupi, ai po kerkon prishje te qetesise dhe destabilizim. Duhet me menyre urgjente te mblidhet parlamenti per shkarkimin dhe marjen si te pandehur, per vepren penale, ate te nxitjes urrejtjes mes paleve. Gjith shqiptaret duhet te protestojne per doreheqjen e tij. Nese nuk meren masa per te çmendurin president, ngjarjet do percipitojne ne kurriz te njerezve, duke u bere viktima per meten. Nese nuk e bejne dhe sot kete shfaqje qe beri meta, atehere drejtesia eshte e pjerdhur, dhe te meret me hajdutet e xhepave.

  9. Beni says:

    Etja per pushtet dhe para te cojne jo vetem ne gremine,por edhe ne cmendine

  10. pesimisti says:

    exercise
    Mbas vitit 1997 nuk ishin forcat ushtarake te huaja ,misioni ALBA rreth 7 000 ushtare erdhen ne Shqiperi.

    Sala me Liken do perpiqen te bejne gjithçka eshte e mundur per te shpetuar,por kete radhe letrat jane kopsitur, vendimet jane marre.
    Likja eshte bo si ai qeni qe e ka lakun ne qafe, sa me shume reagon aq me shume laku e shtrengon.

  11. Vlora says:

    Po ti o Mero,.Frrokun gjete te shesi.moral

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje