Bayern Munchen ka një ëndërr, dëshiron mesfushorin e Real Madrid

14 Mars 2021, 13:30Sport TEMA

Ëndrra më e madhe e merkatos së Bayern Munchen është Fede Valverde. Mesfushori pëlqehet shumë nga drejtuesit bavarezë, por duket si një ëndërr për arsyen se Real Madrid nuk pranon kategorikisht të heqë dorë nga shërbimet e yllit të saj.

Uruguajani është padyshim një ndër lojtarët më të mirë të madrilenëve, madje shihet si e ardhmja e mesfushës së “Los Blancos”, prandaj konsiderohet si i paprekshëm. Gjithsesi, mediat në Gjermani bëjnë me dije se Bayern do ta tentojë të gjejë një marrëveshje me Realin.

Drejtuesit bavarezë pritet të kenë një takim me madrilenët, ku do të diskutohet me saktësi nëse mund të ketë një mundësi marrëveshje për mesfushorin, i cili u bë pjesë e Realit 5 vite më parë, kur u mor nga Penarol për 5 milionë euro.

1 komente në “Bayern Munchen ka një ëndërr, dëshiron mesfushorin e Real Madrid”

  1. bayern mynshen says:

    Bayerni eshte skuader e madhe , ndoshta me e madhja ne kete moment , nuk ka nevoje per asnje Valverde te realit dhe te asnje skuadere tjeter , ka Kimich dhe Gorecka ne qender dhe po bejn kerdine , jane lojrat e manaxhereve , te tjeret kane syte nga Bayerni se mos kerkon dikush nga lojtaret e saj te iki te perfitojne pirankat …te tilla thane dhe per Mark Roken se erdhi nje yll nga Spanja dhe Roka na doli lojtar i dores se dyte …..ska nevoj Bayerni . ate ckish nevoje e mori Dayot Upamakanon qe se bashku me patriotin e tij Luka Hernandes do bejne nje dyshe te pathyeshme mia sa mia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje