Mbi 120 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

14 Mars 2021, 09:57Bota TEMA

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 120 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 120.057.631 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 30.043.662 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India me 11.439.250 raste, Brazili 11.359.048, Rusia 4.380.525, Britania e Madhe 4.253.820, Franca 4.045.319, Italia 3.201.838, Spanja 3.183.704, Turqia 2.866.012, Gjermania 2.569.850, Kolumbia 2.299.082, Argjentina me 2.192.025, Meksika 2.163.875, Polonia 1.889.360, Irani 1.739.360, Afrika e Jugut 1.528.414, Ukraina 1.451.744, Indonezia 1.414.741, Peruja 1.407.963, Çekia 1.392.108 dhe Holanda me 1.151.218 raste.

Për shkak të COVID-19 në të gjithë botën kanë humbur jetën 2.659.836 persona, janë shëruar 96.589.356 të prekur nga koronavirusi ndërsa ende 20.808.439 persona vazhdojnë trajtimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje