Kandidatja e PD-së për një tjetër mandat në parlament, Grida Duma, rrëfeu nisjen e karrierës në PD dhe se kush e pikasi. “Në 2009 Berisha ka qenë në “Opinion” dhe do të zhvillohej debati i fundit parazgjedhor ku kam qenë dhe zoti Berisha që do i përgjigje pyetjes së pedagogëve, aty ka qenë nisja e komunikimit me zotin Berisha” tregoi ajo.
E pyetur nëse PD-së do i kushtojë në zgjedhjet e 25 prillit braktisja e bashkive, Duma tha se përkundrazi, do të jetë në favor. “Do të ndikojë në mënyrë më të mirë të mundshme për arsye se decentralizimi i pushtetit lokal ka bërë që shumica e shërbimeve dhe njësitë administrative inekzistente dhe bashkitë po mbingarkohen me punësime militantësh pa dhënë asnjë shërbim ka çuar në një revoltë lokale dhe kombëtare. Pushteti lokal ka zero shërbime sot, vetëm listë pagesash militantësh” tha ajo.
Por përse sipas Dumës, Edi Rama do të humbasë zgjedhjet, sepse nuk e meriton, opozita ka punuar, apo sepse ndërkombëtar duan rrotacion? “Ndërkombëtarët i kanë dhënë përgjigjet me mos hapjen e negociatave, sepse reforma në drejtësi nuk ka ecur si duhet dhe nuk ka pasur ndëshkim për krimin elektoral. Humbja e Ramës është fitoja e shqiptarëve, nuk është një mandat i provuar, por dy. Askush nuk mund të gënjehet më”.
Pak ditë më parë Lulzim Basha, ku e pranishme ishte edhe Duma firmosi paktin me Monika Kryemadhin, por cfarë mendon ish-deputetja për fjalët e lideri të partisë së saj kur në 2017 thoshte se nuk do të bënte pazar me LSI-në dhe Petrit Vasili e akuzonte kryedemokratin për vjedhje në Rrugën e Kombit?
“Në politikë merr vendime ndaj prioriteteve dhe e keqja më e madhe është Rilindja e Edi Ramës. Në këto kushte vendimet shkojnë përballë prioriteteve që është ikja e Edi Ramës. Nuk di të them se kurrë mos thuaj kurrë apo ndonjëherë më mirë vonë se kurrë, këto janë metafora…”.
Nëse do të kërkohej për hir të integrimit, a do të pranonte PD-ja një bashkëqeverisje me PS-në pas 25 prillit? “Kjo nuk realizohet përmes bashkëqeverisjes, unë e kam thënë që në 2013, nuk e ekziston. Bashkëqeverisja është zhdukja e demokracisë, atëherë kush e kontrollon atë që krijohet te piramida lart, kjo do të ishte vdekja e demokracisë. PD nuk mund ti hyjë kësaj frymë dhe këtij deti të zi” tha Duma.
Por, sipas Dumës cili është virtyti që do ta karakterizonte më mirë Lulzim Bashën, i pa korruptueshëm, i papërtuar, apo njeri i besës? “Nuk janë vetëm kaq. Ajo që Basha ka pasur sfidën gjithmonë, ka pasur sfidën që të bëjë të pëlqyeshme, të arsyeshmen, racionalen. Të bësh të arsyeshmen” tha ajo.
Në librin e saj “Koha për politikë” Grida Duma flet për nevojën e një parlamenti me Senat, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura, e pyetur nëse duhet të jetë Fatos Nano senator për shkak se ka qenë ish-kryeministër, kandidatja për deputete tha “Nëse ky rregull vendoset nuk është cështja ime për t’i dhënë përgjigje.
Aty i jam referuar, presidentëve, kryeministrave, prokurorëve të përgjithshëm, kjo është teza ime. Në Dhomën e Senatorëve duhet të jenë ata që kanë pasur eksperiencën e mjaftueshme për të dhënë gjykime” tha Duma.
SENATI po del i tepert edhe ne SHBA me 50 shtete, 320 milion qytetare amerikane, Grida Suma do thele mbi bisht edhe ne Shqiperi ku nuk kane mbetur as 2 milion shqiptare!? Tafma te amdhe ka; ndoshta ndonje nigerian mund t’ia mbyll gojen e ta ngope!?
Senati s’ka ç’ duhet Shqiperise me 2 miljone banore; por ky propozim qe ka ardhur dikur edhe nga Sabri Godua, ishte dhe eshte per te bere te pacenueshem kriminelet dhe hajdutet e Shqiperise duke filluar nga Sali Berisha e ILir Muta e deri me te vegjijt qe po te behen senatore jane te paprekshem deri ne arkivol. KJo eshte menyra per ti shpetuar reformes ne drejtesi e krimineleve shqiptare dhe pastaj, duke marre parasyshe gjakun shqiptar do te behet vetegjyqesi dhe jo drejtesi. E qellimshme per te mos pase qetesi Shqiperia po te jetoje ne kaos. Plehrat do shkojne tek plehrat dhe jo ne tavoline!
Po ca i kane keto senate?! T’i shtojme e nja 100 deputete se pak jane, qe ta kene me te sigurt qe grida dhe salianji te jene bashke ne kuvend. Ketu 100-120 deputete mjaftojne. Faktikisht max 40 deputete punojne vertete aty, te tjeret ngrene doren.