Çfarë thonë ekspertët dhe shkencëtarët, në lidhje me shqetësimet e mpiksjes së gjakut nga vaksina e AstraZeneca?

16 Mars 2021, 11:52Sociale TEMA

Ndërsa disa vende kryesisht evropiane kanë vendosur për të pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës së Oksfordit për shkak të shqetësimeve se mund të lidhet me një numër të vogël incidentesh të mpiksjes së gjakut, më poshtë një përmbledhje e sasj që thanë ekspertët dhe shkencëtarët …

– Agjencia Evropiane e Barnave ka theksuar se “aktualisht nuk ka tregues se vaksinimi i ka shkaktuar këto gjendje shëndetësore”, dhe shtoi se përfitimet e marrjes së vaksinës janë më të mëdha se rreziqet.

* Silvestro Scotti, kreu i Federatës Italiane të Mjekëve të Përgjithshëm, tha: “Gjëja e çmendur është se, edhe nëse korrelacioni midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut do të vërtetohej, do të ishte një normë prej 0.007 në një mijë.

Po ju jap një shembull: pilula e kontrollit të lindjes, e cila përdoret gjerësisht dhe nuk shqetëson askënd, ka një normë të provuar të rrezikut prej 0.6 në një mijë. Edhe në skenarin më të keq, raporti i rrezikut / përfitimit për këtë vaksinë është jashtëzakonisht i favorshëm. U duhet shpjeguar njerëzve”.

– Epidemiologu Dr Deepti Gurdasani i tha Sky News se ndalimi është për shkak të një “maturie të tepruar” dhe nuk ka asnjë provë aktuale që lidh të dyja – por shqetësimet duhet të hetohen “plotësisht, por shpejt”.

– Margaret Harris e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se 268 milion doza të vaksinave COVID-19 nga prodhues të ndryshëm janë administruar në të gjithë botën dhe asnjë nuk është vërtetuar të shkaktojë qoftë edhe një vdekje të vetme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje