Hapet tuneli te ish-Shqiponja: Ja si duket korsia nën tokë, javët e ardhshme hapet një tjetër nënkalim

16 Mars 2021, 14:45Sociale TEMA

Ditën e sotme është hapur për qarkullimin e automjeteve një nga tunelet në ish sheshin ‘Shqiponja’. Ky nënkalim do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve që vijnë nga Tirana dhe shkojnë në drejtim të Durrësit.

Ministrja Belinda Balluku ishte prezente ditën e sotme në kantierin e ndërtimit, prej nga bëri të ditur se punimet do të vijojnë e se javët e ardhshme do të hapet një tjetër tunel.

“Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin. 

Kemi bërë hapjen e tunelit të 4. Makinat që dalin nga Tirana që vijnë nga pallati me shigjeta apo nga ura e lidhjes me tegu kalojnë direkt te autostrada. 

Këto nuk janë lëvizjet definitive që do të ketë projekti. Këto tunele po hapen paraprakisht për trafikun. Ska qenë i lehtë për tu menaxhuar. Të gjithë drejtuesit do të orientohen nga policia“, tha Balluku.

Ndër të tjera ajo shtoi se trafiku është një problem për këdo që përdor makinën, ndaj është një nevojë e jashtëzakonshme që punimet të përfundojnë.

Ju kemi ndjekur, e dimë që keni punuar natë e ditë. Ne jemi të gjithë përdorues atomjetesh dhe e dimë se çfarë do të thotë të qëndrosh për orë të tëra në trafik. 

Është nevojë e jashtëzakonshme që kjo të përfundojë. Për ne është e nevojshme që punimet të përfundojnë një orë e më parë‘- është shprehur ministrja.

“Jemi duke punuar në aksin 1 që do rregullojë trafikun për të ardhur nga Tirana drejt Durrësit. Është harmozinuar projekti për të zgjidhur trafikun.

Faza e parë është hapja e këtij tuneli, faza e dytë do jetë javës që vjen. Faza e dytë është futja e trafikut nga astiri në sheshin shqiponja“, tha inxhinieri.

Afati për përfundimin e veprës është muaji shkurt i vitit të ardhshëm.

17 komente në “Hapet tuneli te ish-Shqiponja: Ja si duket korsia nën tokë, javët e ardhshme hapet një tjetër nënkalim”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    “Rama ik ” !
    Hahahaja.

  2. Ladi says:

    Per Zotin qe per cdo dite e ma shume po i afrohena Europes..
    Para Rilindja, forca Edi Rama

  3. hasan says:

    duhet pare kontrata me nje kalim eshte apo??? Normalisht daljet jane me 2 kalime

  4. Shqiperia moderne pa adresa says:

    Kur do vije ajo dite qe cdo gje ne Shqiperi quhet “Ish ishi” dhe adresat jane “Te Ish Ishi, majtas, afer Ishit, kthehu djathtas, fishkelle dhe thirr Gimin”.

  5. Titi says:

    Tani duhet nje njeri qe te manaxhoje levizjen e automjeteve qe per mendimin time me i pershtatshem do te jete Like Skraparlliu.

  6. raul says:

    Ec perpara o Gjigand i sigurte drejt mandatit te trete dhe duke u pergaditur dhe per te 4 tertin. Nafije fallxhorja per skrap me 25 prill

  7. komunisti says:

    asgjë para ndërtimeve të kinës komuniste!!

  8. komunisti.... says:

    asgjë para ndërtimeve të kinës komuniste!!

  9. Social says:

    Uahahajaja, si Sala qe peruronte tunelet e rrugen w kombit, e hapte shpejt para zgjedhjeve dhe e mbyllte pas. Shpejt o burra vaksinën, shpejt ne aeroport. Lot o lot, mandati i 4 me luge floriri.

  10. largpamsi says:

    ed rama donte ta bënte këtë vepër kur ishte kryetar bashkie por nuk e la kryeministri i atëhershëm sala….kjo tregon largpamësine e z.k.m.
    një bravo të madhe qeverrisë aktuale për këtë vepër dhe suksese të tjera…..

  11. largpamsi says:

    ed rama donte ta bënte këtë vepër kur ishte kryetar bashkie por nuk e la kryeministri i atëhershëm sala….kjo tregon largpamësine e z.k.m.
    një bravo të madhe qeverrisë aktuale për këtë vepër dhe suksese të tjera…..
    nuk është asnjë inagurim por u hap për të ndihmuar qarkullimin…

  12. Taku says:

    Fantastike! Ju lumshin krahet! Presim tunelin e kthimit me shume deshire dhe vleresime pafund.

  13. Taulant says:

    Veper shume e lodhur pa dalje ne rast rreziku.
    Veper e Salillarit vari trapin.

  14. Jamarberi qe vodhi token e KF Partizani says:

    Ajo hapesire mund te ishte bere nje kompleks modern pallatesh utopik, por rama qefliu do me bo xhiro me makina. Turp per rruget qe hapni sa anej-knej, rroft Vjehrri im kriminel!!!

  15. Cen Ripjellja says:

    Lene mos e pyt!
    Ene do i fitojm zgjedhjet me kët brim miu

  16. Fuck it says:

    Rama ik se duam te vime ne ti shkarerojme prape cdo gje Nga zéro ashtu sic shkateruan ne emer te antikomunizmit cdo gje te mire te bere me djersen e popullit, me mundimin et mijera njerezve, kafsheria skishte mbarim. Dhe tani o te mjere me shtepite qe ju la komunizmi Jeni, me shkollat et tij, hidrocentralet et tij, megjithese shkateruat si kafshe cdo gje qe ju Doli perpara prape Kane ngelur aq shume . Lavdi PPSH dhe bijve QE sakrifikuan edhe jeten per ndertimin en vendit . ⭐⭐⭐⭐?????

  17. Coli says:

    Do t’i hyjme dhe Evropes nga poshte,me tunel.Cfare te beje Rama e gezon poullin me vepra te partise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje