Vaksinë ruse dhe kineze në Shqipëri? Ahmetaj: Po negociojmë me të gjithë globin

16 Mars 2021, 23:17Sociale TEMA

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në Radarin Informativ në ABC, ku ka folur rreth situatës me pandeminë në vendin tonë.

Ahmetaj është ndalur tek vaksinat ku është pyetur lidhur me vaksinën kineze dhe atë ruse. Ministri është shprehur se Shqipëria po mundohet që të sigurojë çdo vaksinë efikase.

Ahmetaj: Ne kemi arritur të kemi kontratë më Pfizer. 

Ku kanë ardhur 38 mijë AstraZeneca. Po vazhdojnë mësuesit. 

Unë jam më i madh në moshë dhe ne kemi marrë vaksinë shqiptare. 

Ne jemi duke negociuar me të gjithë globin për vaksina.

Ne do mundohemi ti marrim të gjitha llojet e vaksinave efektive. Të shpëtojmë jetë njerëzish” tha ai.

1 komente në “Vaksinë ruse dhe kineze në Shqipëri? Ahmetaj: Po negociojmë me të gjithë globin”

  1. ERTV says:

    Fillo negocio tani, dhe me Hugo Boss, Tomy Hilfiger, Gucci, Versace, Armani Lagerfild, etj etj…
    Ehhhh ku je katandis o Ed Rama, të kanë rëne poturet në fund të këmbëve përderisa del ky hajduti me çizme për çdo gjë…
    Oer programin ekonomiko- financiar ky, për vaksinat ky…
    Veç nqs ju ke dhënë urdhër ti (siç e ke stil) dilni e flisni…
    Po si nuk e kupton xhanëm me gjithë këshilltarët e leshit që ke se ky është politikisht dhe moralisht “kartë e djegur” aq i konsumuar sa dhe sikur të thotë diçka reale të besueshme, njerëzit do t’a shohin me mosbesim…
    Unë nuk jam “komisioni Ruli” por bëni t’a haj dreqi ndonjë anketim se cilët keni personat më te besueshëm dhe që njerëzit duan ti dëgjojnë edhe kur thonë bullshits

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje