“Vuçiç po përpiqet të krijojë Serbinë e Madhe të Milosheviçit”! Eksperti për Ballkanin: Jam shumë i shqetësuar për rolin e Serbisë dhe Rusisë

16 Mars 2021, 08:38Bota TEMA

Profesori në Universitetin ‘Johns Hopkins’ dhe ekspert për Ballkanin, Daniel Sewer, vlerëson se presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përpiqet të ndërtojë një Serbi të Madhe, të cilën e donin Milosheviç dhe Dobrica Çosiç.

“Është një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, ka thënë ai.

Këto komente eksperti amerikan për Ballkanin i ka bërë në një intervistë për Zërin e Amerikës edicioni në gjuhën serbe, ku ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Nikshiq të Malit të Zi, pas të cilave pushteti lokal do të jetë në duart e forcave politike pro-serbe, transmeton Telegrafi.

Serwer problemin e sheh te dështimi për të zhvilluar një opozitë të fortë pro-evropiane që mbështet pavarësinë e Malit të Zi.

“Sidoqoftë, unë nuk do të bëja shumë panik për këtë. Unë jam shumë i shqetësuar për rolin e Serbisë dhe Rusisë, dhe veçanërisht ambicien e presidentit Vuçiç për të marrë kontrollin mbi serbët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Vuçiç po përpiqet të ndërtojë de facto një Serbi të Madhe, të cilën e donin Milosheviç dhe Dobrica Çosiç. Është një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, thekson Serwer.

Më tej Serwer konstaton se ende është i dukshëm ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje