Kryetari i PAA-së Agron Duka ka kritikuar kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit e renditi Nard Ndokën në vendin e 8 në listën e Shkodrës.
Ai tha se Ndoka është i vetmi që nuk mori atë që meritonte, ndërkohë që foli edhe për shkrutimin e listave që KQZ i bëri koalicionit PD-AN.
Sipas tij, kandidatët e PAA-së ishin të vendosur në fund të listave, por tashmë mme vendimin e KQZ-së, do të largohen nga gara në zgjedhjet e 25 prillit.
“Vendi i dytë është një vend dinjitoz, përfaqësoj një parti që është aleate me PD dhe e meritoj një vend të tillë. Kandidatët tanë u vendosën poshtë në lista dhe KQZ sot i hoqi.
Në gjithë Shqipërinë tani kanë mbetur vetëm tre kandidatë të Partisë Agrare Ambientaliste. Basha iu dha të gjithëve atë që meritonin përveç Nard Ndokës që duhet të ishte në listë i sigurt”, tha Duka në RTV Ora.
Zbulimi i rralle i Nard Ndokes pas pervojes si Minister Shendetesie :
” Ajri eshte i fresket ne mengjes sepse ka fjetur tere nate jashte. ”
nard ndoka
Per kete zbulim duhet te ishte i pari ne liste.