Gaz Demi e ka me gjykimin: Kridens Meta, një ordiner dhe palaço. Ishin dy penallti të pastra

17 Mars 2021, 17:25Sport TEMA

Ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Partizanit është mbyllur me polemika të shumta, pasi të kuqtë që u eliminuan nga penalltitë, kanë pretendime për gjykimin e Kridens Metës.

Ka qenë vetë presidenti Gazment Demi ai i cili pas ndeshjes ka akuzuar gjyqtarin se ka dëmtuar Partizanin në këtë sfidë duke vendosur fatin e saj.

“Një ordiner, një Kridens Meta, skam çfarë them tjetër, ai është një palaço djalë, ishin dy penallti të pastra. S’kam çfarë them, ndeshjen e patë vetë, jeni specialistë më të mirë se mua”, ishin fjalët e Demit për “Panorama Sport “ pas sfidës së sotme, duke akuzuar kështu gjyqtarin për gjykim të njëanshëm.

Pretendimet e të kuqve janë për dy ndërhyje të Ignjatoviç ndaj Çinarit në zonë, të cilat Meta nuk i sinjalizoi duke lënë që loja të vazhdonte, edhe pse kishte protesta nga ekipi kryeqytetas.

2 komente në “Gaz Demi e ka me gjykimin: Kridens Meta, një ordiner dhe palaço. Ishin dy penallti të pastra”

  1. dante says:

    Eshte faji i federates qe mban gjyqetar plera se ky person njihet mire qe eshte nje hajdut i cili blihet lete. Ndyresyre…

  2. Aldo says:

    Kridens Meta eshte i mirnjohur si bixhosxh dhe njeri i dallavereve Ishin tre penallti te pa dhena ne kete ndeshje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje