Kupa Shqipërisë: Laçi fiton "ruletën" e penalltive ndaj Partizanit, kualifikohet në gjysmëfinale

17 Mars 2021, 15:50Sport TEMA

Laci kalon ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise. Kurbinasit eliminuan Partizanin pas gjuajtjes së penalltive, pasi 120 minutat e ndeshjes u mbyllën me rezultatin 0-0.

Një ndeshje shumë e luftuar, me Partizanin më kërkues dhe më të rrezikshëm, pasi ka pasur raste me Çinarin, Malën dhe brazilianin Lucas Cardoso.

Kurbinasit janë kundërpërgjigjur me Shehun dhe Harmon, por pa mundur të shënojnë. Skuadra e Ilir Dajës kishte pretendime për një penallti në pjesën e parë dhe një në të dytën, kurse bardhezinjtë në shtesa.

Kridens Meta nuk akordoi penallti në 120 minuta dhe ndeshja u mbyll 0-0. Trajnerët më pas vendosën kush do të gjuajnë nga pika e bardhë. I pari që gjuajti ishte Çinari, i cili shënoi. Shehu u kundërpërgjigj, duke realizuar. Mala gjithashtu gjen rrugën e rrjetës, kurse Hoxha ndali Emiljano Mustën.

Jurgen Bardhin e ndali më pas Alen Sherri, duke e bërë gjithçka emocionuese. Ardit Deliu i Laçit shëoi dhe riktheu barazimin, për t’i lënë radhën Tedi Carës. Shkodrani ndali kavajasin e Partizanit dhe për Laçin pastaj goditi kapiteni Ignjatovic, i cili i shënoi.

Murataj për Përtizanin barazoi, kurse i fundit e kishte radhën Mazrekaj. Ish-lojtari i demave ndëshkoi ish-skuadrën dhe i dha kualifikimin kurbinasve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje