KQZ ka hedhur shortin për renditjen në fletën e votimit të partive që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Sipas shortit të hedhur, Partia Socialiste renditet e 12-ta në fletën e votimit, ndërsa koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike do të ketë numrin 9 në listë.
Kandidatët e pavarur do të jenë në fund të listës në zonat zgjedhore ku kandidojnë.
LSI renditet e 6-ta, ndërsa PSD e Tom Doshit renditet e para.
Po kështu, Bindja Demokratike renditet e 4-ta, Lëvizja për Ndryshim renditet e 11-ta dhe Nisma Thurje renditet e 7-ta në fletën e votimit.
O wow, PD, LSI will make a great “69”
Ambasadorja Amerikane u shpreh qarte me emer e mbiemer qe Tom Doshi te mos jete ne listen per deputet, por KQZ e pranon Tomen dhe me “short” e ve te parin ne liste!
Mirepo amerikanet kane dicka qe kurre nuk e pranojne karshillekun, por dhe nuk harrojne ta ndeshkojne. E kane treguar gjithmone me ato qe i kane sherbyer e me pas i kane shitur pa u thene arsyen kurre.
Nr 12 në listë për PS do të thotë për votuesit ps-ja është domosdoshmëri 12 vjet në pushtet për të mirën e shqipërisë e shqiptarve.
Interesant eshte fakti qe numeri 9 eshte numer tersi ne mitologjine e popujve ndersa numeri 12 numer fati. Te shohim si do funksionoje kesaj radhe.