VIDEO/ Rama i puth dorën 111-vjeçares së vaksinuar në Shkodër: Mendjen e paska top

18 Mars 2021, 15:27Politika TEMA

Pasi 111-vjeçarja Zenepe Pirani ka shprehur dëshirën për të takuar kryeministrin, Edi Rama e ka vizituar atë në qytetin e Shkodrës.

Zenepe Pitani është qytetarja më e vjetër e cila mori dozën e vaksinës anti-COVID, Pfizer.

“E kemi bërë të dy vaksinën. Po e heq maskën. E fortë është ee?! Unë nuk të njihsha, por kur pashë që doje me më takuar, erdha. 111 vjeç hyn për 112.

Domethënë ti je si me lind unë prapë sot dhe me u bë edhe njëherë kaq. Ne të rinjtë nuk dorëzohemi ne këtu. Mendja top ee. Mos se u lodhur t’u fol. Të jesh mirë. Edhe unë u kënaqa”, tha Rama

E moshuara është me origjinë nga Podgorica dhe jeton prej 97 vitesh në qytetin Shkodër.

Takimi mes kryeministrit dhe Zenepe Piranit është bërë pa praninë e mediave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje