“Kush s’e do AstraZenecan, të ma jap mua”! Zaloshnja: Probabiliteti që të vdesësh pas vaksinës, më i vogël se sa të bjerë rrufeja rrugës

18 Mars 2021, 08:30Sociale TEMA

Analisti Eduard Zaloshnja foli në një lidhje për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për vaksinën e AstraZeneca dhe dyshimet se shkakton mpiksje gjaku.

Mes të tjerash, Zaloshnja theksoi se probabiliteti që të vdesësh nga vaksina e AstraZeneca, është më i vogël se të vdesësh nga rrufeja në kokë.“Çdo vaksinë ka efekte anësore. Unë nuk dal nga shtëpia pa bërë vaksinën, kush nuk do ta bëjë, le të ma jap mua. Në mbi 52 mijë njerëz që e kanë marrë vaksinën, 72% nuk kanë pasur efekte fare.

82% e atyre që kanë marrë këtë vaksinë nuk janë sëmurë me Covid, por kanë pasur simptoma të lehta gripi. Ndërsa është 95% e sigurt që ata që bëjnë këtë vaksinë, nuk kanë për të vdekur.

Nga të dhënat zyrtare nga sistemi më i mirë shëndetësor në botë në Britani, kanë vdekur nga vaksina AstraZeneca 1 për 1 milionë.

Probabiliteti i vdekjes nga kjo vaksinë është i ngjashëm me probabilitetin e vdekjes nga rrufeja, duke ecur në rrugë.

Njeriu vdes nga rrufeja, se i bie në kokë, por ata që kanë vdekur, nuk kanë vdekur nga vaksina. Ne mund të kemi gjithsej dy raste të vdekjes pas vaksinës.

Probabiliteti që dikush të vdesë pas vaksinës është më i vogël, se sa të bjerë rrufeja duke ecur rrugës. Nëse do të mbrohesh nga rrufeja, qëndro në shtëpi”, tha analisti Zaloshnja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje