Ajola Xoxa sqaron zërat për një lidhje të vjetër me Kastro Zizon: Nuk e kam patur kurrë të dashur

17 Mars 2021, 12:13Sociale TEMA
Ajola Xoxa sqaron zërat për një lidhje të vjetër me

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka dhënë përgjigje për të gjitha thashethemet që kanë dalë lart e poshtë për një lidhje të hershme mes saj dhe këngëtarit Kastro Zizo.

‘Videoklipi shumë i bukur. Po për Kastro Zizon do bësh videoklip? Meqë thon që e ke pas të dashur në gjimnaz” i shkruan një ndjekëse në koment.

Ajola nuk e ka lënë pa përgjigje këtë koment. Ajo ka treguar se Kastro Zizon e ka pasur në klasë paralele dhe se nuk e ka pasur kurrë të dashur, teksa shkruan se e vetmja gjë që i lidhte ishte olimpiadat e fizikës dhe muzika.

Ndër të tjera, ajo theksoi se nuk kanë pasur kurrë pëlqim për njëri-tjetrin.

“Kastro Zizon, ose Klevis Begen, jo vetem qe nuk e kam patur KURRE te dashur, por as qe nuk kam dale ndonjehere me te, e as qe nuk e kemi pelqyer ndonjehere njeri-tjetrin, madje as miq nuk kemi qene ne gjimnaz; ishim tek Petro Nini Luarasi, por ne klasa paralele, pra te ndryshme.

Te vetmet gjera qe na bashkonin ishin olimpiadat e fizikes dhe muzika (kur isha ne gjimnaz kendoja edhe une, nderkohe Kastro me mikun e tij te ngushte Renin paten formuar grupin « 2Farm », qe u be shume i famshem ne ate kohe, dhe me paten kerkuar te kendoj nje kenge me ta.

Kenga u regjistrua ne studio, por une nuk dola kurre ne skene me ta, sepse me pas u largova per studime jashte Shqiperise). Keshtu qe edhe pse kemi 20 vite qe njihemi, thjesht e pershendesim njeri tjetrin me respekt, kaq,” ka shpeguar ajo.

Pyetja iu bë Ajolës pasi kjo e fundit promovoi këngën e re të Alban Skënderajt, pasi ishte regjizorja e klipit.

3 komente në “Ajola Xoxa sqaron zërat për një lidhje të vjetër me Kastro Zizon: Nuk e kam patur kurrë të dashur”

  1. Ajola eshte nji yll dhe vjen nga nji familje e shquar e me nji Kulture
    qe ndoshta rral e ndeshim ne ate shoqeri .
    Megjithate kjo s’do kishte shume rendesi per temen .
    Pergjigja e saj sqaron shume .

  2. asd says:

    Edhe sikur ta kete pasur te dashur… cfare ? Ndoshta nuk ishte e nevojshme asnje pergjigje.

    1. Peshtyni trima, peshtyni mbi cdo gje. Mos lini njeri rehat ne jeten personale. Hyni, hyni edhe ne vrime te halese, sigurohuni se per cfare hyjne. Keshtu na duan partite mema, te jemi vigjilent gjithmon. Iku koha e pleqve dhe plakave, qe edhe nje buzeqeshje mund ta kethenin ne nate krevati. Tani e kemi mare ne dore ne kafexhinjte, qe gedhihemi dhe ngrysemi ne kafene duke pergojuar te gjalle e te vdekur. Fundja fundja budallenje nuk jemi. Te punojme per 300 apo 400 euro ne muaj? Ba, po te shesim ndonje gram miell i fitojme ato pa e lene kafenen. Po do dale ndonje i cmendur e do thoj; shiko ore, ai mielli mund ta coj per lesh robin. Kush po pyet, rendesi ka kafen mos te humbasim por edhe eurot ti gjejme duke bere gallat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje