“S’ka kohë për pushim”! Rama: 250 mijë nxënës përfitojnë librat e shkollës falas

18 Mars 2021, 09:14Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 38 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama përmes një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e nxënësve të cilët përfitojnë tekste shkollore falas.

Më pas ai ka faktuar se 250 mijë nxënës përfitojnë librat e shkollës falas, prodhime prestigjoze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri në fund të postimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje