Anglia pa Alexander-Arnold ndaj Shqipërisë, shumë rikthime te “Tre Luanët”!

19 Mars 2021, 11:19Sport TEMA

Trent Alexander–Arnold është mungesa më e madhe për Anglinë në nisjen e eleminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Gareth Southgate ka bërë publike listën për ndeshjet e fundmarsit ndaj San Marinos, Shqiperisë dhe Polonisë, ku përveç mbrojtësit të Liverpool është edhe mesfushori sulmues Jack Grealish i cili nuk ka mundur të rikuperojë në kohë dëmtimin e pësuar me skuadrën e tij Aston Vila.

Trajneri i tre luanëve ka bërë shumë ndryshime nga grumbullimi i fundit duke rikthyer mbrojtësin e Manchester United Luke Shaë që për herë të fundit ka qënë i grumbulluar në 2018.

Forma e mirë gjatë këtij edicioni ka detyruar timonierin e Anglisë ta grumbullojë në skuadër teksa bashkë me të rikthehet edhe Jesse Lindgard, huazimi i të cilit tek West Ham e ka rikthyer në formën optimale.

John Stones i Manchester City është një tjetër rikthim në kombëtaren me mbrojtësin që mungonte që nga nëntori i 2019-ës.

Më poshtë do të gjeni edhe listën e plotë të Anglisë për ndeshjet eliminatore të muajit mars përfshirë edhe sfidën ndaj Shqipërisë.

1 komente në “Anglia pa Alexander-Arnold ndaj Shqipërisë, shumë rikthime te “Tre Luanët”!”

  1. Kalec Dega says:

    uaaaaaaa, po te ishte Ky Arnoldi do bahej nomi lol….!..arnoldi!?…Ronaldo apo Mesi, thua…
    =
    si me Arnold pa Arnold…a ka dyshim se kush do humb?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje