ANALIZA/ Biden vs Putin: Raundi i parë i marrëdhënieve të tensionuara SHBA-Rusi

20 Mars 2021, 13:02Bota TEMA

Nga Janusz Bugajski, The Hill

Presidenti Biden ka nisur raundin e parë në një garë përshkallëzuese midis një Amerike të ringjallur dhe një Rusie revizioniste duke pohuar publikisht se Presidenti rus Vladimir Putin është një vrasës.

Biden mund të kishte shkuar edhe më tej duke e cilësuar Putin një terrorist për përfshirjen  e tij në bombardimin e disa apartamenteve në Rusi në 1999 dhe një kriminel lufte për vrasjen e mijëra civilëve gjatë sulmit të Moskës në Çeçeni po atë vit.

Pavarësisht akuzave të tilla, fjalët duhet të ndiqen nga vepra ose Putin nuk do ta marrë seriozisht administratën e re të SHBA-së. Ndërhyrjet e Moskës në zgjedhjet e SHBA-së dhe sulmet kibernetike periodike duhet të shihen në një kontekst më të gjerë.

Kremlini është i angazhuar në një fushatë shumëplanëshe për të dobësuar institucionet perëndimore dhe rolin e Amerikës.

Ai kërcënon vazhdimisht fqinjët e tij, përshkallëzon praninë  ushtarake përgjatë kufijve të NATO-s dhe ndërhyn në politikën e brendshme të pothuajse të gjitha shteteve europiane.

Kjo javë është përvjetori i shtatë i pushtimit të Krimesë nga Rusia dhe luftës  në Ukrainën lindore për të neutralizuar aspiratat demokratike të vendit. Putin kërkon të fitojë besnikërinë ose të “ rrëmbejë’ territorin e të gjitha ish republikave Sovjetike në rindërtimin e një sundimi të ri Ruso-centrik.

Biden duhet të ketë  përparësi një numër objektivash që do ta pengojnë atë të përfshihet në sulme të mëtejshme. Një arritje e madhe  do të ishte përfundimi i projektit të tubacionit të gazit natyror Nord Stream 2 (NS2) në Gjermani duke vendosur sanksione ndaj NS2 AD.

Nëse përfundon, NS2 do të rrisë varësinë e Europës nga furnizimet ruse, do të intensifikojë presionin mbi Ukrainën duke ulur kapacitetin e saj tranzit,  të ardhurat dhe përçarjen e aleancës së NATO-s.

Biden ka një mundësi për të hartuar një politikë më këmbëngulëse të SHBA-së që shkon përtej sanksioneve selektive ndaj oligarkëve dhe sigurisë së Putin, të cilat kanë pak ndikim  në sjelljen e tyre.

Uashingtoni duhet të punojë më ngushtë me aleatët më të ekspozuar të NATO-s në përmirësimin e të gjitha aspekteve të mbrojtjes së tyre kombëtare, duke përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe tre shtetet baltike. Gjithashtu duhet të bindë shtetet më të vetëkënaqura, të tilla si Gjermania dhe Franca, raporton abcnews.al

Forcat e NATO-s, që aktualisht ndodhen në pjesën lindore të Europës,  kanë një rëndësi të madhe për Putin-in pasi tregon se aleanca është e gatshme dhe e aftë të mbrojë anëtarët e saj dhe të gjenerojë siguri në të gjithë Europën.

Stërvitja e trupave ushtarake të këtij viti, midis marsit dhe qershorit, do të përfshijnë 28,000 forca nga 27 shtete, përfshirë mbi 2,000 trupa amerikane që  do të shtrihen në 12 vende.

Stërvitja e trupave të NATO-s i mundësojnë Biden të theksojë edhe njëherë angazhimet e Uashingtonit dhe të dërgojë një sinjal të fortë për vendet që aspirojnë për anëtarësim në NATO, veçanërisht Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Edhe pse  nuk përfitojnë nga garancitë e sigurisë së NATO-s, ata nuk do të lihen në mëshirën e një fqinji grabitqar që kërkon të përçajë territorin e tyre.

Vendimi i administratës së Biden në fillim të Marsit për të siguruar 125 milion dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën është thelbësor por i pamjaftueshëm. Paketa përfshin anije patrullimi, radarë dhe pajisje taktike. Një shtesë prej 150 milion dollarë ndihmë ushtarake duhet të akordohet për sigurinë e vendit në 2021.

Sidoqoftë, ekziston një ndjenje emergjente dhe frikë në Kiev, që forcat ruse mund të fillojnë një sulm të ri në territorin ukrainas për të fituar kontroll mbi disa objektiva strategjikë, përfshirë burimet ujore që furnizonin Krimenë.

Putin mund të përpiqet qëllimisht të testojë vendosmërinë e Biden përmes një inkursioni më të thellë ushtarak.

Zyrtarët ukrainas po bëjnë thirrje për më shumë kontakte të nivelit të lartë me komandantët amerikanë, stërvitje të përbashkëta ushtarake me një batalion apo brigadë amerikane të dërguar në Ukrainë për disa muaj, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe anti-raketore.

Paralizimi i ofensivave energjetike të Rusisë, ndëshkimi i sulmeve të saj kibernetike, zbulimi i operacioneve të saj të ndikimit, rritja e korrupsionit të saj financiar në kryeqytetet perëndimore dhe bashkëpunimi i aleatëve dhe partnerëve për të mbrojtur më mirë veten e tyre do të nxirrte në pah vendosmërinë e Biden për të nisur luftën e tij globale me Putin.

3 komente në “ANALIZA/ Biden vs Putin: Raundi i parë i marrëdhënieve të tensionuara SHBA-Rusi”

  1. Niku says:

    Bugajski, me vjen per te vjelle kur te lexoj dhe nuk ja vlen te them me teper… Vetem Merua mund te marre disa klikime nga lexuesit e tij ultra injorante…!

  2. amerikani51 says:

    Pse harxhon kohen kot ore Niku ?Nqse nuk te pelqen Bugajski,MERO APO LEXUESIT ,lexo ato qe te pelqejne dhe te kenaqin dhe keshtu do te jesh i qete per vehte dhe nuk do shqetesosh te tjeret.

  3. ⚙️Ingranazhi says:

    Bideja nuk mban dote me pordhet, dhe i iken muti ne per shal , keta presin te bej te fortin, dhe ti tregoj dhembet Putinit !!!
    Dje ra tre here nga shkallet , sot duke teshtitur nxori krahun ??
    Ku ishte bideja dhe bosi i tij hysein osama,kur Putini aneksoj krimen ?! A nuk ishin ata ne pushtet !? dhe pse ju derguan ushtrise ukrainase batanie per “ndihm” ne vend te suportit me arm dhe ushtri që qe e mevojshme!!! Dhe kur i pyeten thane;
    “ qe nuk derguam ndihm ushtarake se nuk donim ti hidhnim zjarrit benzin”
    Edhe gaz-sjellsi NS2 u aprovua per ndertim ne 2012,ku ishte bideja dhe byrek obama atehere !!?? pse nuk kemgulen dhe ti afronin gjermanis “opsion” tjeter , per mos tu varur nga rusia dhe te benin putinin te pasur !!!!
    Se nuk kishin asgje per ti afruar , pasftesia e obames dhe çerit te tij bide dhjeramanit la boshllekun e akteve te atehershme.
    Keshtu eshte kur politikanet qe konsiderojne pasurit natyrore te vendit si thesari me i çmuar , globalistet kokbosh i konsiderojne popullist dhe detyrimisht racist.
    Ata qe kerkojne te kthehen ne epoken e gurit,te ngrohen me zjarr naten ,dhe te shullohen ne diell ne mengjes jane ca te fandarepsur , kurse te tjeret jane ca shume te zgjuar qe kane mbushur xhepat nga idiotet me larte , dhe etiketohen si “ambientalist” si Al Gore , Bill Gates etj .
    Me pak llafe,bideja do ti rruaj topet Putinit,si ja ka bere me pare , me ndryshimin qe kete radhe do i bej dhe gojore, dhe po e gjetet kush do t’ja bej !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje