Ilir Meta dhe Sali Berisha prej disa vitesh kanë vendosur që të mbyllin gojën për akuzat e llahtarshme që kanë bërë në drejtim të njëri-tjetrit, duke u afruar bashkë në një front kundër të gjithëve.
Edhe pse e kaluara e tyre është dominuar me disa përballje të forta, veçanarisht që pas miratimit të reformës në drejtësi, dy politikanët kanë vendosur që të bëhen bashkë dhe të mos flasin për “të dhënat” që dinë për njëri-tjetrin.
Përplasja e fortë e fundit mes tyre është zhvilluar në vitin 2015, kur Ilir Meta ishte kryetar Parlamenti dhe në qeveri me kryeministrin Edi Rama.
Pas katër vitesh në koalicion me PD-në, kulmi i thyerjes mes tyre ndodhi në mars 2015 ku Berisha e akuzonte Metën se kishte porositur vrasjen e dy deputetëve, ndërsa Meta, nën trysninë e akuzave tronditëse, shantazhoi Berishën duke dhëna detaje mbi një video komprometuese të Shkëlzenit, djalit të ish-kryeministrit.
Në një seancë parlamentare të dominuar nga kaosi, Berisha i kërkoi Metës të japte dorëheqjen duke e quajtur “kokë e qelbur” dhe të “lidhur me krimin”.
Pas shpërthimit në akuza të ish-kryeministrit, i cili kishte bllokuar foltoren, Ilir Meta kaloi në mbrojtje dhe fillimisht kërkoi “që doktorit t’i jepeshin ilaçet”.
Ndërsa debati ndizej dhe akuzat zgjeroheshin, ish-kryeparlamentari i asaj kohe futi në lojë edhe djalin e Sali Berishës, Shkëlzenin, për të cilin tha se e kishte dhënë njëherë dorëheqjen në vitin 2011.
Meta foli për një video të papublikuar, ku Shkëlzen Berisha ishte në filmimet e Dritan Priftit, një ‘bombë’ që tronditi ish-kryeministrin.
Meta i kujtoi në sallë Berishës, bisedën që ata kishin bërë për Shkëlzen Berishën, ku ish-kryeministri i ishte ankuar duke thënë për të birin “shiko se çfarë më ka bërë ky budallai”.
“E kam dhënë dorëheqjen njëherë për Zenin, nuk është faji im që të kërcënon Dritan Prifti me video për Zenin . Ti e di mirë Doktor që Shkëlzeni ka qenë tek videoja e Priftit, ti e di shumë mirë. Ti vetë më the, shiko se çfarë më ka bërë ky budallai. Vetë më ke thënë. Vazhdo merr akoma mend nga Shkëlzeni, çfarë të bëj unë ty.”, deklaronte Meta në mars 2015.
Por ndërsa Meta vijoi të japë detaje për skandalin e Shkëlzen Berishës, ish-kryeministri “u mek” në foltore dhe ndali sulmin ndaj kryeparlamentarit.
Kaq mjaftoi që Berisha të qetësohej dhe ta mbyllnin këtë temë, duke lënë të pasqaruar videon për të cilën bëhet fjalë.
Sot natyrisht ata janë sërish bashkë, kundër qeverisë dhe shpesh herë edhe ndërkombëtarëve, duke mos folur më për akuzat që kanë artikuluar publikisht ndaj njëri-tjetrit.
Ish-kryeministri që dikur kërkonte dorëheqjen e Metës, sot është kthyer në “pikën e dobët” të presidentit. Dhe siç duket ka një pikë të dobët mes tyre, Shkëlzeni dhe video e famshme e tij, përveç frikës nga reforma në drejtësi, kuptohet.
Kur shteti uzurpohet nga mafja,këto janë pasojat.
Këta nuk shqiten deri sa të zhduket shqipëria.
Mafie-politika ose politikan-mafiozat.
Shtojini dhe Edin dhe plotësohet treshja e pokerit (LUL-i holandezi është çeri).
Tani veç kush ngre betin në poker me ngel dy lojtar me qit loje të tretin.
Duke qenë se të gjithë përfliten për shumë pare (përveç si akuzojnë njëri-tjetrin)
Sa mendoni vallë do shkoj dora !?
Që të mos e përballoj dot i treti dhe të thotë Pas (Dmth, hapi krahun)…
Asgjë e re nga AL.
Mafie dhe mafiozē të veshur me pushtet!
Dhe shqiptaret si gjithmon i ulin bythen ketu re mafjozeve politikan dhe me e cuditeshme i pelqen,,popull injorant pa zbritur nga malet dale nga shpellat
Jane te gjthe bandit , hajdut, kriminel ; PD +PS+ LSI . Medi gerdeci ; Topallja qe kerkon.vota ; jane te gjthe nje mute qe qelben vendin ;hajdutet politikan te pasure ; kerkojne vote shqiptareve te varfer. shkerdhta.
E shikova me vemendje vidjon,me pikantja ishte kur sali vuku i tha Ilir koklopes:”mos hyjme me thelle” bobobo cfare krimesh e misteresh fshehin keto monstra!
Prova plot
Asnje ne burg
Votoni kurvat e pd dhe lsi
O popull,ndiqeni pa koment kete vidio,midis dy kryekriminelve te ketij ketij vendi,midis dy politikaneve me ordinier ne kete vend,midis dy njerezve me te papergjegjshem ,qe kane drejtuar kete vend ne funksionet me te larta shtetrore,o drejtesi e vjeter dhe e re,a merni vesh se per c’fare krimesh keta te dy akuzojne njeri tjetrin,a e dini se c’krimesh kane konsumuar keta te dy,po c;fare denoncimi pritet ketu,cfare duhet te bejne me teper keta,qe te hetohen e gjykohen,apo doni ti lini te lire dhe te pa ngacmuar deri sa te konsumojne krimet e planifikuara per 25 prillin
Krimet e Metes dhe Berishes nuk kane te mbaruar….
Berisha ulerinte nje kohe te gjate ne parlament dhe e pagezoi me emrin ILIR FLORIRI…… (duke e akuzuar per vjedhjen e floririt ne tynelet e krrabes)……
Cuditerisht dhe kjo ulerim u nderpre….. Pse…???
I ndane bashke ato qe vodhi Likja apo si….???