Beteja e fundit për historinë e Skënderbeut: Frymëzim për Europën dhe përpjekja tani për ta "zvogëluar"

21 Mars 2021, 12:53Dossier TEMA

Gjergj Kastriot Skënderbeu konceptohet nga shqiptarët si babai i kombit dhe atdheut të tyre.

Historia e jetës së tij, përballja fituese 25 vjeçare me superfuqinë ushtarake e ekonomike të kohës – Perandorinë Osmane – personaliteti, bëmat dhe ngjarjet, vlerësimet dhe miti i krijuar, ndikuan që, qysh nga kjo kohë,  shqiptarët të formonin atë që quhet “vetëdije kombëtare”.

Aq vigane ishte lufta e tij për liri, saqë shtetet Europiane dhe jo vetëm, për shekuj me radhë do të gjenin te figura e këtij shqiptari, jo vetëm frymëzimin për tu bërë ballë armiqve, por edhe shembullin e një lideri të drejtë, të dashur nga populli dhe të pakorruptueshëm.

Porse me kalimin e kohës, në faqet e vlerësimit të figurës së Skënderbeut do të kishte edhe pjesë të errëta.

Historianë të veçuar, ndonjëherë të vlerësuar ndërkombëtarisht, për arsye të ndryshme, do mundoheshin ta zvogëlonin.

Më i pari dhe më i njohuri ndër ta do të ishte Eduard Gibon, një historian britanik i shekullit të 18. Në veprën e tij “Historia e tkurrjes dhe rënies së perandorisë Romake”, mes pak lëvdatave, ai do të vlerësonte si të paarsyeshme luftën e Skënderbeut kundër një superfuqie botërore.

“Shkatërrimi i menjëhershëm i vendit të tij mund të kontribuojë për lavdinë e heroit, por, sikur ai t’i kishte peshuar pasojat e dorëzimit dhe të qëndresës, një atdhetar ndoshta nuk do ta kishte pranuar garën e pabarabartë e cila do të varej nga jeta dhe gjenialiteti i një njeriu të vetëm”

Edhe studiues e historianë të tjerë, në kohë të ndryshme, do të tentonin të shtrembëronin, sipas orientimit që kishin, sidomos ato pjesë të historisë së Skënderbeut që ende nuk ishin qartësuar apo studiuar deri në shterim.

Në shënjestër ishte sidomos zvogëlimi i idesë se Skënderbeu arriti të ndërtonte një shtet të Arbrit, se territoret që ai zotëronte ishin të papërfillshme e të tjera.

Ndërsa si një provë të plotë të pretendimit të tyre, ata vlerësonin traktatin e Gaetës, të marsit 1451, sipas të cilit Skënderbeu do të bëhej vasal i Mbretit të Napolit.

Aq të keqpërdorura dhe të përsëritura në kohë kanë qenë këto opinione, saqë historianët shqiptarë e kanë pasur sfidë që të argumentonin të kundërtën.

Studiuesi i parë shqiptar që ka mbrojtur me argumente shkencore të vërtetën e shtetit të Skënderbeut do të ishte, në vitin 1981, profesor Aleks Luarasi.

Me anë të një punimi të mirëfilltë shkencor ai do të rivendoste në vendin e duhur vlerat e Gjergj Kastriot Skënderbeut sa i përket formimit dhe drejtimit të shtetit të shqiptarëve.

Por si është e vërteta?

Çfarë thotë historiografia moderne për epokën e Gjergj Kastriot Skënderbeut?

Përse luftonte, dhe a mundi ai të ndërtonte dhe vinte në funksion një shtet shqiptarësh?

Historianët kanë mendim unanim në këtë pikë. Sipas tyre shtetin e Skënderbeut e themeluan vendimet e Besëlidhjes së Lezhës dhe organizimi i këtij shteti nuk kishte ndonjë ndryshim të dukshëm nga organizmi i shteteve të tjera të kohës së Mesjetës. Për më tepër ai nuk ishte shteti i parë shqiptar. Përpara shtetit të Skënderbeut kishte ekzistuar, nisur nga viti 1190 edhe Principata e Arbrit, që drejtohej nga princi Dhimitër dhe që njihej edhe nga Papa i Romës, dhe më vonë, edhe shteti i Balshajve, të cilët qysh nga viti 1362 kishin sunduar Principatën e Shkodrës si dhe ai i Topiajve, që, filluar nga viti 1368, kishin sunduar Durrësin.

Pas betejave të para të fituara ndaj osmanëve, sidomos pas impaktit që këto fitore patën në Europë, Skënderbeu e kuptoi fort mirë pozicionin jo vetëm gjeografik, por edhe historik të shtetit të tij. Roli i tij në bllokimin e invazionit osman e kishte faktorizuar së tepërmi duke i hapur dyert e gjithë shteteve të Europës.

Veç ushtrisë dhe informacionit, Skënderbeut ju desh të investohej edhe në diplomaci. Lidhjet me Papën e Romës, mbretërinë e Napolit, Venedikun etj. realizoheshin nga disa klerikë shqiptarë, të cilët sa duket Skënderbeu i besonte deri në fund. Por edhe vetë Skënderbeu do të udhëtonte disa herë drejt Italisë me qëllim që paktet e marrëveshjet të ishin më të shpejta dhe më efektive.

Një nga faktet historike me të cilën historianët dashakeqës apo sipërfaqësorë kanë abuzuar për të ulur rolin e Skënderbeut dhe shtetit të tij, është traktati i vasalitetit që ai nënshkroi me Mbretin Alfons të Napolit, më 26 mars 1451. Përkundër këtyre pretendimeve, studiuesja Ilirjana Nano, argumenton se ky traktat mbeti vetëm në letër, pasi, Alfonsi i Napolit, nuk plotësoi kushtet e marrëveshjes. Ai jo vetëm që nuk mundi ti jepte ndonjë ndihmë të qenësishme ushtarake Skënderbeut, por ishte tepër larg çlirimit dhe sigurimit përfundimtar të shtetit të Arbrit nga osmanët.

Është vërtetuar se shteti i Skënderbeut financohej me të holla nga Papa i Romës, Venediku dhe Mbretëria e Napolit apo edhe ndonjë shtet tjetër. Por hulumtimet shkencore vërtetojnë se territoret e këtij shteti, bujqësia, blegtoria dhe industria, realizonin jo pak të ardhura. Lugina e Matit, që vendosej në qendër të zotërimit të Kastriotit, vlerësohej e begatë.

Me kalimin e viteve Gjergj Kastriot Skënderbeu kthehet në Zotin e Luftës në kufijtë lindorë të Europës. Me forca minimale ai kishte mundur, ose u kishte bërë ballë ushtrive më të shumta në numër, më të organizuara dhe të pajisura me armët më të mira të kohës.

Përballja e suksesshme e ushtrisë së tij me ushtrinë e superfuqisë botërore të kohës, rrëfente se meritat, që të gjitha ato, i shkonin një strategu të jashtëzakonshëm ushtarak.

Sipas profesor Irakli Koçollarit, rrjeti i gjerë dhe i besuar i spiunazhit e ka shpëtuar të paktën dy herë Gjergj Kastriotin nga atentate të mirë organizuara, ndërkohë që strategjia e zgjuar, e përdorur në mposhtjen e 50 mijë trupave osmane të drejtuara nga nipi i tij, Hamza Kastrioti, nuk gjen një tjetër të ngjashme në të gjithë historinë botërore të Mesjetës…

I fundmi në radhë, që do të përsëriste botërisht tezat e vjetra të britanikut Eduard Gibon, do të ishte historiani zviceran Oliver Shmidt, profesor i historisë në Universitetin e Vjenës.

Në një libër biografik për Skënderbeun botuar vitet e fundit, Oliver Shmidt, do e konceptonte jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar si “një luftë e vazhdueshme për mbijetesë e mbushur me disfata…”. Sipas tij, “pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitur do t’u ishin nënshtruar herët osmanëve. Mirëpo ishte pikërisht vullneti i Kastriotit për fitore ai që i tërhoqi malësorët drejt rrënimit”. Po sipas Shmidt, për këtë shkak “jeta dhe kryengritja e Skënderbeut u bë dhe tragjedia e trevës së tij të prejardhjes, e cila si asnjë rajon tjetër i Ballkanit, u shkretua e u shpopullua nga osmanët” e te tjera të ngjashme.

Por sipas profesor Pëllumb Xhufit, edhe pse libri i Shmidt sjell të dhëna të reja dhe të vlefshme dokumentare, ajo pjesë që i përket qëndrimit të autorit, apo analizës së autorit për materialin e sjellë, përmban gabime thelbësore, për ndonjë nga të cilët Oliver Shmidt është detyruar të kërkojë ndjesë.

Gjergj Kastriot Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, ishte një luftëtar, strateg dhe burrë shteti i Mesjetës.

Aq e fuqishme dhe e lavdishme ishte lufta e tij, saqë edhe sot, pas më tepër se 5 shekujsh e gjysmë, shqiptarët dhe Shqipëria identifikohen nga europianët përmes kujtimit të tij.

Sigurisht që të sjellësh një gjykim të saktë për jetën dhe veprën e Skënderbeut, duhet bërë me patjetër një udhëtim në mendësinë e viteve kur ai jetonte, duhet bërë një balancë mes krenarisë që të jep liria në trojet e tua dhe mes njerëzve të tu, dhe, nga ana tjetër, jeta që siguron pas gjunjëzimit ndaj të huajit, që shfaqet më i fortë.

Pas kësaj balance, përgjigjja do të ishte e thjeshtë: Nëse bota ku jetojmë do të ishte ndërtuar dhe funksionuar sipas rregullave të gjunjëzimit të menjëhershëm ndaj më të fortit, ajo nuk do të ishte bota që kemi sot./abcnews.al

19 komente në “Beteja e fundit për historinë e Skënderbeut: Frymëzim për Europën dhe përpjekja tani për ta “zvogëluar””

  1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Beqiraaaaaaaaaa, kolotripida e te pareve tuaj e di se c’hoqi nga i gjati kristian orthodhox….Giorgo Kastrioti!

    1. Taulant says:

      O debil Skenderbeu u konvertua ne Katolik.
      Ishin Greket ata qe sollen Turqit ne Ballkan o derr per te luftuar Shqiptaret e Sllavet.
      Me mbas ata ishin te kenaqur qe te jetonin per 400 vjet nen Turqi.
      Mbas 1821 Franca,Rusia e Anglia krijuan shtetin grek (me popullsi Sllave e Shqiptare) kunder pernadoris Otomane.

      1. Kastriot Veliu says:

        Kujt ja thua ? Pleres se Janulles ? Paguhet te shkruaj idjotesira , lere bajgen , eshte mjeran edhe pse mundohet sja ve veshin askush , mire qe u hapen kufijt se kush e di ku do kulloste bare .

        1. Falko says:

          Lezha aso kohe ska pas lidhje me shqiptaret sepse ka qene pjese e Venedikut. Lidhja e Lezhes ka qene nje kuvendi i kryqezatave. Te cilet e moren Skenderbeun dhe e perdoren mish per top kunder osmaneve. Duke e futur ne loje dhe duke i premtuar poste dhe pushtet. Eduard Gibon i cilesuar si babai i historianeve e quan Skenderbeun hajdut dhe palçkites i cili shakterroj dhe dogji vendin e tij.Sa per Aleks Luarasin ky eshte nje historian i cili thjesht ka qene pjestare i propogandes se historise sllavo-komuniste.Qe nuk e ka njohur njeri ne Shqiperi e jo me ta njihte ne botë

      2. ben says:

        Taulant-greket nuk kane ekzistuar ne mesjete. Greket antike jane nje popull i zhdukur, ashtu si maqedonasit antike. Neo-greket dhe historia e tyre eshte nje mith qe u shpiken nga fuqite e medha me synimin qe te shkeputnin keto territore stategjike nga Perandoria Osmane qe po jepte shpirt. Fakt eshte se te gjithe heronjte e Revolucionit grek te 1921 ishin shqiptare. Po keshtu eshte e vertete se ne parlamenti, e pare grek flitej shqip. K.Minitri i pare i Greqise ishte po keshtu shqiptarNjeri nga faktet me kuptimplote per mosekzistencen e grekeve eshte Beteja e Kosoves e vitit 1389, ku moren pjese te gjithe popujt Ballkanas me perjashtim te grekeve.

        1. Matrapiku says:

          O koqe vet Bizanti ishte Grek, gjuha zyrtare ishte Greqishtja, urdhrat jepeshin nga Perandor dhe gjeneral Grek, Feja ishte teresisht ajo Orthodokse, po ajo Fe qe u perhap nga Helenet dhe akoma edhe sot ne shkallen 95% perfaqesohet nga Greket.
          .
          Eshte sikur te thuash qe ne perandorin Romake nuk luftoj as mje Italian por ishin te gjithe Got Visigot …
          .
          Eshte si tecthuash ne perandorin Otomane nuk luftoj as nje Turk, por Shqiptar … nuk ishte as nje sulltan Turk, por vetem Shqiptar.
          Cfare renesie ka orgjina e Sulltanit, kur ata i sherbenin kauzes Otomane.
          .
          Rendesi eshte vetem nje Fakt, qe Skenderbeu u lind Orthodhoks, u martua si Orthodhoks me Androniqi Komnionu, dhe vdiq si Orthodhoks, Katoliket Venecian i perdori veyem per mbeshtetje ushtarake dhe aleanca.
          .
          Skenderbeu nuk ishte thjesht Orthodhoks … por fanatik Orthodhoks.
          1- Pas kthimit ne Kruj therri te gjitha Shqiptaret qe ishin konvertuar ne Islam (lexo “historin e Skenderbeut” Kristo Frasheri).
          2- Reposh Kastrioti )vellai i Skenderbeut) ishte Murg Orthodhoks ne Agio Oros ne Greqi. Aty ndodhet akoma edhe sot varri i Reposh Kastriotit ne Manastirin Hilandrit ne Greqi.
          3- Babai i Skenderbeut Joan Kastrioti i dhuroj paduri te madhe monetare dhe toka monastirit Orthodhoks Grek. (Lexo ne internet “Akt dhurimi i Joan Kastriotit” ne monastirin Hilandrit). Jane 2 Akt Dhurimi te firmosura nga Joan Kastrioti dhe femijet e tije.
          4- Si eshte e mundur o kopila Arnaut qe sot te gjithe Arbereshet e Italis (bashke me sternipat e Skenderbeut) jane 100% Orthodhoksa, imagjinoni brenda ne Itali per 500 vjet resht ngelen Orthodhoksa dhe nuk u konvertuan.
          5- Si do te ishte e mundur Skenerbeu te konvertohej ne Katolik ??? Kaq “bythqim” mund te ishte ai Hero i permasave Botrore.

          1. Matraleshi says:

            Matraleshi. Arbereshet jane katolike varen nga papa e Romes ka mbi 100 vjet . Greket skane lidhje me orthodoxine se greket ishin monoteiste . Erdhen te krishteret qe zhduken e terrorizuan helenet se nuk pranonin fene e krishtere se besonine ne Zotrat e tyre . Nese ti pranon qe je bizant atehere prano qe je nje mish mash arab pers egjiptian armen e cifut . Helenet jane shuar 150 para se te linde Krishti e ne histori nuk ka me dokumentacion per helenet apo greket qe thua ti . Po ne gjuhen fetare fjala greke kupton orthodoxine si fjala italiane ose latin kupton katolicizmin . Italianet sjane popull i vjeter njihet nje dege qe quhet italike qe ka ardhur thone nga lindja e mesme tamam tani i bie ku eshte azerbaxhiani .italia u krijua ne 1861 deri atehere ishte perbere nga principata e popuj te ndryshem . Shko ne Napoli e pyet ca jeni 100% do te thone qe sjemi italiane por napoletane . Origjinalet ne gadishullin apenin ishin etrusket si fillim . E sa per perandorine e Romes si cdo perandori perbeheshte nga dhjetra o qindra popuj ashtu si perandoria osmane me vone . Pse se permendni qe populli qe perqafoi me shume uslamizmin ishte ai grek . Pse se pranoni qe osmanet i sollen perandoret bizantine dhe i jepnin vajzat per gra sulltaneve. Si eshte historia e Adrianapolit kush ja dhuroi osmaneve e pse ja dhuroi . E qe mos ta zgjas meqe po permend Kristo Frasherin ke Skenderbeu . Ai e ka shkruar qe kundra Skenderbeut te vetmit jeniciere te krishtere qe luftuan ishin pontihelenet . Si ka mundesi keto helene luftonin kundra nje orthodoxi te lavdishem atehere ?

            1. Matrapiku says:

              O Leshi …. un flas vetem me fakte.
              .
              Arbereshet e Italis jane 100% Orthodhoks madje pasket i bejne ne kalendarin Orthodhoks ne gjuhen Greke ne kishat e tyre. Sepse kjo ishte per shekuj gjuha kishtare nga Arberia deri edhe sot ne Itali
              .
              Per tu bidur per ato qe them, shiko ne internet … Gazeta Tema “Në Horën e Arbëreshëve, te tradita shekullore e Pashkëve”.
              .
              As ne Greqi nuk behen Pashket kaq Greke sa i bejne Arbereshet, lexojeni artikullin dhe do mahniteni.
              .
              Lexoni te kuptoni qe Arbereshet as kane e as nuk kishin ne traditen e tyre Katolicizmin, kjo i nderon i bene te vecant, te beses dhe Shqiptar (Arber) te PASTER TE KULLUAR 100%..

          2. Realist says:

            @@Matrapiku,qe duket se qenke nje “Greke” 300-te Eurosh..
            Perandoria Bizantine nuk ishte Greke,ata ishin Romeit,,,duke filluar nga Cezaret dhe perandore ..te Romes….Perandoria Bizantine Jetoj per afro 800-te vite,dhe fillonte qe nga Kölni i sotem i GJermanise(Kölner dom Filluar nga ata per ndertim qe eshte edhe sote)…dhe deri ne Izrael,dhe Afriken Veriore..edhe Shqiperia ishin Pjese e Territoreve te Perandorise Bizantine, sikur se edhe Greqia..te gjithe Vareshin nga Roma….
            Kostandinupoli(Stambolli) ishte nje Qytet Bizantin me Popullsi te perzjere dhe jo Greke….lol

    2. Këlyshët komunistë të Saliut says:

      Gjergj Kastrioti (nuk e quaj dot Skenderbeu sepse e ofendoj me emër Turk), eshte Atleti i Krishtit dhe heroi Kombëtar i atyre shqipëtarëve qe kane ne gjak Shqiperine dhe shohin tek Turqia burimin e të gjitha te keqiave qe ka sot Shqiperia, duke filluar me fenë islame.
      Kujtimi i Kastriotit frymezoi Rilindjen dhe berjen e Shqipërisë shtet me vete.
      Ai kujtim dhe ajo figure madheshtore duhet te na frymezojë sot qe te flakim tej çdo gje qe nuk eshte shqipëtare.
      Duhet lexuar Historia e Milosaos (Kënga e Sprapsme e Balës) e Gavril Darës, per te kuptuar kush kemi qenë dhe kush duhet te jemi.
      Ne kishim emrat Perendimore Gjergj, Gjon, Pjetër, Gjin, Mojsi, Lekë, Zahari, Nik, Pal, Grigor, Karl, Vrana, Muzakë, Kolë, Donika, kurse sot, na mbysin Arabet, Afganët, dhe Iranianët.
      Na del nje poç nga Berati dhe na propagandon si shqipetar te madh Vexhi Buharane, i cili na kishte lindur ne Iran, por punoi per Shqiperinë ne Berat.
      Si mund te jesh i lumtur me 450 vjet erresirë.
      Historia e pushtimit Turk duhet filluar me fjalët “Më 1478, dhjetë vjet mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit, ne Arbëri ra erresira Osmane, e cila do zgjaste kater shekuj e gjysëm, me efekte tmerresisht negative ne kulturën tone si komb.”

      1. Cubi mirditor says:

        O vllai katolik po mire e pranoj qe kjo qeka e vertete . Po ti pse si hyn me thelle se kush ishin besniket me te medhenj te Sulltanit apo kush ishin jenicieret me gjaksore e me te paguar te perandorise osmane . Lexoji pa tifozllek e do ndrosh mendje . Do shikosh qe katoliket me ne krye mirditoret jane besniket e vrasesit me te medhenj ne cdo vend e ne cdo lufte ku kane shkuar osmanet … gjej nje dokument qe mirditoret kane luftuar kundra perandorise osmane e une te sjell nje milion qe verteteojn te kunderten . Ju qe betoheni per shqiperi me ato prifterinjte qe perdite dalin pedofile pse nuk hapet nje shkolle shqipe 500 vjet. Si ka mundesi qe vetem protestanet e stambollit e hapen te paret ne korce ne 1887. Germo ti germo .

  2. Tz says:

    Cdo gje qe Gibon ka thene eshte e sakte, vetem po e lexove historine simbase deshires tone…nuk eshte e sakte

    1. Debilët e Bashës says:

      Ik mër pallë.
      25 vjetet e Gjergj Kastriotit jane periudha me e ndritur e historisë shqipetare, ndersa ti bastard turkoshak ke paturpesine te hedhesh poshte historine tone.

  3. Sara says:

    Ik ore sperme orthodokse Libani.
    Ke ngaterruar vend e gjuhe…se kohe po e po

  4. Shqipetari-Berlin says:

    Gjermani me Korrik 2020-sh….Rastesishte kame Njohur nje Familje Hungareze,ishim Ulur nen nje Hije dhe po pinim ndonje Freskues…
    Familja Hungareze NJe Zonje Plake dhe i Biri..Flisnin me Respekt per Skenderbeun dhe Qendresen Herpoike Shqipetare si dhe Aleancen me Huniadin…pamvarsishte se NUk Luftuan se Bashku ,ata nuk ishin Kundershtare me thane Hungarezet ,por Luftonin Kunder Turqeve Osmanllinje..
    Kur i Pyes se nga i dinin se Skenderbeu Lutonte kunder Turqeve…Me thone:E kemi Mesuar ne Shkolle ne HIstori…
    @@Eshte Turpe kur shikojme se nje Bythece si Oliwer Schmidt…na Nxerre “Teorira” dhe Ide te reja qe nuk Perkojne me Relitetin…si p.sh..Schmid shkruan se Skenderbeu e filloj Luften sepse Sulltani nuk i dha Pronat e te Jatit ect…Nje Shpifje e ulet..kur dime se Sulltani i Ofroj Skenderbeut Pasuri dhe Grada,por te Nenshtrohej dhe hiqete Dore nga Rezistenca…
    @@NJe Kolege Turke ne Gjermani me thote:Skenderbeu eshte Tradhetare se Tradhetoj Turqine,sepse pa te me thote sote Europa do te ishte Krejte Turke….dhe kur e pyes ne se ky ishte Mendimi i tije??Jo me thote ne Histrorine Turke Flitet per “Tradhetine” e Skemderbeut…
    Ky Fakte Tregon se Vlerat e Skenderbeut jane te pacmueshme….
    Ne Shqipetaret duket se kemi Harruar se Historine tone duhet ta Shkruajme ne ,dhe jo te Presim nga Oliwe Schmid apo ndo nje Anglez…i Rrjedhur nga Trute…lol

  5. Baliu says:

    Nje gje eshte plotesisht e kjarte, se shkollar te pushteteve te caktuara ne kohe te caktuara her e kan ngritur vepren e Gjergj Kastriotit, e her e kan zvogeluar. Keto gjera jan dirigjuar nga interesat vetjake. Kur jan ndodhur para ndonje rreziku, e kan ngritur, kur kan synuar ti nenshtrojne te tjeret, e kan zvogeluar. Keshtu eshte e gjith historia. Pavarsisht nga kjo, Gjergj Kastrioti do te mbetet gjithmone heroi kombetar i shqiptarve, apo profeti i fese se shqiptarve – Shqiptarise.

  6. lato says:

    Nuk ka asnje dokument qe te shenoje se Osmanet kane luftuar kunder grekeve,qe nga 1380 deri ne 1821-30.
    Ne 1461 osmanet masakruan popullsine Arberore te Morese.Venediku qe i kishte nen zoterim u ankua tek Skenderbeu qe te prishte paqen me Mehmetin dhe tu binte turqve.Nuk permenden greke fare ne kete dokument.Ku jane greket deri ne 1821?
    Greket jane ne TRUTE E SEMURA te mbreterve Evropiane,te Careve ruse,te prifterinjve te Patriarkanes,qe ndryshuan gjuhen dhe zakonet e nje populli shqiptar per ta bere grek.E bene si kasapet delenxhinj,qe varin mish dhie dhe e mbulojne me lekure dashi.

  7. George says:

    Shkrim shume i sakte!

  8. katarakti says:

    Nuk kuptoj asgjë. Këtu flitet dhe shkruhet për Skëndërbeun e lavdishëm dhe disa merren me grekun! Skënderbeu luftoi kundër turqve dhe jo kundër grekëve o të marrë! Disa të rrjedhurve, ose të shiturve, ose mbetje të spermës turke në Arbëri, duket se u vika keq që Skënderbeu paska luftuar kundër turqve! Skënderbeu është heroi ynë kombëtar, krenaria e popullit shqiptar. Turqit na kanë vrarë dhe na kanë prerë, na kanë lënë 500 vjet pas botës! Nuk mund t’i kemi kurrë miq. Veç për ata që vejnë fenë mbi kombin. 100 vjetët e fundit janë greku dhe serbi që na kanë rënë në qafë dhe vazhdojnë akoma.
    Prandaj me nënë, me motër, me vajzë dhe çfarë u përmban pragu i shtëpisë atyre që na mbrojnë apo duan turkun, grekun apo serbin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje