Edhe pse fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht, tensioni është i lartë. Për incidentet e dhunshme në Elbasan, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule fajëson qeverinë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama, në mungesë të argumenteve dhe alternativave, përpiqet ta përqëndrojë opinionin publik në shfaqje të tilla të dhunshme.
Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Dule iu është përgjigjur akuzave të kreut të qeverisë se ka braktisur minoritetin, duke siguruar një vend të sigurt në Tiranë.
“Është e qartë dhe jam shprehur në mënyrë të përsëritur, kryeministri dhe qeveria, në mungesë të argumenteve dhe korruptimit të drejtuesve të saj, përpiqet me çdo kusht për të shmangur debatin e mirëfilltë politik, ballafaqimin e alternativave dhe përqëndrimin e opinionit publik në shfaqje të tilla të papranueshme.
Duhet maturi, vendosmëri, për t’i qëndruar larg një fryme të një ballafaqimi të tillë. Në politikë, duhet ballafaqim idesh, jo përmes dhunës. Unë kam dhjetë herë më shumë arsye për të kandiduar në Tiranë sesa ka Edi Rama për të kandiduar në Vlorë.”
Për Dulen, synimi i koalicionit ku ai bën pjesë, është largimi i kësaj qeverie. “Ne nuk kandidojmë si forcë më vete, por si koalicion. Qëllimi: të jemi grupimi fitues i zgjedhjeve të 25 prillit. Me këtë fitore, PBDNJ do të ketë pjesën e vetë. Ajo që mund të flitet, pretendimi është 1 deri në 2 mandate, por e rëndësishme është që performanca jonë të jetë optimale.
Objektivi strategjik: largimi i kësaj qeverie, e cila ka nëpërkëmbur demokracinë, rrënuar ekonominë, poshtëruar qytetarin. Është një fushatë e një natyre krejt të ndryshme nga ajo që ne kemi ballafaquar në fushatat e shkuara elektorale. Takimet janë personale, ose takime shumë të vogla. 26 prilli mund të jetë i ndryshëm pozitivisht për çdo komunitet dhe qytetar.”
Avdullaaaa ,,, Rama te kandidon ne Dropull e te fiton,ty te kane varur torben edhe greket j e jo me ne Tirane qe del me buze te kuqe.
Ka dhjetë herë më shumë arsyje për të kandiduar në Tiranë. Cilat janë? Përse nuk kërkon votat e elektoratit që përfaqëson? Për ç’’arsye në Tiranë?
Po kush te voton ty o dul.
Po ty te intereson veni i sigurt ne parlament,
Per Popullin nuk te intereson as gja.
Prandaj dhe Populli nuk do te votoje,
Tironsit nuk jane te trashe me votua ty.
Tironsit nuk votojne per ata qe prishin, vjedhin e shkaterrojne.
Tironsi inteligjent voton per ata qe ndertojne ,
Pra per PARTIN SOCIALISTE.
Daulle ngele duke te shkerdhyer sa nga te majtet
sa nga te djethtet
pakse pa qene kokrra e legenit
Edi rama Daulle do te vazhdoj per nje kohe te gjate te palloj ty dhe Shpetimin e cameris
degjenerove prejardhjen Egjyptiane nga vjene
E VERTETA ESHTE QE TI NUK MERR ME VOTA NE DRROPULL, KETE TI E DI SHUME MIRE DHE KE DALE TE MARRESH VOTA GJOJA, NGA KISHA ORTODOKSE E JANULLATUSIT NE TIRANE.
????????????????
Ejjjjjjj, milet, po ju flet Dulejmani!