Berisha në 29 vjetorin e fitores së 22 marsit, i vetëm si Enver Hoxha në 40 vjetorin e PPSH: Ku janë Hajdari, Arbnori, Pashko, Zhulali e deri Topalli e Patozi?!

21 Mars 2021, 16:07Politika TEMA

Nesër mbushen plot 29 vite nga fitorja e parë e Partisë Demokratike në një palë zgjedhje parlamentare në Shqipëri.

Zgjedhjet e parakohëshme të 22 marsit të vitit 1992, të dytat në vend si zgjedhje pluraliste, i dhanë Sali Berishës dhe PD të vetmen fitore të arritur në 30 vite, si një forcë e vetme politike.

U cilësua si një ditë e shenjtë për Shqipërinë, madje kishte nisur të festohej paçka se “përziehej” me ditën e Sulltan Nevruzit apo dita e “Hashures”, sikurse cilësohet në Shqipëri kjo festë.

Megjithatë mbetet fitore historike dhe demokratët e kujtojnë çdo vit, si një “perlë” në gjerdanin politik të PD. Fitore e cila duket e largët duke parë dhe gjendjen aktuale në të cilën gjendet PD, pasi e vetme nuk e ka kapur asnjëherë vendin e parë që nga 22 marsi 1992.

Por të “fotografojmë” 22 marsin e vitit 1992 vëmë re se është “retushuar” goxha, pasi nuk janë figurat kryesore që kanë sjellë dhe fitoren e parë të kësaj partie në atë kohë.

Në panelin fitues përpos Sali Berishës, si kryetar i PD dhe që më pas u zgjodh president i Shqipërisë, kishin zënë vend dhe Azem Hajdari, Aleksandër Meksi, Eduart Selami, Gramoz Pashko, Arben Imami, Pjetër Arbnori, Safet Zhulali, Ali Spahia, Bashkim Gazidede, Arben Demeti dhe shumë e shumë figura të tjera që sollën përmbysjen më 22 mars.

Por ditë pas dite dhe vit pas viti të gjitha këto figura të mëdha të PD “firuan” nga kjo parti!

Azem Hajdari, pasi u përjashtua disa herë nga forumet drejtuese të PD dhe grupi parlamentar, nuk jeton më: U vra para selisë së PD, një vit pasi demokratët u larguan nga pushteti.

Aleksandër Meksi pasi qëndroi 5 vite kryeministër i vendit, pa ndonjë afrimitet me Sali Berishën, madje në konflikt të ashpër me të, është në jetën e tij private dhe larg PD.

Gramoz Pashko u përjashtua nga PD, menjëherë pas fitores më 22 mars dhe bashkë me Imamin, Cekën e ikur më parë, Kekon, Zogajn e Demetin themeluan PAD.

Pashko nuk jeton më, humbi jetën në mënyrë misterioze, ndërsa themeluesit e atëhershëm të PAD, nga Ceka e deri tek Demeti, ose janë në pension, ose larg PD aktualisht!

Eduart Selami i vendosur kryetar i PD pas zgjedhjes së Berishës si president, nuk pranoi të qëndronte në krye të partisë për të mbajtur “ngrohtë” karrigën e kryetarit për kreun e shtetit, dhe kjo i kushtoi shkarkimin me ceremoni nga posti disa vjet më vonë. Më pas mori azil në SHBA.

U rikthye dhe njëherë dhe garoi për postin e kryetarit të PD përballë Bashës, por i vodhën votat dhe i zhgënjyer po merret me hallet e tij, larg Partisë Demokratike.

Pjetër Arbnori i cili “shndriste” me rezultatin e marrë në Shkodër dhe që më pas qëndroi për 5 vite në krye të Parlamentit shqiptar, në fund u mënjanua nga politika dhe tashmë nuk jeton më.

U nda nga jeta në mënyrë misterioze, në një nga spitalet italiane në jug të Apenineve, pikërisht aty ku kishin hyrë gjallë dhe kishin dalë të vdekur dhe ish deputeti dhe kreu i grupit të PD Ali Spahija dhe ish deputeti i PD e ish ambasadar, Ferit Hoti.

Po ashtu dhe Safet Zhulali, i cili ishte në panelin e fitores së PD më 22 mars 1992, qëndroi për 5 vite ministër i Mbrojtjes dhe më pas u zhvendos nga ish kreu i SHIK-ut Bashkim Gazidede, që mori komandën e ushtrisë dhe organeve të sigurisë, gjatë marsit 1997, për të sulmuar Jugun.

Pasi qëndroi në arrati ca kohë, Zhulali rikthehet në Shqipëri, mori një dënim nga gjykata shqiptare duke mos bërë asnjë ditë burg, por humbi jetën dhe ai në rrethana misterioze, pikërisht në të njejtin spital ku u kuruan dhe Arbnori, Spahia, Hoti dhe më pas Gazidede, për të mos u kthyer i gjallë asnjëri prej tyre.

Ndërkohë që dhe figurat që festonin në çdo 22 mars, përvjetorin e fitores së parë të PD, por që në momentet më të vështira e më pas në fitoren e të djathtëve kishin mbajtur peshën kryesore në parti, duke filluar nga Jozefina Topalli e vijuar me Genc Rulin, Ritvan Boden, e deri te Astrit Patozi, Majlinda Bregu e figura të tjera, janë sot larg PD. Në parti të tjera apo në jetën civile.

I vetmi që ka mbetur është Sali Berisha, i cili ka qënë dhe autori dhe aktori i largimit të gjithë këtij kontrigjenti serioz figurash politike vit pas viti nga lidershipi i PD, duke sjellë rrudhjen e kësaj partie dhe katandisjen e saj në atë derenxhe, sa në krye të jetë Lulzim Basha.

Lidershipi i PD është “retushuar” nga Berisha njëlloj si lidershipi i PPSH (PKSH) në kohën e Enver Hoxhës, që festonte 40 vjetorin e themelimit me vetëm një figurë themeluese: Enverin.

Ishin larguar figurat kryesore nga Qemal Stafa, Sejfulla Maleshova, Tuk Jakova e Gjin Marku e deri tek Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Koçi Xoxe, Beqir Balluku e figura të tjera të PPSH që udhëhoqën vendin ndër vite për të përfunduar burgjeve dhe para togave të pushkatimit. Duke mbetur partia tek Pali Miska e Lenka Çuko!

Fundja Sali Berisha nxënës i Enver Hoxhës ka qënë, por eleminimi i figurave kryesore të PD sipas stilit të mësuesit dhe “atit” të tij shpirtëror, nga ana e Berishës ka qënë një imitim “mot a mot”.

Jo para togës së pushkatimit dhe në internime, por me një fund të përbashkët: Pjesa më e madhe të vdekur në mënyrë misterioze, pjesa tjetër të përjashtuar dhe zbuar nga PD apo qeverisja e saj kur ka qënë në pushtet!

Fati i PPSH dhe komunistëve shqiptarë dihet, tashmë nuk arrijnë as të kalojnë pragun elektoral për të hyrë në Kuvend në të gjitha zgjedhjet deri më tani.

Fati i PD po shihet vit pas viti dhe dita ditës: Eshtë në opozitë që këtu e 8 vite, ka rënë nën minimumin historik nën drejtimin zyrtar të Lulzim Bashës dhe real të Sali Berishës.

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që bëhen pas një muaji, nuk i mjaftojnë as votat e majta dhe pragmatiste të LSI-së së Ilir Metës për të ardhur në qeverisje.

Stili i Enverit për përjashtimet vërtet të lë në krye të PD, por të rrënon tek e ardhmja dhe perspektiva për t’u vënë në qeverisjen e vendit, siç po bën me opozitën aktuale!(M.N-TemA)

20 komente në “Berisha në 29 vjetorin e fitores së 22 marsit, i vetëm si Enver Hoxha në 40 vjetorin e PPSH: Ku janë Hajdari, Arbnori, Pashko, Zhulali e deri Topalli e Patozi?!”

  1. Qwert says:

    Dhe ky si Enveri eshte. Per karrike, te vret.

  2. Dyshoj,öpor per c´fare ?? says:

    Vertet po “Cuditem” se si u Shtruan apo shkuan per Kurim ne nje Spital Italjan 4-ter Shqipetare dhe te kater kthehen ne Arkivol??Si nuk u “Kurua” Asnje?????????????

  3. KUSH E BERI ENVERIN PROFET ? says:

    M.N.Tema
    Cfare do te kete bere Enveri eshte i falur..
    .
    I vetmi ndryshim qe ka Enveri me Boratin e Viqidolit
    .
    eshte se ndersa Gjirokastriti ndertoi edhe kishte kundershtare Ameriken te cilen e sfidoi
    .
    Kurse ky Tropojani shkaterroi edhe pse ishte gjasme me Ameriken.
    .
    Hyj te rradhet e para per ndryshimin e sistemit ne 1989-1991
    por nuk e perfyteroja
    qe miqte tane EURO-AMERIKANE
    me salisatanain
    do ta kthenin Enverin ne Legjende jashte deshires time…

  4. Korabi says:

    Imagjinoni sikur Sali Berisha te ishte ne vend te Enver Hoxhes, pra ne nje shtet ku diktatura ishte me kushtetute,do bente qe Enveri te na dukej demokrat, megjithese dhe keshtu ne nje fare mase ja ka arrit.

  5. Durrsaku says:

    I keni llogarit gabim.Apo ne pd i ben llogarit Luli

  6. Eni says:

    29 vjet o gazekar me shkolle!!!!

  7. ce says:

    Keni harruar Sokol Olldashin , Bashkim Koplikun,

  8. Kritiku says:

    Ore gazetar shpellar di te numerosh? Jane 29 vjet dhe jo 19.
    Mos na hapni barkun me te tilla lajme!

  9. Trimi says:

    Gomar ai qe e ka shkruar, gomar ai qe e poston pa korigjuar, 29 vjet o budall jo 19.

  10. KUSH E BERI ENVERIN PROFET 2 ? says:

    Nje ndryshim tjeter me Boratin e Viqidolit eshte se ndersa Enveri ndertoi Hidrocentralin e Fierzes qe kaloi nje miljard dollaret….ky ndyresira e Tropojes ja shiti ( K.E.SH) Cekeve ne 2008-2009 qe demi ekonomik i kaloi po nje miljard dollaret

    .Nuk dua te levderoj Enverin por ky nuk eshte as sa nje qime ..ythe i tij
    Pse ?
    .
    Ne gusht 1949 ushtria shqipare per here te pare ne histori perballoi nje agersion nga greku te ndihmuar nga Usa-G.B dhe fitoi kurse ne prilli 1994 komando terroriste greke lidhen dhe perdhosen nje garnizon te tere..
    .
    turp kush kraheson Enverin me Monstren e Lugut zi tropojes !!

  11. spata says:

    Mallkuar ne jete te jetve ata qe prune ne pushtet kete bishe qe shkateroje endren demokratike te shqiptarve. Se si erdhi ne pushtet kjo Tenje e di shume mire populli . Agjenturat e jashtme ,qe me vite kishin depertuar ne istancat me te latra te ish shtetit komuniste te Hoxhes, u bene bashke dhe rrezuan vullnetin e popullit duke sjell kete fare antikombetare ne pushtet . Nano dhe disa burra qe i kishin mbetur ketij vendi degjuan keshillen e Ramizit. Lerua pushtetin Pd e kafshes Sali.Ai shume shpejte dote diskreditohet .Vullneti i popullit u devijua fale dhe propagandes perendimore, qe e quajti ardhjen ne pushtet te socjalistve ,kthim te komunizmit .Nano as beri me te voglin qendres duke u joshur se ne pushtet dote vish perseri.E la Ps te shkermoqej dhe elektorati u degdis si mos me keq .U debuan te gjithe socjalistet nga vendet e punes dhe ato u mbushen me llumin e i shklasave te permbysura dhe malokerija qe sla qytet ne Shqiperi pa e shtene ne dore .
    Me kujtohen ato vite 1993-1997 se si u katandis Ps .Nje force politike qe i bente karshillek revanshit fashist te Pd ne te gjitha fushat .Skishte burra socjaliste dhe sakush tjeter nga partite e majta, nuk guxonin te hapnin gojen .Ne mes te popullit askush nuk fliste neper ambjetet publike mbi sjelljen e Pd. Te lutem, me drejtoheshin miq te mi majtas e djathtas,ule zerin se do te na marresh ne qaf.Po shave Saliun e Pd sgjen vend ku te futesh .Pd ka shtire nedore SHiSHin dhe se merr vesh nga te vjene keqja .Ti me thoshte nje mik i Pd ruaju nga ajo porni qe ke afer se cdo gje e raporton tek sigurimsat e Saliut . Cdo me bejne mua .Ate qe deshen ,largimin nga puna e moren.Une nuk figuroje me as i gjalle e i vdekur ne kete vend.Keq me vjen per ju qe jeni dhe me te rinje.Do jetoni nen urdherat e nje kamikazi qe se do prespektiven e vendit .Do beheni sevila dhe sdo beni as jeten qe bete ne kohen e Hoxhes .Do hani, pini dhe do ndertonijeten sipas urdhrave te tyre .Fale qendreses se 97 ku filloje goditja e Tenjes .Por tradhetija nuk ndali e suallen perseri ne pushtet me teorit pacifiste .Per hire te atdheut bashkohu me Tenjen .
    Fal emigracjonit, shume shqiptare e gjeten shpetrimin nga kjo kolere qe erdhi ne pushtet .Lane mbrapa krahve gjithe mundin dhe djersen dhe ju perkushtuan mbijeteses .Edhe pse ne vendet qe emigruan ,per nje jete te qete ,ju desh te perballen ,nga te dy anet, me presjonete shteteve, qe me ligjet e tyre e bene edhe me te veshtire jeten ne emigracjon .Shqiptaret vriteshin, burgoseshin ,perdhunoheshin, percmoheshin dhe askush nuk vite dore. Ambasadat shqiptare gezonin lluksin qe u krijonte funksjoni dhe smerreshin bashke me shtetin per kete popullsi te emigruar. Po Aleatet cbenin ne keto situata per kete shemelltyre cnjerzore ndaj popullit jashte e brenda . Objektivi i tyre qe gjeopolitike pa marr parasysh se cndodhte ne fakte me kete popullsi . U siguruan se kishin nje klike politike, qe hiqej per hundesh, se kush do te fitonte, Lindja apo Perendimi ne Shqiperi .
    Shqiptaret paguan shtrenjte nderrimin e sistemit . Pa afesija e klases intelektuale, si dhe tradhetija brenda, kane lene deri me sot vendin, pas 30 vjetve, ne nje rruge qe prespektivat jane te largeta, me plot te papritura dhe shkaterruese .Kjo duket dhe nga isterizmi i fushatave elektorale per te ardhur ne pushtet . Edhe pse ndihma e Aleatve tashme ka nje qasje tjeter politika ska ndryshuar ne ato standarte qe garantojne ndryshimet ne te miren e popullit . Do te jete groposje me e thelle per popullin fukara ne se ne pushtet vjen Tenja.Populli ne 25 Prill ka ne dore fatin e tij . Vendos dhe mos gabo.

  12. qytetar says:

    Nuk sollen permbysjen.
    Thjesht e shfrytezuan per shkaterrim.
    Dhe ia arriten.
    Tani mezi po marrim veten.

  13. Katowica says:

    Normal, andej nga e ka origjinën si parti, kështu do te bëhej.
    Penicilina i di mirë këto punë.
    Se mos nga ana tjetër!! (Bëni dhe një radiografi nga e majta e djathtë e Edit)
    Same shit.
    Pushteti është i yni,
    Krijohen mekanizma dhe artificie në dukje.
    Por janë të njëjtët…
    Thjesht show dhe si t’ja fusin popullit..e shikoni si sot përsëri zihemi, Edi apo Salih+Like….(baballarët hajdutë të kombit)

  14. Aleksander says:

    Si ky gjeni sa te doni.
    Ky veç ka prish, djeg e shkaterrua.
    Nuk krahasohet me Enverin.
    Per Enverin flet historia.
    Te vetmen menyr qe kemi eshte qe me 25 prill te votojme
    PARTIN SOCIALISTE.

  15. George says:

    E keni gabim: Sali Vuk Berishovich eshte i vetem ne llojin e tij si opozitar revolucionar.
    A e dini se me ke bashkepunon ai? Me Edvin Ramen. Sa te kene jete keta te dy,
    asnje shqiptar tjeter nuk e merr dot kryesine e qeverise, apo te opozites. Pse?
    Sepse keta kacafyten gjithe diten dhe puthen gjithe naten.
    Ju bej te fala nga Bostoni.

  16. Kush jeni JU z.''pelicilina,, says:

    Shoshori eshte gjalle…..

  17. Taulant says:

    Nuk duhet te harrojm qe mbas viteve 90-te te ashtuquajturit aleat vazhdonin me politiken anti Shqiptare te Churchillit & Co.
    Nuk u interesonte forcimi i Shqiperise fqinjeve ngaqe me shume sesa gjysmat e trojeve Shqiptare jane pushtuar.
    Vende si Greqia,Serbia e Franca do bejn te pamunduren per ti mbajtur Shqiptaret te copetuar te varfer ne mjerim.
    Ishte naiviteti yne qe besonim ne ndihmen e Evropjaneve Amerikaneve etj.
    Keta kane vetem interesa .

  18. 007 says:

    Ky shkerdhte bani lojen ; e mori PD ! PD si perkiste ketije komonisti ; ky lujti me ndjenjat e nje populli ; shpellari i vuçidolit; ja doli e shkatrroje nje vend te tere ; vrau ; dogji ,vodhi a ala kapardiset; se Rame skizofreni nuk bani shtet per 8 vite ; nuk luftoje korrupsjonin , se i korruptum ashte dhe vet ; REVOLT MBAR PPULLOREEE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje