"Lista e fallxhores"! Balla nga Elbasani: Kandidatët e LSI-së po hetohen nga SPAK

21 Mars 2021, 14:43Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar listën e LSI-së që sipas tij ka persona me të shkuar kriminale.

Duke iu referuar si lista e fallxhores, Balla tha se këta persona kanë ardhur si produkt i koalicionit që PS u detyrua të bëjë me LSI-në, për të larguar Sali Berishën.

Më tej ai shprehet se abuzimet që janë bërë nga kandidatët e LSI, po hetohen nga SPAK.

“Dua të them diçka për listën e fallxhores në Elbasan. Një listë që brenda së cilës janë fshehur persona që kanë abuzuar me financat publike teksa kanë pasur mundësinë që të jenë kryetarë bashkish, si të zgjedhur jo për shkak të votave të tyre, por për shkak të një koalicioni, të cilët ne kemi qenë të detyruar që ta bënim për të larguar Sali Berishën dhe që në katër vite qoftë në Përrenjas, qoftë në Cërrik janë bërë abuzime të paimagjinueshme që sot janë subjekt i hetimit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Ka edhe persona të tjerë që kanë 1-3 vepra penale. Që të vish në vitin 2021 dhe të paraqesësh një listë që s’ka asnjë lloj lidhje me Elbasanin nuk e di.

Kur po bisedoja me Ramën unë isha i bisedimit që të isha i 9-ti jo i 8-ti në listë sepse jam i bindur se ne do ta fitojmë”,- tha Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje