Kapadainj, budallenj, mëndjemëdhenj, mediokër dhe në fund edhe idiotë

21 Mars 2021, 13:45Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Nëse ka një gjë që e bën të mërzitshëm, të neveritshëm dhe tërësisht banal ajrin shoqëror të këtij vendi dhe atmosferën që gjëllin këtu, ky është ligjërimi publik dhe autorët dhe folësit e këtij ligjërimi.

Nga mëngjesi deri në darkë, në çdo stacion televiziv, shqiptarët, ku me hir e ku me pahir, janë të detyruar të shohin se si kacafyten me fjalë politikanë, analistë apo gazetarë dhe lloj-lloj personazhesh që marrin fjalën në publik. Në shumë raste ata personazhe që shfaqen aty janë agresivë dhe i japin vetes pamjen e kapadiut që i imponohet tjetrit me dhunën e fjalëve dhe me gënjeshtra trimash, duke u bërë budallenj prej mendjemadhësisë, mediokër prej paditurisë dhe idiotë prej agresivitetit.

Kjo gjendje vijon prej kohësh, mirëpo tani që vendi është futur në fushatë elektorale, ky spektakël i pështirë ka arritur kulmin. Dhuna fizike që e shoqëron dhunën verbale është vetëm një ilustrim i dekadencës së thellë dhe të pashpresë në të cilën është zhytur ligjërimi publik në vendin tonë. Nga kjo pikëpamje ne jemi ende në fazën parapolitike dhe kategoritë e personazheve që përmenda më sipër tregojnë teatrin e një drame banale që po luhet në këtë vend prej tridhjetë vjetësh duke imituar luftën tribale mes grupeve apo sherret banale në vendet publike prej njerëzve që nuk janë mësuar ende me normat e ligjërimit publik në një shoqëri qytetare.

Po le t’i vështrojmë gjërat me radhë. Qysh se në Shqipëri u ligjërua pluralizmi i ideve dhe ai politik, elitat politike shqiptare u gjendën të papërgatitura dhe instaluan në ligjërimin publik modelin e njohur të akuzës dhe aktakuzës për armiqtë e rinj që ishin ish-komunistët. Gjithë arsenali i fjalorit që kishte ndërtuar propoganda diktatoriale për armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, për imperializmin e revizionizmin u përvetësua prej neokmunistëve të rinj që u vunë në krye të PD-së dhe u përdor si formë për të mbështjellë ligjërimin publik dhe fjalorin e demokratëve të cilët, këtej e tutje, do ta bënin luftën kundër ish-komunistëve si kalë beteje në çdo përplasje verbale. Nëse e mbani mend, Pjetër Arbnori, njeriu simbol i vuajtjeve në diktaturë që arriti të bëhet edhe kryetar i Kuvendit të  Shqipërisë, kur shfaqej në publik ishte i përkorë, i përunjur, me zërin e butë dhe të shtruar dhe nuk përdorte kurrë fyerje e sharje për kundërshtarët e tij politikë, por vetëm argumente. Ai ishte i vetmi politikan i djathtë që nuk shfaqi asnjëherë as shenjat e kapadiut, as të budallait, as të mendjemadhit dhe as të mediokrit. Erdhi dhe iku pa u ndier. Pse ? Sepse ai nuk kishte përvetësuar shkollën e ligjërimit denigrues të ish-kominstëve të konvertuar në demokratë që kishin si kampion Sali Berishën.

Sot, opozita dhe gjithë ata që e mbështesin atë dhe që i janë bashkuar narrativës denigruese dhe asgjësuese kundër Edi Ramës, nuk flasin asnjëherë për argumente konkrete, por gjuajnë me fjalorin e fjalës së plumbit shënjestrën që ka përcaktuar Sali Berisha dhe që është Edi Rama. Shqiptarët nuk e kuptojnë dot se çfarë po ndodh në këtë vend, se çfarë është mirë e çfarë është keq. Sipas opozitës dhe elitave që e mbështesin atë ne jemi në luftë me një armik të brendshëm e të jashtëm dhe sipas stilit të ligjërimit komunist ne duhet të mobilizojmë armët e urrejtjes dhe ta shporrim Edi Ramën. Ndaj të gjithë ata që marrin fjalën në publik dhe që nisin të na tregojnë se çfarë ndodh në këtë vend dhe si mendojnë ata për ta ndryshuar këtë realitet, na shfaqen të gjithë njësoj : arrogantë, mendjemëdhenj, kapadainj, e në fund edhe idiotë. Kulmi i kësaj sjelljeje është patosi i tyre për të treguar se në këtë vend gjithçka është e zezë dhe se do të bëhet e bardhë sapo Luli të bëhet kryeministër, pra brenda një natë. Për ta çdo punë e qeverisë apo e Edi Ramës është vjedhje dhe korrupsion, ndërsa çdo krim i bërë nga Berisha dhe Luli është patriotizëm dhe i justifikuar sepse heronjtë nuk gjykohen. Vini re diçka. ‘Report Tv’ dhe  ‘Shqiptarja.com’ kanë treguar me fakte një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në këtë vend që është vjedhja dhe tjetërsimi i ambienteve dhe tokës së ish-klubit ‘Partizani’, mirëpo e askush prej atyre që shajnë natë e ditë Edi Ramën nuk thotë asnjë fjalë. Është e njëjta sjellje si ajo e intelektualëve dhe kalemxhinjve të Enver Hoxhës që shanin gjithë ditën imperializmin amerikan dhe armikun e brendshëm, por nuk kishin guxim të thoshin një gjysmë fjalë për krimet e Enver Hoxhës.

Ndaj ne sot shohim imazhin e Sali Berishës të klonuar në shumë portrete që shfaqen në mediat tona dhe që artikulojnë vetëm një refren: luftën ndaj Edi Ramës, ndaj armikut të opozitës shqiptare.

Shqipëria jo vetëm që ka humbur sharmin e një vendi normal sa i takon riprodhimit të saj ligjërimor, por nuk e di çfarë do të ndodhte sikur të huajt që e vizitojnë këtë vend të kishin të njëjtin mendim me opozitën. Falë Zoti tata vënë re se ne jo vetëm jemi një vend normal, por jemi edhe një vend i bukur e që po zhvillohet. Nëse do të jetosh në këtë vend për disa javë do të të duket vetja sikur je në një sallë kinemaje gjigante në të cilën nga mëngjesi në darkë bëhet një gjyq gjigant me pretenca e aktakuza që riprodhojnë gjyqet dhe dënimet e komunistëve në vitet e e para pas çlirimit ku brenda jepeshin dënime me vdekje dhe jashtë turmat ulërinin ‘Tradhtarët në litar’. Kjo atmosferë lufte, me personazhe kapadainj, mendjemëdhenj, dhe idiotë vijon të na rrethojë përsëri si një perde e trashë që nuk po na lë ta projektojmë veten si një vend normal.

Si? Po ja, edhe ne ashtu si gjithë bota e qytetëruar, mund të kishim mbajtur për një çast frymën dhe të nderonim ata që humbën jetën nga COVID në këtë periudhe në një ditë të veçantë siç ishte 18 marsi që Italia e shpalli ditën e përkujtimit të viktimave. Edhe ne mund të kishim shpallur si ditë reflektimi dhe përkujtimi ditën kur ndërroi jetë i pari shqiptar me COVID. Në atë ditë të gjithë mund të kishim heshtur për një çast. Mirëpo jo. Pikërisht në një nga ato ditë ne vazhdonim rriheshim rrugëve dhe Berisha sulmonte me gjuhën e vdekjes Edi Ramën dhe bënte thirrje të braktisej vaksinimi. Në një nga këto ditë OKB-ja botoi renditjen e shteteve sipas indeksit të lumturisë, mirëpo në Shqipëri është tabu të flitet për lumturinë sepse ata që popullojnë ligjërimin publik dhe që na hyjnë në shtëpi nga mëngjesi në darkë na flasin vetëm për luftë, për vdekje, për asgjësim dhe për çlirim nga pushtuesi.

Kjo panoramë e zymtë ka vetëm një dritëz të vogël. Fati i madh i shqiptarëve është Lulëzim Basha. Ai me fushatën që po zhvillon u ka kthyer shqiptarëve të qeshurat sepse me gafat që bën, me naivitetin që tregon me karakteristikat e Lej Fenit që i ka të lindura është një zbavitje më vete. Ndaj, sapo njerëzit e lodhur nga personazhet heroikë e kapadainj, mendjemëdhenj e sharlatanë gjejnë një video të takimit të Lulëzim Bashës me simpatizantët e PD-së, jo vetëm qeshin, por thonë që ky vend nuk është aq i keq sa e bëjnë përsa kohë prodhon edhe komedi politike dhe mban gjallë ende Lej Fenët e demokracisë.

31 komente në “Kapadainj, budallenj, mëndjemëdhenj, mediokër dhe në fund edhe idiotë”

  1. KORAB says:

    AJO TRESHE EGERSIRASH VESHUR ME RROBA PER NJERZIMIN NOK JANE AS IDIOTER AS BUDALLENJJANE KRIMINELA MBULUAR ME FLORI DHE NJE TUFE TJETER KRIMINELESH QE I NDJEKIN NGA MBAS

    1. Asllani says:

      Kryartikulli I tregon te gjitha
      Analist dhe gazetar duhet te flisni pa Frik nga keta njeres
      Mos kini frik nga president e tyre
      RAMA PUNON
      Shum analist vetem e shajn
      Tregoini te verteten popullit
      Ju duhet te jeni me Shqiperin dhe shqipetaret
      Jo me ata qe jan ANTISHQIPETAR

      1. Lyhnidas says:

        Hallall te qofte e ke thene si burrat…Gazetaret jane politizuar shume me teper nga politikanet e kane humbur misjonin e tyre…

  2. k says:

    Zoti gazetar,i ke rënë rreth e rrotull por nuk ke thënë asgjë.
    Quhet, domonimi i shtetit nga DIKATURA MAFJOZE.

  3. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Kjo eshte rraca bastarde turkoshqipfolese keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj…… allah uakbar.

    1. Taulant says:

      Te kane shkerdhyer fisin ne shekuj plehr ….

  4. Asd says:

    Ka vetem nje menyre per te shpetuar nga gjithe autoret e politikes se sotme; Forcimi dhe aktivizimi i Ligjit. Ne momentin kur te behet realitet aksioma Krim=Ndeshkim, vetem atehere do kemi te gjithe ndergjegjen te qete. Nuk do te shpetojme vetem nga Saliu apo Meta por edhe nga dora vete… Rama.

  5. Haku says:

    Hahahaha.. respekte.!

  6. raul says:

    E sakte Ilir ,artikull perfekt, te pergezoj per nivelin e larte intelektual qe manifeston me shkrimet e tuaja. Po cfare pret o Ilir nga nje force politike qe ka ne radhet per kandidat ne Elbasan nje pseudo profesor qe rreh me grushte nje bisnesmen 60 vjecar me duart te bllokuara nga bodigardet e horrit Luciano dhe i vjedh dhe cel. Ky horr ka histori dhe ne fakultet me 150 euro per te marre provimin apo shalet ne te kunderten. A e pa gjithe shqiperia Habib Burgiben para disa vitesh me blllok ne dore me oferen 700 mije euro dhe pa pike turpi del sot dhe rreh dhe peshtyn policet ne krye te detyres apo diten e zgjedhjeve do dale me kale dhe shpate ne dore neper Tirane per terror mbi votuesit gjoja do u prese duart. A ka shqiptare te cmendur qe votojne per gruan me te urryer te planetit Nafije dybekun qe futi ne qeveri ministra superhajdute qe per pak falimentuan shtetin, drejtore dhe bashkiake tip Vojo Bregsa dhe Miranda Rirsa. Me 25 prill Gjigandi Edi Rama mer mandatin e trete dhe Nafije leshelija per skrap.

  7. Boci gangsteri do na jape nga nje telefon dhe Luli nga nje leptop, gjithmone ë, nese fitojne says:

    Fiks, jemi bere gazi i botes me kete opozite grushtash.
    Keta edhe te kesh ne plan qe ti votosh, te prishet mendja, kur shikon sa posht kane rënë.
    Keta jane jo vetem hajna por edhe idiote analfabete funksionale.

  8. lenci says:

    Yzeiri eshte i neveritshem. Dikur me Berishen, tani me Ramen. Ne ate katershe duhet te ishte njeriu me i urryer sot ne popull, qe eshte Rama.

  9. Sevasteri says:

    Respekte Ilir .

  10. Shqiperi e JUgut says:

    THjeshte Respekt Ilir Yzeiri(Patriot)..Fatekeqesia me e Madhe e Shqipetareve eshte se si Lene keta Mafjoze dhe Vrases te Qeverisin???Ku jane Labo-Mallakastriotet??Apo moren Rrugen e KUrbetit te LOdhur nga Intrigat Berishjane??

  11. Asllani says:

    Kryartikulli I tregon te gjitha
    Analist dhe gazetar duhet te flisni pa Frik nga keta njeres
    Mos kini frik nga presiont e tyre
    RAMA PUNON
    Shum analist vetem e shajn
    Tregoini te verteten popullit
    Ju duhet te jeni me Shqiperin dhe shqipetaret
    Jo me ata qe jan ANTISHQIPETAR ,,,,,,,,,,

  12. Milan says:

    Me qarte ska ku te shkojne

  13. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri says:

    Te lumte o Ilo, e kreve detyren per sot! Tani shko ha sufllaqen nga Krye Mencuria qe ka 8 vjet qe qeveris me suksesin e madh te Borxhin Publik me te lartin e 30 viteve!

    1. Futja kot says:

      Merr vesh shume ti nga borxhi publik, kokrra katunarit hajdut.
      Ti surrat i shtrember do salen per te dhene mundesi te vjedhesh , te grabisesh e te pallosh goca te reja nevojtare pa dhene llogari askund .
      Mos ardhshi kurre ne pushtet o hale te njerezjmit, o muti i Shqiperise. U kalbshi neper burgje se i moret erzin kesaj toke mor shkerdhata. Ptu, fare e keqe

      1. Ta fus plot e perplot says:

        Nje kafke e mbushur me bajga si e ca budallenjve si ti diarrete i nxjerr nga goja. Te tilla hale sherbejne vetem per ti dhjere persiper.

  14. Gjiku says:

    ILIR E KE PATUR IKONE TI SALI BERISHEN DHE PD DERI SA TE DI PIJA APO SKA GJE KJO. TANI SHAN ATA DHE PERKRAH EDI RAMEN. SE DI PER NDONJE PERFITIM APO PER IDEOLOGJI SE BIR OFICERI JE DHE TI, POR TE PYES: OSE TY TE LEJOHET KAPERCIMI DHE ATYRE LLOJ LLOJ PERSONAZHEVE ANALISTEVE QE KACAFYTEN NEPER STUDIOT E TV NUK U LEJOHET?! EDHE TI KACAFYTESH TEK TV E CARLO BOLINO IRALIANI QE KA 30 VITE NE SHQYPNI DHE SKA MESU TE FLAS SHQIP. NJE MUT JE DHE TI LIKE NDAJ EC PARA ME OPINIONE PER GALLATE SI TE GJITHE. APO KE MORR NONJ THELA NGA EDVINI

  15. Gjiku says:

    ILIR E KE PATUR IKONE TI SALI BERISHEN DHE PD DERI SA TE DI PIJA APO SKA GJE KJO. TANI SHAN ATA DHE PERKRAH EDI RAMEN. SE DI PER NDONJE PERFITIM APO PER IDEOLOGJI SE BIR OFICERI JE DHE TI, POR TE PYES: OSE TY TE LEJOHET KAPERCIMI DHE ATYRE LLOJ LLOJ PERSONAZHEVE ANALISTEVE QE KACAFYTEN NEPER STUDIOT E TV NUK U LEJOHET?!
    …EDHE TI KACAFYTESH TEK TV E CARLO BOLINO IRALIANI QE KA 30 VITE NE SHQYPNI DHE SKA MESU TE FLAS SHQIP. NJE MUT JE DHE TI LIKE NDAJ EC PARA ME OPINIONE PER GALLATE SI TE GJITHE. APO KE MORR NONJ THELA NGA EDVINI

  16. Arber Iliri says:

    Mos u dekurajoni edhe ne USA trumpi mori mbi 70 million vota.ne bote idiotet Jane me shumice.

    1. socialisti says:

      Ketu ne Shqiperi qe 8 vjet qeveris mencuria e globit shqiptaret po perjetojne nivelin me te larte te mireqenies.

  17. Doktor Rrumpalla says:

    Shikoni foton e tyre,ky i mesit nuk ka asnje ndryshim me ate te Korese se Veriut,po te pakten ai e ka per rrace,po ky qe eshte jashte rrace,Elbasansit 10-tes,i thone dhit,me i vlersu keta te tre me dhit dhe me i mbledh dhit+dhit+dhit=me nje mut te madh

  18. Fahri spiuni says:

    Te lumt penda Yzeir ! shkrim shum i spikatur dhe shum i drejte,jane komunistet e PDse dhe analistet e tyre militante te ndyre dhe shum te paguar per te share Qeverine,jane keto analiste qe po e bojne te bardhen te zeze ,po e bojne kete popull te marre nga mashtrimet e tyre te pa skrupullta.

  19. Korcari says:

    Ke nje gabim te vogel i dashur.Ne grupin e kapadainjve budallenj por me doza te forta te nje maskarai hyn dhe shkelqesia e tij Kryeminister i Shqiperise shoku Edi K Rama.

  20. Roni says:

    Hallall te qofte e ke thene si burrat…Gazetaret jane politizuar shume me teper nga politikanet e kane humbur misjonin e tyre…

  21. Korcari says:

    Ooou mos haroni te rendisni para tyre njeriun me te peshtire te politikes Erionin e fiqve.

  22. Jimi says:

    Ilir ! Ka plote nga komentusit qe kur lexojne analizen tende te ftohte, jane te ndergjegjshem se ato c’ka ti shkruan jane plotesisht te verteta. Por duke qene partizane te atyre qe ti kritikon, ata duke mos patur qytetarine dhe forcen e argumentit per te kundeshtuare reagojne ne menyren me te keqer te mundeshmendalin duke i lene vendin te sharave e kercenimeve ne komentet e tyre, njelloj si ata qe ti analizon. Ilir je nje nga penat me prestigjoze qe me te vertet e meriton respektin.

  23. Tomori USA.0 says:

    Faleminderit zoti Yzeiri, per gjthecka qe shkruani- esht ralitet, ne SHqiperi.
    Deri sa te ngordhe berisha, ose ti vihen hekurat, atehere, dote mesohen politikanet te debatojne e diskutjne si duhet.

  24. PETRIT says:

    ARTIKULL PREFEKT TE LUMTE GAZETAR KE BERE SHKRIMIN ME TE GODITUR
    RESPRKTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje