Për drejtuesin politik të PS në Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, Lulzim Basha është një kukull në duart e Ilir Metës. Madje, Basha – tha Veliaj gjatë një takimi me sipërmarrës në Rrogozhinë, – nuk voton dot as për veten e tij në 25 Prill sepse i ka skaduar karta e identitetit.
“Imagjino të kesh një lider që fle gjumë, që zgjohet në orën 11 dhe që e trajtojnë si kukull. Se ç’punë kishte Lul Basha t’i vinte mbrapa Ilir Metës për një zyre partie 300 mijë lekë, ku ishte lideri? Është i dobët! Se kur nuk të voton as gruaja jote, nuk je lider i forte. I skadon karta dhe nuk voton dot as për veten. Tani kërkon shtyrjen e afatit të kartave. Do ta bëjmë shtyrjen e afatit, por ne mendonim se do e bënim për popullin, jo për këtë që do kandidojë për kryeministër pa kartë, pa patentë”, tha Veliaj.
Ai i bëri thirrje komunitetit të Rrogozhinës që të mendojnë për interesin e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve, jo për njerëz që duan të rikthejnë të shkuarën. “Partitë e tjera ofrojnë të shkuarën, rikthimin e Saliut, Fatmir Mediut, të Shpëtim Idrizit, të Dules, njerëz që nuk i lidh asgjë. Monarkisti me republikanin, PDIU me partinë e grekëve – nuk i lidh asnjë gjë, i lidh vetëm interesi për karrige. Ndërsa ne këtu na lidh interesi për Rrogozhinën, për familjet tona dhe për të gjithë qarkun e Tiranës”, theksoi Veliaj.
Jeni ana tjetër e të njëjtës medalje.
Na trego pse nuk dënuat kriminelët e Gërdecit,gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar,
grabitësit dhe zaptuesit e pronave,konfiskimin e tokave pa shpërblim.kthimin e munguar të pronave,
ligjin 7501,pie ne sollët kryemafjozin meta në krye të shtetit duke na turpëruar,përse legalizoni ndërtimet pa leje,etj,etj.
Keni vetëm fatin që ata tjerët janë të demaskuar në sytë e popullit ashtu siç do jeni ju kur të ketë parti të vërteta politike
që kanë si program dhe qëllimin e tyre kryesor mirëqenjen dhe përparimin e kombit sipas idesë së Monteskjesë.
Jeni hajdutë dhe të korruptuar si dhe sa ata tjerët,
Më kap trishtimi kur mendoj që mbani vendin që gjyshi im mbajti me nder dhe ndershmëri.
Merde !
Komentuesi K.
E fillove kot fare, me budallalleqe, por nga fundi e regullove dorën dhe shkruajte bukur, qevat ku thua se “keni fatin qe keni perballe njerez te demaskuar …”
Mund t’i.kishe rene ne kokë direkt ketij pupacit te Ramës, qe bën si i fortë, por të bën për të vjellë.
Nuk eshte me i mire nga pupaci i Berishës.
Po qe se te djathtët duan te rrezojne Ramen, kesaj radhe nuk e bëjnë dot, por po te votojne me 25 Prill per Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin, do kene Shan’s qe me 2025 te marrin pushtetin dhe ta çojne Veliajn ne pension para kohe. Bashke me atë çerrin e Beratit qe eshte bere si Beu i Divjakës.
Por kjo nuk mund te ndodhë po nuk u shkeput PD nga Vampiri Berisha. Dhe do shkeputet vetem në se votat e djathta te shkojne per Topallin dhe Patozin.
Perndryshe PD do marri rrugët e m….
Erion Velia nuk eshte budalla, por ne kete rast, per mungese argumentash serioze oratoria e tij eshte ne nje nivel me oratorine e nje kryetari koperative.
Ti paraqesesh popullit tend ne prag te zgjedhjeve argumenta te tilla per partine kundershtare, do te thote qe ty ky popull te duket debil.
Nje kukull klasifikon dike tjeter kukull !! Cfar eshte kjo, lufte kukullash ?
Atë e dimë “Lali Eri”, po ti, “kukull e kujt je”?
Në fund të fundit, populli ynë i shumë vuajtur kaloi 45 vjet diktaturë, dhe 30 vitet e fundit, “lojë me kukulla të rrezikëshme”! Një nga ato, je edhe “ti, Lali Eri”.