Nga Nevila Perndoj
Përpara se të hidhte sytë tek Facebook, ai kishte hapësirën e tij në podiumin e Kuvendit këtu e dy vjet me parë.
Habitej se si fjala e tij bëhej virale kur shpërndahej nga gazetarë edhe “të majtë” siç preferon t’i cilësojë ai.
Vonë madje e kuptoi se më shumë klikime, kishin dhe benefitin financiar.
Formulën magjike të shumëkujt sot që merret me teknologjinë “Gjithçka, Gjithkund”, Dashamir Shehi ende nuk e pranon.
Atij i pëlqejnë takimet e vogla, të qajë hallin “fshatçe” kur del nga zonat jashtë Tiranës, i pëlqen kafja e lagjes, kontakti me njerëzit, komunikimi dypalësh…
Shpjegon se ndryshe nga ata që e kanë për punë, Shehit i duhet ky mjet komunikimi për fushatë.
“Mua më duhet që të shpërndaj imazhin tim në kohë zgjedhore. Dikur unë mbaja fjalimet në Kuvend. Sot më duhet për popullaritet në një farë mënyre. Investim politik është, publicitet, imazh…”.
Në kushtet e imponuara të pandemisë, dhe në mungesë të Kuvendit ku ai shpërfaqte qëndrimet e tij, Shehi i është përshtatur sprovës së re; Asaj të gjetjes me çdo mënyrë të mjeteve të reja të komunikimit.
“Unë do gjej gjithë mjetet e mundshme të komunikimit. Midis këtyre, meqenëse është modernizuar apo azhurnuar kjo gjë, unë do merrem edhe me këtë.
Ndonjë qejf të madh nuk kam, sepse unë jam tek klasikja, të flas në televizor, të flas për gazetat…. Kjo formë e re më bezdis, me lodh pak. Se dy tre herë në ditë i do kjo gjë.
Por me duhet se s’bo…”, thotë Shehi në një bashkëbisedim me Gazetasi.al i cili herë pas here e shkëput vëmendjen nga celulari i tij.
Tani i shkojnë më shumë mesazhe se më parë. Qëkur fjala e tij është bërë “virale” përmes komunikimit të tij në Facebook…
… Para se ai të ulej para kompjuterit, për të bërë “takimin” e parë “Live” nga Facebook, ai kërkoi ndihmën e bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij që ndodhen jashtë.
Siç shprehet edhe vetë ai, Dashamir Shehi mbetet pas, nga pjesa tjetër e familjes kur vjen fjala tek teknologjia.
“Sigurisht që ata (e bija dhe djali) janë brenda habitatit të vet, leqë kanë bërë shkolla për këtë punë. Kam edhe gruan deri sa t’ia marrim dorën…
Po fëmijët më kanë nxitur shumë. Edhe gruaja po. Të gjithë janë përpara meje në këtë fushë pra në teknologji dhe azhurnimin teknologjik…”, vëren ai.
Megjithatë, Dashamir Shehi duket se është azhurnuar mirë këto kohë. Të shpjegon se si përpara t’i “futej” Facebook-ut kishte rreth 200 ndjekës, tani i janë bërë me mijëra
Po a e gjen ndopak veten ai, tek kjo formë e re komunikimi?
“Ka disa gjera që unë e gjej sepse çfarë bëj unë, vë kameran dhe flas sikur të kisha një gazetar përballë.
Marr spunto nga dy tre pyetje që kanë bërë ndjekësit dhe mundohem t’i analizoj ato.
Kuptohet që kjo nuk është bisedë. Biseda ka dy palë. Kjo në një farë mënyrë është një formë komunikimi e njëanshme, jo i dyanshëm, nuk është interaktiv…”, vëren ai.
Pikërisht kjo formë e njëanshme e komunikimit e bezdis pakës atë.
“Se ai ndjekësi nuk flet në kohë reale me ty. Ai ka çuar një pyetje të cilit ti ndaç i përgjigjesh dhe ndaç jo. Përshembull kam folur për bujqësinë, por Bujqësia nuk mbaron ndonjëherë, por nja dy tre pyetjeve aty brenda i dhashë përgjigje. Ai që nuk ka marrë përgjigje mund të jetë edhe i pakënaqur dhe mund të thotë: ‘por s’na tha gjë ky për këtë pjesë’…”.
Shehi të thotë se si vetëm për Bujqësinë përshembull, bashkëshortja e tij i kishte vënë përballë një fletë të gjatë me 30 pyetje drejtuar atij nga ndjekësit në Facebook.
Ai mundi t’i japë përgjigje vetëm disa pyetjeve. Sepse e ka kuptuar se ndjekësit duan që të flasësh shkurt.
“Me gjithë ato pyetje ishte si të shkruaje librin e bujqësisë…. Aq, as PD nuk e ka të gjatë programin….”
Ajo që synon Dashamir Shehi është të përcjellë një ide të vetën. Sepse për programin e PD, ka kush.
“Unë do t’i flas gjysmë ore për një ide timen, ajo që them aty është ideja ime. Sepse ti duhet të projektosh një gjë të re, një gjë ndryshe…
Pra, përtej programit të PD-së duhet të bëjmë edhe disa gjëra të reja. Për mua kjo ka vlerë…”, nënvizon ai për Gazetasi.al.
Shehi të thotë gjithë dëshirë se si pas shpalosjes së ideve të tij për Bujqësinë e kishin marrë në telefon vetëm ndonja gjashtë agronomë që e “dinë mirë këtë fushë” duke e pyetur: “O Dash po si e ke mendu kët punë”
“Unë duhet të them disa gjëna të tjera, se programin e PD ka kush e thotë. Ndërsa mua, dua që ata të më dëgjojnë për një temë të caktuar, për një ide të caktuar”, këmbëngul Shehi i cili po atë ditë (e enjte) ishte i ftuar në “Opinion”.
“Sot s’kam kohë se jam i ftuar në mbrëmje, por do gjej kohë të flas në Facebook ose për Evropën ose për pushtetin lokal se gjithë mëngjesin kam nejt me ato që kanë ardh nga rrethet dhe që e kuptojnë se ligji për pushtetin lokal i paragjykon, një ligj që më pak fjalë nuk i ka shërby popullit…”.
Thotë disa herë se është i formës klasike të komunikimit dhe për pasojë ka një tjetër qasje të shpërfaqjes së ideve.
Por Dashamir Shehi e ka kuptuar mirë se rruga në vijim i ka do kthesa. Aq më tepër në këtë kohë pandemie dhe në kushtet që do të imponojë fushata.
“Unë rri me shpresë se pas kësaj do të mbetet diçka. Do të ketë një follow (vijim) sepse është një lloj investimi që gjynah ta humbësh por se si do të marrë rrugë, nuk di të them se tani për tani për të qenë i sinqertë e kam vetëm për këtë punë…
Po nuk erdha këtu (në zyrë), po nuk u ula këtu, por nuk dola vetë, por nuk thirra ata njerëz që kam…, se mua nuk më nxjerr njeri. Për tu marrë me politikë duhet se s’bo.
Unë nuk kam mjete të tjera komunikimi. Unë përfaqësoj një grup elektoral, kultural që mblidhet kur vijnë zgjedhjet dhe zgjidhet kur nuk ka zgjedhje sepse unë nuk kam as rrogë, as paga…” , vëren ai.
A lëndohet ai nga komentet e çdo forme në Facebook siç ndodh rëndom?
“…Ca të shajnë, ca të lëvdojnë. Kam zgjedhur të mos u përgjigjem asnjë prej tyre. Sepse ne kemi një formë komunikimi, duam që të hedhim idenë tona politike. Nuk dua unë që të hyj në konflikt, se vetëm Edi Rama ka 300 vetë që marrin rrogë të cilët kanë nga 15 account (llogari) me emra të ndryshëm që kanë vetëm një detyrë; që sa hap unë gojën, turren me të sha. Po pse, me ata do merrem unë, kështu ti bie tek loja e tyre…”.
Dashamir Shehi ka tjetër synim.
“…Ky është paneli im. Nëqoftëse do të vazhdojnë të më ndjekin dhe do rriten, atëherë ky do të jetë ‘televizioni’ im privat. Do ulem atje për natë dhe do më dëgjojnë…
Unë nuk i kam abandonu (braktisur) as ato format e vjetra ik këtu dhe ik atje se ndryshe nuk kam me vlerë. Atë e bëj dhe do ta bëj prapë… Por unë them që një kategori këtu në qytet dhe sidomos rinia mund të më ndjekin.
Por atij që është në fshat unë do t’i shkoj prapë se ndryshe ai as në Facebook nuk të sheh, as e çmon atë muhabet aty. Por kur i shkon, e çmon atë vajtje në fshat se thotë; ‘na erdhi Dashi në Petrelë’ përshembull. U bëhet qejfi’”.
Dashamir Shehi të thotë se nëse do ta kishte praktikuar më herët këtë formë komunikimi, (qyshse braktisën Kuvendin), ai do të kishte më shumë mbështetje.
”Po të isha marrë gjatë këtyre dy viteve që ikëm nga Kuvendi seriozisht me këtë formë komunikimi, do të isha në një stad shumë më të lartë, por fatkeqësisht nuk jam shumë i azhurnuar me teknikat e reja, nuk jam i dhënë… ”.
Megjithatë, për Dashamir Shehin njeriu që e njeh mirë administratën dhe shtetin, edhe Facebook nuk është ndonjë formë e madhe përshpejtimi sa kohë që nuk shpalos një mendim.
“Gjithmonë unë kam gjyku që përpara është ai që mendon, dhe këto mjete më pas shërbejnë për të transmetuar mendimin. Nëse ti nuk ke mendim përpara, je humbës kultural, ti pastaj rri gjithë ditën në Facebook dhe bëhesh qesharak.
Por, për hir të pandemisë, do s’do na detyroi që të komunikonim me njeri tjetrin qoftë për imazh qoftë si fjalë si tekst me u marrë politikisht me bë transmetime nga shtëpitë “Live”.
Kjo në një farë mënyre, e ka zgjeruar kapacitetin komunikues të shoqërisë sonë, në mënyrë të detyrueshme por e ka zgjeruar.
Nëse para një viti e ca para pandemisë kane qenë 10% që merreshin me këtë punë, besoj që sot janë 20%. Nuk e di nuk kam shifra të sakta. Por mendoj që është dyfishuar. Pra është dyfishuar kapaciteti për të komunikuar…” .
Dhe si nëpunës i vjetër që është, Dashamir Shehi ta shpjegon me mënyrën e tij këtë dyfishim komunikimi. “Tubi i ujit nuk është më një polsh, por është bërë dy polsh pra bjen ujë më shumë, kjo ka rëndësi”.
Është i përgatitur gjithashtu se komunikimi në Facebook do vijojë.
“Cfarë është fushata, është një mundësi komunikimi, plus që ka ndodhur edhe fenomeni i kundërt që për hir të pandemisë bëhet edhe më e vështirë për të komunikuar me njerëzit, kështu që ky komponent do të vijë duke u zgjeruar.
Kur të fillojnë shtrëngimet ligjore që janë 30 ditë përpara zgjedhjeve, kjo do të marrë akoma me tepër rëndësi sepse shtrëngimet janë për televizionet.
Ndërsa për Facebook Twitter, Instagram nuk besoj që do t’i vënë kufizime kështu që do të vazhdojë të fitojë terren edhe për këtë specifikë”, vëren ai.
Por kjo formë e komunikimit ka dy anët e medaljes. Të paktën në Shqipëri.
Dashamir Shehi nënvizon se problemi ynë i fushatave nuk ka qenë teknika apo kapacitetet, por përsjellja politike e partive, raporti i partive me njeri tjetrin, raporti i shtetit me partitë dhe sidomos me ato opozitare.
“Përshembull nëse në Shqipëri është bërë sherr, janë vjedh vota, nuk janë vjedh se nuk kishte Facebook apo nuk ka pasur mjete komunikimi se me thënë të drejtën këtu në Shqipëri kanë hapësirë mediatike shumë të madhe në raport me popullsinë.
Nuk ka qenë ky halli. Ka qenë i natyrës politike se si përsillet ai i shumicës me atë që është poshtë, ditën që ka me vete Policinë, një pjesë të drejtësisë, administratën lokale, që ka mjete të dhunimit të kundërshtarit.
Ky është halli jonë dhe nga kjo pikëpamje shoh që ky vit ka filluar pak i keq…”, të thotë Shehi, i cili vetëm pak minuta më pas ka lënë një takim me një grup burrash në zyrën e tij, aty ku prej vitesh nuk ka ndryshuar asgjë.
Madje as vendi i kompjuterit, diku në një qoshe të zyrës, që sigurisht nuk e ka për faqen e tij në Facebook. Mënyrën e re të komunikimit (me video) ai përgatitet ta përcjellë vetëm në shtëpi me ndihmën e bashkëshortes së tij, “deri sa t’ia marrë vetë dorën”. Deri atëherë, faqja e tij vetëm rritet me ndjekës. Vetëm në dy muaj, Dashamir Sheh ka një faqe me 17 mijë ndjekës…
Hahaha,nuk kishim dyshim Dasho,raki fshati,gjize e fresket,nje kokrrr qep,huuuuu,sikur te ishte fushare vit per vit,parajse per ty.
Mire e ka,i fut edhe ndonje raki qyl mer ndonje trast me grosh,falesh edhe ne xhami.
Dashi….zv/Kryeminter dhe Minister Emigracioni…
O zot sa gomere e pijanece e kane drejtuar kete
Popull !!
….per te mos thene shume…
….sa kriminele…[email protected]!!
Ik Dasho mbylle me nder. Kaha kote mbaroi
Rrofte dashi i kumones ose ogici i rakise,mjere populli qe e voton kete gomare e partin e gomarve
Z.Dashamir Shehi është një Oaz i njerëzillëkut në shoqërinë e sëmuë shqiptare.Ai është sinonim i së mirës dhe i vlerave njerzore,ashtu si është Edvin D’Rama sinonim i së keqes dhe i antivlerave.Jo në Shqipëri por edhe në Botë jan në pakicë politikanë aq të ndershëm,të sinqertë dhe të papërlyer si Z.Dashamir Shehi.Ai ka arritur te mbijetoi politikisht edhe pas largimit nga PD-ja si pasojë e përplasjeve me Berishën,ai ka marrë edhe 56 mijë vota,56 mijë rrespekte personale që askush nuk do ti arrinte i vetëm,por kjo nuk mjaftonte për bërë ndryshime.P.sh,mashtruesi ordiner,drogaxhiu Edvin D’Rama e nisi karrierën poltike të tij sëbashku me Spartak Ngjelen dhe themeloi Partinë Myslimano-Kristiane,por nuk ia doli as ta regjistronte,aq i parrespektuar ishte si person në Tiranë!Edvin D’Rama ne fillim të viteve 90-te,sipas urdhëresës së Ramiz Alise, shante regjimin diktatorial per te fituar reputacion ne popull dhe tek te persekutuarit politik,me thirrjet gjoja per varjen e komunisteve,por askush nuk e besonte drogaxhiun,të sëmurin psiqik,mashtruesin ordiner.Perpjekjet e D’Rames per tu inflirtruar ne PD,dolen pa sukses,sepse ai njhej qe ishte zyrtarisht i sëmurë psiqik.Ishte ndihma e Fatos Nanos,qe skizofrenit D’Rama ti hapej dera ne politike.Falë debilit D’Rama,shoqeria shiptare është në krizë morale,ekonomia në kolaps,Shqipëria larg Europës.Nëse Edvin D’Rama do të vlente sa muti i Z.Dashamir Shehit,do të kishte bërë punë shumë te mira.Gjuha e pasur intelektuale e Z.Dashamir Shehi eshte 1000 herë më pasur se Edvin D’Rames.Edvin D’Rama eshte budalla.Lexojeni.Takimi elektoral i Ramës ne Durrës.Monologu më i famshëm në historinë botrore,monologu i “Ciceronit të rilindjes” Edvin D’Rama,që intimidon nje person qe nuk e njeh fare,kandidate Nr 1 në listën LSI-s në Durrës, Elona Guri. 19.03.2021Edvin D’Rama:Pa llogaritur pastaj,që bashkë me këta është dhe,është dhe njëëë..(kërkon emrin e saj por nuk e verifikon dot se kush është ) ambasadore ktuuu eeeee… Monës dheeee.. eee Lilos.Një ambasadore që vjenëëë drejtpërdrejt nuk e di se ku dhe kërkon votat këtu në Durrës.(Në gjendje haluçinante dhe konfuzion te plotë bën pauzë sepse nuk gjen dot fjalët për te vazhduar monologun).Si mundet të të të diskutohet kjo?Si mundet të diskutohet që kjo është një fyerje,kjo është një tallje,kjo është nje marje për për për për për për….. pëër budallenj ee dursakëve duke i afruar ktë milet,ktë milet që ështëëë,që do mbaj poshtë tavolinës së….. https://www.youtube.com/watch?v=Un7d9S8Z0Ss
Un personalisht kam shum respekt per Dashin,por pasi lexoj gjithe vrerin tend te pergjithshem kundrejt nje personi me lind pyrtja per ju,cfare beri Dashi apo cfare ka bere 30 vjet ne politike?
Zoteri i nderuar nqs ke dicka per te thene duhet te jesh realist edhe ke gjithe te drejten te laparosesh te gjithe politiken pa perjashtim dhe jo vetem nje individ…kemi pasur dhe me keq…
U lodhe o zigur zagari,u lodhe me carcafet e tu me keq nga krimineli komunist sali.
Je bere aq bajat sa edhe vet saliu nuk ta var.
Nuk e di a perfiton nga gjithe kjo kohe qe rri e shkruan..
Te pakten te bejne deputet si dash iraniani ose fate gerdeci,se jetes i ke thene ik pirdhu se do besh ham ham
Shume te tjereve pija (rakija)ja u mpin trunin,Dashit perkundrazi ja ngacmon dhe aktivizon me shume.
Dasho per aq kohe,sa ende kur pi,nuk ke efekte anesore,domethone te funksionojne normal te gjitha organet,pi a derezi sa te kesh fuqi.
Vetem i gjo du me t’thon.Asnjihere mos haro huqet tironse.Me sa di une tironsi s’para ka qef t’a shofin t’tjeret deshem.Pra me dy fjal,mjetet e komunikimit masiv jon i çik si jo te pershtatshme per ket pun.
Gjak e dhjom t’u bofte mer bir!
Pijanec ordiner.
Po ik o Dash se te kanè ikè dhe briret ,se mendja po e po!
Ku ka me katunar( nga mentaliteti, sjellja dhe menura e jeteses) se ty Dash Shehi. Fakti qe ke lindur ne qytet nuk te ben qytetar. Fjala katunar perdoret per te ti ofenduar si injorant ata qe jetojne ne fshatra te vogla larg qytetit.Politikanet nuk duhet te perdorin kete term.
Parazit I alkoolizuar!
Kush e voton këtë rrotë mulliri???
30 vjet zvarritet kryetari i partise pa anëtarë ! Vemje e dehur.
Ky vend edhe kete Nastradinin ka mete!?
Parazit dhe mashtrus hongri più boni qef me teorin se une jam qytetar i zgjut dhe demokrat,ju te tjeret.. katunar budallenj dhe komunista.Robt ku ti kesh o pianec se ste ka thon kush puna mar qe kur ke le.
figure qesharake ,pijanec dhe kokebosh
Do ta dhiste Nard Ndoka
Politikan pijanec si Dash Shehi turp i Europes
Dashi shehi katunareve mund tu behet qefi kur vete ti. Se ata jane gjithe kohen ne pune dhe duan te bejne nje pushim te flasin me dike qofte dhe pijanec e te papune si tiper tu shlodhur por ti nuk thua se me shume qefi te behet ty se po te japin te pish raki me djatthe dhe hudhra qe ti si pijanec i ke aq shuem qejf.
Gjyshi i ke vene panolinet , kaq te mbaruar jeni sa do ti ngjani ish bllokmeneve qe e benin shurren ne brek . Turp
Thenje per pietaret.
Pianec me beri nje femer dhe
dhe une kurre nuk pata
mundesi ta falenderonja.
O zot , shpetoje pijanecin Dash nga maskarenjte qe hyjne ne kafenene e batos…….
@Zigur Qarri
Zoteri i nderuar, partia demokratike ka hequr gjithe njerezit e edukuar, punetore dhe intelektualet e pakorruptueshtem. Ne momentin qe dikush ndjek komunistin, vrasesin dhe pseudo demokratin Sali Berisha ne cfaredo kapaciteti, athere nuk mendon per te verteten, te drejten dhe atdheun, por vetem per karriere. Lluli nuk eshte me i mire, vec me i pazoti. Ne janar 2008, dashnorja e vet, njekohesisht edhe drejtoresha e maredhenieve te shqiperise me USA, u kap duke vjedhur ne NYC. Condoliza Rise, secretari of state, ne takimin ne diten e neserme, e njoftoi Z . Basha “ky person nuk do te jete ne takim zyrtar”. Keta jane mbeturinat e partise demokratike qe na kane ngelur.
Nje e djathte , konservatore duhet te nise nga fillimi. Cfare kemi tani, eshte turp dhe faqja e zeze. Kombi yne meriton me shume!