CV-të e "intelektualëve" të LSI: Meta-Kryemadhi listë me ngelësa, persona me shkollë partie, të diplomuar tek Kristali dhe spiunë

20 Mars 2021, 17:49Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Jo vetëm gangsterë, njerëz të skeduar për dhunë, të dënuar për fshehje pasurie, kumarxhi dhe ish-drejtorë me dosje voluminoze korrupsioni në SPAK, por Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së edhe personazhe me arsim të dyshimtë, ngelësa, spiunë dhe të diplomuar në universitete që janë shkrirë në vitin 2014 nga si kioska dhe piramida universitare. Në Durrës, në emër të LSI-së kandidon Durim Hoçja, i diplomuar në Universitetin Kristal, i shkrirë nga qeveria 7 vite më parë.

Po në Durrës, Kryemadhi ka kandiduar Ramazan Topuzin, drejtor i Drejtorisë Juridike, të Sigurisë dhe Burimeve Njerëzore në Presidencë, që drejtohet nga bashkëshorti i saj, Ilir Meta i cili e ka kthyer Presidencën në një celulë të LSI-së. Topuzi ka mbaruar shkollën e lartë në Ministrinë e Brendshme 1987-1991. Në Durrës, Kryemadhi dhe Meta kanë kandiduar Blerina Bulkun, e ‘diplomuar’ te Universiteti Vitrina, i shkrirë si Kristali. Edhe një tjetër kandidat për deputet i LSI-së në Durrës, Hysni Caca është diplomuar tek ‘Kristali’.

Ndërkaq, në Fier kandidon e dytë në listë, ish-deputetja Kjedi Mehmetaj, e cila thotë se vazhdon ende studimet e larta. Arben Çuko, kandidat i LSI-së po në Fier, është diplomuar tek ‘Kristali’. Pjesë e listës së LSI-së janë edhe Juard Mutaraj, i cili vazhdon të jetë student që nga viti 2015 si dhe Entor Krakulli, i ‘diplomuar’ për drejtësi tek ‘Kristali’ në Fier. Megjithatë, Krakullin LSI-ja e ka bërë drejtor të rëndësishëm kur ishte në pushtet.

Në listën e LSI në Fier është edhe Mariglen Shehaj, i ‘diplomuar’ tek ‘Vitrinat’ si dhe Besmir Gropa i ‘diplomuar’ tek ‘Kristali’. Në Elbasan, në emër të LSI-së kandidon Franko Hakilja, i cili vijon të jetë student, ndërsa si aktivitete deklaron të qenit delegat dhe anëtar i LSI-së. Të njëjtin status deklaron edhe kandidatja Sindi Qafleshi, e cila si aktivet shoqëror deklaron të qenit anëtare e LSI-së.

Në Berat, Kryemadhi dhe Meta kandidojnë Ilir Oboni, i diplomuar për drejtësi tek ‘Kristal’. Oboni ka bërë edhe një kurs 4-mujor për polic, ndërsa deklaron një diplomë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, diçka e çuditshme dhe e padëgjuar, pasi SHISH nuk është universitet. Ndërkaq, në Gjirokastër, nën siglën e LSI-së kandidon Erald Alika, i diplomuar në Universitetin ‘Kristal’, i shkrirë në 2014 nga qeveria ‘Rama’, pesë e të cilës ishte edhe LSI deri në vitin 2017.

Në Korçë, LSI kandidon edhe Pandi Janin, i cili thotë se është diplomuar në një universitet privat ‘Menaxhim Turizmi’, në Maqedoni. Ndërkaq, kryesuesi i listës së LSI-së në Kukës, Erblin Bulica, deklaron si arsimim ndjekjen e një kolegji profesional, ndërsa kandidatja e renditur e dyta, Fiqirete Çelaj deklaron ‘Bachelor’ për infermieri në një filanin e një universiteti në Kukës, pa specifikuar emrin.

Në Lezhë, kandidatja e LSI-së, Ertila Nikolli, e renditur e dyta në listë, është diplomuar tek ‘Kristal’. Tek ‘Kristal’ është diplomuar edhe kandidati tjetër Ded Ndreca, i dënuar në shkallë të parë për fshehje pasurie. Një tjetër kandidate e LSI-së në Lezhë, Algerta Shabani, rezulton e diplomuar tek Kristal-i. Edhe kandidati i fundit i LSI-së në Lezhë, Emiljano Gjonaj, është diplomuar tek Kristal-i, një universitet i shkrirë nga Ministria e Arsimit si kioskë dhe deformim i arsimit në Shqipëri.

Çuditërisht, një pjesë e kandidatëve të LSI-së me diploma të Universitetit Kristal kanë mbajtur poste të rëndësishme në administratë kur LSI-ja ishte në pushtet. Edhe pse një pjesë prej tyre kanë pak shanse të marrin e mandatin e deputetit, përfshirja e tyre në lista, i projekton ata për poste drejtorësh, nëse PD-LSI do të vijnë në pushtet.(Shqiptarja.com)

Klikoni emrin e kandidatit për të lexuar CV e secilit

DURIM HOCJARAMAZAN TOPUZIHYSNI CACAKEJDI MEHMETAJARBEN CUKOJUARD MYFTARAJETNOR KRAKULLIMARINGLEN-SHEHAJBESMIR GROPAFRANKO HATLIJABERINDA BULKUILIR OBONISINDI QAFLESHIPANDI JANIERALD ALIKADED NDRECAERTILA NIKOLLIERBLIN BULICAFIQIRETE CELAJ

14 komente në “CV-të e “intelektualëve” të LSI: Meta-Kryemadhi listë me ngelësa, persona me shkollë partie, të diplomuar tek Kristali dhe spiunë”

  1. Ed says:

    SHUME E THJESHTE
    MIZAT MBLIDHEN PAS MUTIT

    1. Kalec Dega says:

      Shume e thjeshte.Tituli pershkruan shqiptaret shume bukur e mire!

    2. Fieraku-nga muzeqeja says:

      @@Ed..Vejm nje “KOrrigjim” Mizat Ngecin ne Mjalte,..ke pare ndonje mize te Ngeci ne Mute…..thjeshte mbushin HUndet dhe ngopen me eren e tije..kjo eshte Banda e Metes dhe Monikes….qe ti kene nen-Kontroll,dhe ti kene Lolo-Xhandare…..
      Kush i voton keta Bastarde ???

  2. Kacurreli says:

    LSI = SHPK e hajduteve dhe injoranteve shqiptare.

  3. zgalem says:

    Meriton lavderimet dhe urimet me te mira , z. A. Doci Kam besim te vertesia e ketyre te dhenave . Mjafton ky shkrim , qe LSHI te vleresohet ne popull dhe zyrtarisht , parti pa sas nje lloj ideali , por e ndersyer per te pervetesuar pasurite e Shqiperise . Ja ka arritur ta realizoi kete vjedhje , midis te tjerave , se nuk ka ekzistuar nje shkrim i tille , kaq i drejtperdrejte dhe kaq i dokumentuar . Une si votus , mbaj qendrimin e duhur , kur shof se me ke kam te bej . Kishte fjale , por vetem fjale . Personalisht me pat thene nje shoku im ; U antaresova ne LSI, me tha ai . Kur shkova ne mbledhje u befasova , Njerez me gjerdane floriri , me byrzylike , me unaza , si ne ndonje sallon mbreteror . Ne fund te mbledhjes , qe duhet te jeshe i guximshem te quhej mbledhje , vinin spiunet , midis tyre dhe Babai i Metes , pyesnin , per mua si i ri , qe isha . Pyesnin , pa turp , pa cipe : Pse u antaresova une . Nuk e pata besuar shokun tim , por paska thene shume me pak se sa eshte realiteti . T’u lumte pena , Adriatik ! Zgalem

  4. Pavli Darjan says:

    Lefter Koka i PS ka diplomen e fillores dhe ..UNIVERSITETIT TE OHRIT !?!?
    Periudha: [ 1863 – 1444]
    Frekuentimi: Me anije nga Adriatiku/ Dron nëntokësor / bicikletë online]
    TEMA E DIPLOMES: Transplanti i vaginës së Gamiles së Shkretëtirës tek Gomarica e Sukthit
    AFTESI TE VECANTA: Lexon me vështiresi ne shqip por është ezber në gabelçen e folur
    Harron te kujtohet; kur kujtohet ka harruar per cfare duhet te kujtohet
    GJUHE TE HUAJA: ??????? [TALLNI BYTHEN JU?]
    HOBI: Përvetësimi i fondeve buxhetore, pronave publike, vreshtave dhe magazinave. Drekat qyl
    Kompjuter: Eshtë shtruar dy herë në spital se shtypi “Enter’ me kaptinë. Lobotami akute
    Titulli Shkencor: Sumëtelektual

  5. Ndue says:

    Inteligjecae leshe e lise e stervitur ne kampet e horrllekut nen udheheqen e Nafije fixhanit me udheheqesin e madh kokelopes hajdutit te cepanit

  6. nebiu says:

    Dihet qe LSI eshte parti hajdutesh me ne krye kryehajdutin Like floriri ky kapobande qe e bene president, eshte gangester politik vrases dhe hajdut.

  7. Ed says:

    O PAVLI. PO ME SHKRIVE SE QESHURI

  8. L'imperatore Diocleziano says:

    E mo shqiptar qe do votoni me 25 prill, e shikoni cfare peronalitetesh ka familja parti lsi?
    Per budallenjte e PD nuk flas, flasin ata vet me veprat.

  9. lazer says:

    Nuk kishte asnje me shkolle partie.Futja kot

  10. Juliano says:

    O shqiptar zgjohuni nga gjumi letargjik qe LSI do ti veje shqiptaret. A mundet qe kjo parti, t’ju ule inteligjencen tuaj, duke ju kerkuar te votoni njerez me diploma te dala jashte ligjit, ku pretendojne se kane mbaruar per jurist apo ekonomist apo ç’far do tjeter. Eshte ne turpin e shoqerise tone sot ne shekullin XXI, te pranojme njerez per te cilet ne kemi tridhjet vjet, per ti larguar nga pozicionet e larta ne qeveri e pushtet. Shikoni kryetarin e kesaj partie, meta ja mbaruar per ekonomi, por nuk ka libreze pune, shikoni kryetaren, moniken, nje karagjoze ku eshte paisur jo se ka mbaruar dhe eshte me titullin profesore. Atehere, ç’mumd te presim nga nji parti me njerez te ç’kualifikuar nga vet shoqeria jone intelektuale. Bandonojeni kete force poshteruese ndaj atyre qe sot ne do deshim te na perfaqesonin. Nuk ka me turp, dhe poshtruese per ne. Shqiptar, zgjohu,,,

  11. merrini te dy e hidhjani Korkodilave ti shqyejn
    vetem per kte mundet te sherbejn kto dy Kerma

  12. qytetar says:

    Ku na mblodhe moj kasolle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje