Nga Frrok Çupi
Njeriu nuk ka vetëm duar, madje duart i ka larg, në ekstremet e tij, në fund të krahut. Por ka dy kohë kur duart përdoren para organeve të tjera: Një herë kur janë stinët e të korrave dhe vjeljes; dhe, hera tjetër kur njeriu ngatërron duart me trurin.
Tani nuk ndodhemi në stinë korrjesh.
Konflikti që ndodhi në Elbasan mes një deputeti dhe një individi biznesmen e solli marrëzinë njerëzore deri në përzierjen mendje- duar.
Deputeti i hyri ‘vët e vët’ me të gjitha ekstremet e trupit- atij tjetrit; dhe ai tjetri e gërvishti afër kokës ku duhet të rrijë mendja. Mund të kishin hyrë në monologje edhe organe të tjera, si për shembull organet që përshkroi shkrimtarja amerikane Eva Ensler, në një përpjekje për të përshkruar revolucionin feminist…
Po këta e kanë mendjen në duar; edhe epshet e tjera i përqendrojnë në duar.
Po t’u funksiononin organe të tjera më të buta, siç përshkruan Ensler, presidenti i Republikës nuk do të përdorte grushtet dhe pështymën kundër policëve në një korridor pallati në Tiranë. Të pesë gishtat që janë ekstremi i krahut, për presidentin, dhe për deputetin, dhe për vulgarët e politikës,- janë vendosur shumë larg trurit; edhe nëse do të ulnin krahët, prapë gishtat këta tipa do t’i zhvendosnin në ndonjë organ tjetër, por jo në tëmtha.
Presidenti i Republikës, nga ku janë frymëzuar të gjithë heronjtë e dhunshëm, ka vetëm gishta. Shkrimtarja amerikane Eva Ensler që shkroi novelën ‘Monologjet e….’ organit, zor se do t’i kishte konstatuar Metës ndonjë nerv tjetër më të përdorshëm. Edhe kur bëri deklaratën më të egër politike mbi zgjedhjet e 25 prillit, Ilir Meta vuri të parët gishtat. ‘Do t’ua pres gishtat…!’, tha, kujtdo që ‘vë dorë mbi zgjedhjet’. E vini re se zoti president flet vetëm për zgjatimet ekstreme: gishtat dhe duart.
Të njëjtën gjë bëri edhe deputeti i Elbasanit, Boçi, kundër qytetarit Luca. Luca tha se ka edhe një organ tjetër të dëmtuar, por nuk e shfaqi; ndërsa Boçi tregoi vetëm duart. Edhe një zyrtar tjetër politik në Elbasan, Bylykbashi, nxori duart e kërcënoi me ‘mbytje, me duart e mia’ ndaj një deputeti tjetër socialist.
Në ditën e verës, dy grupe militantësh, nuk vunë në përdorim asnjë shqisë tjetër as para ballokumeve, por i hynë njëri tjetrit me duar. Partia Demokratike dërgoi në Elbasan zëvendës- kryetarin Bardhi, të cilin një ish deputet i PD e ka konstatuar si me zë ‘as burrë, as grua’; por me siguri edhe ky burrë i butë do të përdorë vetëm duart gjatë kësaj fushate.
Njësoj si organi i monologjeve i shkrimtares Ensler (që është vënë në skenë edhe në teatrin e Tiranës dhe Prishtinës), edhe në rastin tonë organi ‘dorë’ është kthyer në një organ që nuk flet më, por është vetëm një vend ku shkohet e nuk kthehesh.
Njerëzit do të ndjeheshin më mirë të shikonin, si me ‘turp seksual’ ‘Monologjet…’ e Evës në skenën e Teatrit, njëmijë herë para këtij organi që po përdoret tani. ‘Filani ka dorë!’, thonin dikur kur njoftonin rrezikun ndaj një të tërbuari. Ndërsa këta që kanë ‘dorë’ sot, ne i kemi o në presidencë, o në opozitë.
Në Teatër, spektatorët e Teatrit me ”Monologjet e …”, u ndjenë pak si të ‘turpëruar’ , ndërsa tani njerëzit po ndjehen të frikësuar nga organi tjetër, nga duart. Kemi tre dekada që shikojmë duar të frikshme në krye të shtetit; ashtu si edhe gjysmë shekulli tjetër në diktaturë që pamë vetëm duar me pranga. E si të mos kemi frikë?! Frika se mos vallë këta tipa një ditë do të kenë fuqi politike sa të na shkatërrojnë jetën me duart e tyre.
A nuk u kujtohet tmerri i Luftës së vitit 1997, 1998, 2011, 2019…, të gjitha me duart e këtyre u bënë. Të të rrahë Ilir Meta, ose edhe ata në Elbasan,- kjo nuk është gjë e madhe. Po sikur këta që e kanë hyjninë në duar, të kenë forcë pushteti që të urdhërojnë tanke e avionë kundër popullit?… O zot, mos! Një herë e kemi provuar në 1997, 98, 2011. Vlora është aty si dëshmi me duar të prera.
Duart e kanë monologun me veten, në kurmin e këtyre njerëzve mizorë e banalë, nuk ka organe të tjera.
…goodness Frrok…you are a privilege and pleasure to read…..
…thank you genius…
….#irralle
#shqiperiapahorraeardhmjaevendittone
…..kur ngaterron duart me trurin shpresoj te perdorim trurin e jo duart e keto sgjedhje se ndryshe do e pesojm nga keto “trima” qe kan filluar te zgjasin duret. Rrespekt z. Cupi
Si gjithmone shkrim i mire dhe isakte Te lumte Frrok
Te perdoresh fjalen eshte vlere qe qendron ne piedestalin siperor te virtyteve. Kete e misheron Z. Çupi.
Banditet nuk perdorin dot fjalen. Kete paaftesi mendore ata e zevendesojne me dhunen fizike dhe verbale, grushtet, perdorimin barbar te duarve. Se kush jane keta, e kemi pare nga presidenti, deri tek njerez ordinere si ai me emrin Luçiano. Keta jane pjese e pandare e nje tufe te madhe idiotesh dhe barbaresh.
O SA E BUKUR ME BERE TE QESH FALEMINDERIT FROK
SHUME E GODITUR
Tani fjaren “dora” zë endësojeni me fjalën “zorra” ose “zorra e trrashë” dhe rilexoni……
Shumë fort shkruan Çupi!
Shkruan edhe shumë thellë!
Por shkruan edhe shumë larg, dhe shumë afër, me konkreten dhe shembullin!
Shumë therrës Frok Çupi. Vazhdo keshtu!
Mos u ep nga trysnia e realitetit dhe mos ndrysho formë e brendi!
Rri Frok Çupi, si je. Vetja!
S
Bravo Frrok. Artikull ekselent. Ai profesori Luciano qe njihet per bemat e tij ne universitetin e Elbasanit per futje duarsh studenteve qe kane ngelur ne provime, apo per 150 euro per te marre provimin, po me duar i merr. Por skena e nje profesori duke qelluar nje burre 60 vjec te bllokuar nga duart eshte akti me i paturpshem ne histori per nje profesor te cilit nuk i mjafton as ndjesa publike, as pjesa e jetes qe i ka mbetur per ta shlyer ate turp para qytetareve Elbasanas te cilet sapo kane pare videon dhe duart e tij duke futur celularin e vjedhur ne xhep e kane fshire nga listat. Ky turp eshte i ngjashem me turpin e Sahit Dollap molotovit naten e sulmit me molotov nga opozita rrugore qe vrapoi si frikacak i mjere qe do ta kishte zili cdo hajdut i botes , per tju larguar oficerit te policise qe e njohu Sahitin e maskuar.Dhe turpi ska fund. Kete tropojan te rrezuar ne menyren me te turpshme si hajdut ne rruget e Tiranes duke ju larguar policise shkoi dhe e vizitoi po ate nate Habib Burgiba.Pra turpi i ngelet te turperuarit. Ky Aurrel nazist Bylykderri vetem uniformen e nje oficeri nazist ka mangut dhe kryqin e thyer ne gjoks se shpirtin e ka si oficer SS e keni degjuar cfare fjalori nazist perdor, ai organizoi dhe perleshjen diten e veres. E pra keta jane monstrat qe kerkojne me cdo kusht pushtet por me 25 prill populli do u thote ndal njehere e pergjithmone.Fitorja spektakolare e gjigandit duket shume qarte ne 4 sondazhet e fundit dhe fundi apokaliptik i Nafije dybekut te leshelise eshte i pashmangshem me 25 prill.
Nuk dime gje nga vjen mendimi
Dhe cili organe bene komandimin
Per te bere nje eksperienc te ralle
Kemi gjetur nje deputet palle
*
Si nga mendja dhe nga trute
Profesor elbasani dhe hajdut
I merzitur dhe pak i turperuar
Ne lokal na e kishin ofenduar
*
Mendja dhe duartat ju ngatruan
Kur shpirtin te shkretit ja trazuan
Eshte shume i zoti dhe profesore
Sja kalon dote ujin nen rogoze
*
Mendja u thote duarve levizni vet
Se une se beje dote jame deputet
Prandaj zbaje aspak pergjegjsi une
Fajin e ka mendja qe i futi ne pune
*
Azgje skuptova kur telefonin mora
Prandaj ne polici nuk e dorzova
Por dhe ai cmute bisnesmen
Nje telefon tjeter pse nuk blen
*
Po nuk pati mundesi ja blej une
Por vetem kure te filloje pune
Shancet i kame dhe jame i ri
Mundet te mare dhe ministri
*
Prandaj o popull beje meshire
Se ate dite nuk kame qene mire
Ne qoftese nuk e kuptoni dote
FRok Cupi kete mund tjua thote
*
Kjo ishte nje gje e ngatruar
Kush mi levizi ato mute duar
U nuk beje sic populli thote
Mbaje dy duarte per nje koke
*
Bisnesmeni Luca ta dije mire
Ne elbasan po na bene krim
Njerzit ate e duan ca si shume
Dhe ne kjo gje na prish pune
*
Ai ka four me Salen vete
Si ta shkatrojme ate bisnes
Se per ate ai eshte i pare
I nadane gjerat me kandare
respekte je gjeni vetem me njerez si ju shqiperia behet
Kur lexon Frrok Cupin mendoj qe ka akoma shprese
Si gjithmon brilant Frrok Çupi artikull i shkelqyer , kemi nevoj , po shum nevoj , sot me shum se kurr per patriot dhe intelektual klasi e te ndershem rrespekte Frrok Çupi .
Thone qe njeriu gjatë jetes behet dy herë femijë.
Nje herë kur ka moshën.
Nje herë ne pleqeri.
Dhe shoku frrok qupi eshte fiks ne kete moshę.
Ne moshë e femijerisë se dyte.
Ne te vertetë burrat me thinja njihen si njerëz te mençur por ky nuk eshte rasti i frrok qupit.
Frrok qupi eshte kthyer ne gen.
Eshte kthyer ne rrenjet e tij.
Eshte kthyer ne mirditorin e pabesë qe pasi hante darke te miku pas mesnate qohej dhe ose shkonte te oda e grave ose kerkonte diçka per te vjedhur.
Dhe kjo ne te shumten e rasteve i kushtonte jeten.
Pra ky asht frroku.
Bukëshkalë dhe i pabesë.
Pavarësisht se më perpara ka pre ne besë nanën parti.
Sepse nga krye redaktor i “zerit te popullit” kaloj tek RD.
Te ketë qene ky kalim vallë nje lloj spiunazhi nga nana parti ???
Faktet po tregojnë që po.
Por tashmë frroku eshte nje limon i shtrydhur qe nuk i duhet gja as dreqit.
Shyqyr qe u gjet dikush qe ti botojë ndonje budallallëk deri më 25 prill se ma vonë nuk do ti pinë ujë më keto perralla
Frok, e respektoj mendimin dhe shkrimin tuaj, si gjithenje ne lartesine e duhur, por sonte, dikush nga Shqiperia me rekomandoi te shikoja nje video ne Youtube te pergatitur nga Alma Çupi ne 19 janar 2919 ne tv 50′. U be shkak Luçiano Boçi me Gjergj Lucen. Te theme te drejten me ka suprizuar Gjergj Luca dhe nje maskara si Luçiano Boçi te prek me dore nje njeri te tille , do te thote se vendi im, i dashur Frrok, ka mbaruar ne qoftese ai njeri behet prape deputet. Dhe jo vetem ai, por dhe ata qe jane nje parti me te. Gjergj Luca, nje bisnesmen fantastik, i paharritshem qe konkuron tregjet e botes qe nga vendet skandinave e ne Japoni, njeri me mendje universale per ate qe ka bere dhe ndertuar qe une sot e respektoj si te ishte i ardhur nga qielli e jo nga Toka. I biri Ndrec Luces, artistit te madh tonin. ta prek me dore Luçiano poshtersia?! Ja, çfare ka bere per shqiptaret Luçiano dhe çfare ka bere Gjergj Luca?! Ne qoftese nuk e keni pare, shikojeni dhe do kaloni 50′ te mrekullushme duke pare drite shprese per te ardhemen e vendit me keta njerez! Nuk e di ne ka te tjere si ai Shqiperia. Dhe ne na perfaqesojne ne parlamentin e popullit demokratik keto fytra te poshtra qe vetem poshtersira shikojme. https://www.youtube.com/watch?v=iLs9u9aQVFw
Omg! You are the One! Je I
Mrekullueshem! Je Ti dhe Mero Baze qe i lexoj me endje shkrimer tuaja…. Cfare gazetarie! Mahnitese’ Vazhdo se I ke rene kokes banditeve! Fat qe te kemi, duhen disa si ju me kete pene marramendese!
Hahahah qupi.ka 200 vjet qe eshte krijuar alfabeti shqip.dhe keto shpellare,prap ç I thone q.imagjino te ndryshojne gje tjeter keta.
Sa bukur e ke thene mor Frrok : “njeriu ngaterron duart me trurin”. Te ngjane me shprehjen “mos ta ndryejme rinine si koshu nen pule”. Megjithate ato qe ngaterrojne duart me trurin jane me te pranueshem se disa qe ngaterrojne trurin me b*then. Me sakte perdorin b*then ne vend te trurit.
P.s. Mos mendo se ne shprehjen e fundit kam komentuar per ty.
Nuk gjej fjal per te falenderuar zoti Frok.Thellsia qe trajton kta halabak politikan dhe kriminel ordiner,qe per fat te keq ,kan ne dor fatet e njerzve padyshim qe te jep vendin e pare dhe flamurtarin ne demaskimin
e ksaj flame te vetquajtur pd qe kerkon te ktheje atdheun ton 500 vjet mrapa ,te l.dugagjini.
Respekt z.Frok Cupi