Kosova e veshur me flamurin serb, Rama ironi me Vuçiçin: Ai shoku në Beograd luan me kukulla…

20 Mars 2021, 12:37Politika TEMA

Pas fotos së publikuar në rrjetet sociale të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Ai shoku në Beograd luan me kukulla në Facebook. Publikoi një hartë leshi” – mësohet të ketë komentuar shefi i ekzekutivit shqiptar nga Kukësi ku po vaksinohen 250 mjekë nga Kosova.

Vendosja e flamurit të Serbisë, mbi hartën e Republikës së Kosovës, nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ngjalli reagime të shumta.A i, e quan si masakër ndaj serbëve të Kosovës atë që ndodhi në Mars të 2004.

17 vjetorin e trazirave, Vuçiç vendosi ta përkujtojë me një fotografi kontroverse që ngjalli shumë debat në opinion publik.

Ai në profilin e tij zyrtar në Instagram ka shpërndarë një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë duke shkruar krahas saj se më asnjëherë s’do të lejojë të ndodhë përsëri një ngjarje e tillë.

2 komente në “Kosova e veshur me flamurin serb, Rama ironi me Vuçiçin: Ai shoku në Beograd luan me kukulla…”

  1. ERTV says:

    O artist ? pikturist.
    O “politikan” I madh I kalibrit europian.
    Lëri demagogjite dhe lojrat.
    Po thuaj qershinë ? Oltës te çoj ankesë në OKB. EU, NATO.
    Cënim direkt I rezolutës 1244 njohur dhe firmosur.
    Tentativë cenimi dhe rrezik i prishjes së paqes në rajon…
    Si dhe paralelisht filloni përgatituni ushtarakisht bashkë me KS se vetëm ashtu ju tregohet vendi.
    Se sa për “diplomacinē” tënde o gjigand, veç ty të duket klasi….

  2. Dorian says:

    Qendrim i duhur ne kohen e duhur. Vellezerit tane kosovare duhet te ndjehen te sigurt, se ashtu sic i mbeshtetem kunder bandes gjsklstsre te “Kasapit te Ballkanit” Milloshevich dhe Gebelsit te tij, Aleksander Vicic, ne vitin e zi 1999, do t’i veme perseri gjoksin e mbrojtjes se lirise, pavaresise dhe teresise tokesore te Kosoves dhe Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje