Kryeminstri Rama është shprehur nga Kukësi se në këtë qytet ka një tifozllëk të verbër, duke theksuar se nuk mund të jesh tifoz i një partie, siç je me një skuadër futbolli.
Gjatë prezantimit të ekipit të kandidatëve socialistë të Kukësit, kryeministri tha se me emra si Saliu, Iliri e Monika, nuk shkohet gjëkundi. Ironi pati edhe me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi.
“Këtu jemi në Kukës dhe ka një tifozllëk të verbër. Të jesh tifoz i verbër në ato 30 minuta kur luan skuadra jote është okay. Kukësi me Barcelonën, je me Kukësin, me Juventusin je me Kukësin. Kur mbarojmë ato 90 minuta jeta vazhdon. Në atë që vazhdon nuk mund të jesh tifoz i një partie, siç je me një skuadër futbolli. Një parti që bën të humbasësh shanse, të humbasësh mundësi, kohë dhe vite ndikon në jetën tënde drejtpërdrejtë.
Është shumë e habitshme me tifozllëkun partiak sepse normalisht sipas meje kur njeriu në këtë kohë që nuk është koha e dikurshme e fanatizmave politikë, por është një kohë prakticiteti, njeriu kur voton duhet të bësh një zgjedhje. Është njësoj si zgjedhja kur bën për hidraulikun kur ke probleme në shtëpi. Ti përpiqesh të zgjedhësh atë që ta bën më mirë punën, nuk nisesh me kë është. Kështu duhet të ndodhë. Nëse shohim skuadrat edhe në Kukës është habi si mund të zgjidhet skuadra tjetër.
Nuk dua të hyj në emra se dalin e teprojnë ata që janë udhëheqja e skuadrës konglomerat që kemi përballë, që nga Saliu, te Ilir, Monika, Mediu, Idrizi, Gon Duka, Mesila, Nard Ndoka, Paloka, domethënë ku shkohet me këta emra. Dulja, është hata e madhe. Vetëm për punë nuk janë se po të ishin do e kishin treguar. Dakord për të pirë një gotë me ullinj, natyrisht që Dash Shehi është i lezetshëm, por deri te gota e dytë, jo te gota e tretë se nuk kuptohet”, tha Rama.
Rama meret me Dashin se e ka frike per ca vota qe mund te marre ne Tirane…mesa duket nuk e bleu dot si Bamke Qyrollarin….cka tregon se Dashi eshte me karakter, ndersa Bamir Topi eshte lehture…plehre.. Kryetar partie qe nuk garoi asnjehere ne zgjedhje.. shembull per gines..
Perse vallë Rama nuk thotë asnjë fjalë për grabitjen e kompleksit Partizani,
për Gërdecin,për 21 janarin,dhe për krimet e tjera por çdo dy ditë na bën ironi me gotën e rakisë së Shehit ?
Kam përshtypjen se të merresh me mezet e dashit nuk ka asnjë rrezik serioz,
kurse me çështjet ku mafja ka vrarë popullin e varfër më mirë te bësh sikur nuk sheh dhe indiferentin.
Gota e rakisë dhe mezet me ullij,deri sot nuk kanë bërë asnjë viktimë në popull.
Rama,Basha,Meta dhe berisha janë e njëjta gjellë por kur nuk ke asgjë për të ngrënë,duhet të pranosh atë që është.
Shume e sakte zoti Rama jam shume dakorde me ty, por verioret gjykojne me fise kane koken me guajne nuk depertone asgje.
Tamam , tifozllek , pikerisht tifozllekun ne votime kemi praktikuar , me menyren si kemi votuar ngjer me sot , nukse kemi zgjidhur problemet tona , por kemi zgjidhur problemet e individeve politik . Kudo ne shtetet Evropiane , nukse zgjidhet — votohet– njeriu por zgjidhet –votohet — programi , me i miri dhe me i besushmi se do mund te zbatohet , dhe ta coje shoqerine ne perparim . E vetmia mundesi qe populli ti beje mire vet–vetes eshte , perdorimi me efektivitet te plot –i votes , si e vetmia force paqesore qe disponon — , perjashtuar revoltes dhe rrevolucjonit , ne rast te perkeqesimit te gjendjes ekonomike socjale dhe shoqerore . Kushdoqoft ne pushtet , nese populli sillet korrekt me kerkesen e llogarise ndaj pushtetareve — zbatimin e programit , te cilin ka votuar — , per nje jete me te mire . Qeveritaret jan te detyruar , ose te realizojne programin –ngritjen e nivelit te jeteres per popullin , ose te dorezojne pushtetin , nene presionin e popullit ( Revoltave )
Keshtu qe jam dakort me konstatimin e z Rama , se ne jemi tifoze partishe apo individesh , dhe votojme si tifoze ..