Ngjitur me njëri tjetrin duke u rrezikuar nga pandemia, Bardhi: Në çdo fshat të Elbasanit mezi pritet dita e votimit

21 Mars 2021, 09:00Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u ndal këtë të shtunë në fshatin Godolesh të Elbasanit, për t’u takuar me banorët e për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tyre.

Bardhi deklaroi në rrjetet sociale se mbështetja e qeverisë për ta ka munguar. Sipas tij, ata mezi presin 25 prillin për të bërë ndryshimin përmes votës.

“Në Godolesh si kudo, ka njerëz punëtorë që ia kanë dalë të mbjellin tokat, të krijojnë ferma të vogla e të marrin prodhim.

Vështirësia nis aty ku duhet të shfaqet qeveria. Të braktisur totalisht, kanë probleme me rrugët, nuk marrin subvencion, nuk shesin dot atë që arrijnë më mund e me djersë, e nuk marrin dot një leje për të ndërtuar a zhvilluar pronën.

Në vend që të ndihmojë, qeveria bëhet pengesë. Kjo ndryshon më 25 prill, dhe kjo ndihet në çdo takim. Në çdo fshat të Elbasanit, mezi pritet dita e votimit”, deklaron Bardhi!

5 komente në “Ngjitur me njëri tjetrin duke u rrezikuar nga pandemia, Bardhi: Në çdo fshat të Elbasanit mezi pritet dita e votimit”

  1. Endri says:

    Nje top te madh do merrni edhe kesaj here. Mjafton te shohesh figurat si puna jote dhe njerezit votojne perseri PS

    1. Gjakovari says:

      O Endri endri nuk është puna çka do marrin por çka do Japan. E çka do japin, unë po të them nga praktika e zgjedhjeve në Kosovë se shumica e këtyre fotogjenëve do i japim me së paku 500€. Ndërsa Gazmeni apo kushdo qoftë do e married një falemderim na mjeksi apo farmacisti.

  2. Xha Sulo says:

    Shkoi shpeshe ne Llinxhe te Elbasanit se kam shume shoke e miqe atje. Ne te gjithe ate Zone, ket BQ e Kavajes e shoqeron si Krahe i Djathte Aleks Gjyla, njeriu me i urryer ne ate Zone, ky Aleksi me pare e ka pas Emrin Enver, por e ndryshoi se kishte aq shume denoncime per : Vjedhje, Perdhunime, provokonte njerezit aq shume sa e rrihnin, dhe ky si Legen qe eshte i kallezonte ne Polici, pastaj i kerkonte Leke per te terheq Kallzimet etj Kush nuk me beson, te futet ne Fcb e Aleks Gjyla, dhe te shohi Fotot e Bardhes me Aleksin, ose kush ka mundesi te shkoi ne Drejtoria e Policise Elbasan, dhe te shohe me te Dy Emrat Enver dhe Aleks Gjyla cfar Plehre eshte ( gjithmone nqs Policia i jepe, sepse tani nga qe eshte zhytur keqe ne llume, Policia e ka bere Bashkepunotore ).

  3. Hessen says:

    Mezi po presin qe te shporresh ti e te mos te ta shohin me surratin.

  4. Beni says:

    Gazmenda si po ja kalo me çunat e elbasonit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje