Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

22 Mars 2021, 12:01Rajoni TEMA

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri. Pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputeti Glauk Konjufca me 69 vota pro.

Deputeti i Vetëvendosjes e ka pasur synim mbajtjen e këtij posti që në qeverinë Kurti 1, por në atë kohë nuk u arrit dakordësia me aleatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Tashmë Konjufca do të mbajë postin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa pritet që të prezantohet dhe qeveria e re në Kosovë.

Po ashtu sot janë zgjedhur dhe nënkryetarët e Kuvendit në legjislaturën e tetë. Nënkryetarët janë: Saranda Bogujevci nga LVV, Bedri Hamza nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK me 107 vota pro dhe 6 kundër.

Me 91, 6 kundër dhe 10 abstenim janë zgjedhur dhe 2 nënëkyetarët e Kuvendit nga kominitet e tjera jo shumicë, Sllavko Simic dhe Bekim Arifi.

2 komente në “Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës”

  1. Likja says:

    ORE CA EMRI DHE MBIEMRI ESHT KY MER JAHU…GLAUK KONJUFCA…

  2. dritan says:

    Tani qe partia e kok shtremtit Albin Kurti eshte ne pushtet do te vazhdoi me bomba molotov……??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje