Hungaria i hap derën vaksinës së re kineze, thotë se shmang rastet e rënda deri në 95%

22 Mars 2021, 21:45Bota TEMA

Hungaria po shndërrohet gjithmonë e më shumë në hyrjen kryesore në BE për vaksinat ruse dhe kineze.

Pas lejes për vaksinën ruse Sputnik V dhe kinezes Sinopharm, disa javë më parë, tashmë vendi i drejtuar nga Viktor Orban ka vendosur t’i japë mirëseardhjen një tjetër vaksine të ardhur nga vendi aziatik.

Bëhet fjalë për vaksinën me emrin shkencor Ad50-nCoV, por e njohur me emrin e prodhuesit të tij, kompanisë farmaceutike CanSino Biologics.

Hungaria është vendi i parë europian që përdor këtë tip vaksine, ndërkohë që edhe Meksika dhe Pakistani i kanë dhënë dritën jeshile.

Sipas studimeve, ende jo të miratuara nga organizma si Agjencia Europiane e Barnave, vaksina që parashikohet  me një dozë të vetme ka një efikacitet të 65, 28% pas 28 ditësh nga injektimi, ndërkohë që shmangia e rasteve të rënda dhe vdekjeprurëse shkon deri më 95%.

1 komente në “Hungaria i hap derën vaksinës së re kineze, thotë se shmang rastet e rënda deri në 95%”

  1. Jo Europistanit!!! says:

    Jo Po do rrije me meshiren e Te felliqurve Te Europistanit. Britania vaksinon me shume ne nje dite se 12 vendet me Te media Te EU. Europa e Bashkuar eshte nje deshtim spetakolar. Shqiptaret duhet Te ndergjegjesohen e ti thone jo Bashkimit Europian. Hungarezet po tregojne qe Kane guxim dhe jane shtet serioz jo republike bananesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje