“Pandemia në BE do të vihet në kontroll brenda muajit korrik”.
Këtë pohim e bëri komisioneri për Tregtinë e Brendshme në BE, Thierry Breton, sipas të cilit nëse duhet marrë parasysh një datë simbolike ajo do të ishte 14 korriku.
“Gjithnjë nëse dërgesat e vaksinave i përmbahet kontratave”, pohoi komisioneri. Sepse sipas Breton, BE e di që kjo pandemi ka vetëm një zgjidhje që mbetet vaksinimi i popullatës.
Deri në qershor blloku do të furnizohet me rreth 350 milionë doza vaksinash.