Gjyqtarët rrihen me grushte: Skandali në gjykatën administrative të Vlorës

24 Mars 2021, 16:02Kronika TEMA

Gjykata Administrative e Vlorës është futur në një ngërç që po pengon punën me proceset gjyqësore për shkak se dy gjyqtarë janë në konflikt mes tyre.

Përplasja fizike mes tyre është filmuar nga kamerat e sigurisë së gjykatës administrative të Vlorës dhe video ndodhet ende në serverat e kësaj gjykate. Të kontaktuar nga Top Channel, drejtuesit e gjykatës thonë se videon mund ta marrë vetëm prokuroria nëse ka një hetim për ngjarjen.

Përplasja fizike mes gjyqtarëve, Bevis Shehaj dhe Ken Dhima ka penguar edhe punën e gjykatës. Burime nga gjykata i thanë Top Channel se gjyqtarët që kanë zyrat në të njëjtën ndërtesë dhe fare pranë, kur kanë gjyqe në të cilat duhet të jenë bashkarisht, komunikimin e mbajnë nëpërmjet postës. Edhe pas këtyre incidenteve dhe sjelljeve prej adoleshentësh, gjyqtarët në fjalë vijojnë në të njëjtën situatë pa asnjë masë ndaj tyre. Shkaku i përplasjes janë disa vendime gjyqësore të cilat mesa duket kanë interesa përtej atyre ligjore që për t’u zgjidhur po përdoren edhe grushtet.

Gjyqtari Bevis Shehaj ka dhënë një vendim në vitin 2020 për të përjashtuar si gjyqtar kolegun e tij Ken Dhima nga një çështje gjyqësore për një konflikt pronësie në një pallat të ri në Lushnjë, e më pas Ministria e Drejtësisë ka marrë një ankesë nga pala tjetër në konflikt kundër gjyqtarit Ken Dhima dhe ndaj tij ka hapur një hetim disiplinor. Hetimi është hapur me muajin shkurt dhe gjyqtari bën përgjegjës kolegun e tij Bevis Shehaj. (tch)

14 komente në “Gjyqtarët rrihen me grushte: Skandali në gjykatën administrative të Vlorës”

  1. Kozmo says:

    CFARE TE FLASESH PER KETA DY GARIPA. KETA QE DUHET TE DENOJME DHUNEN.
    TURP, VETEM NE SHQIPERI NDODHIN SKANDALE.

    1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      Kjo eshte rraca bastarde turkoshqipfolese keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj… pune arabesh varu kkkkkkk.

      1. Taulant says:

        produkt pedofilie dil nga manastiri se mbete duke vjell vrer plehr.

    2. k says:

      Po të jenë burra,nxjerrin pistoletat.Jo si presidenti që vetëm shan dhe shtyr policët.

  2. qytetar says:

    Pse me grushte !.
    Me mjete rrethanore me mire.

  3. mondi sh........Tirane says:

    Si e shikon kete inspektoriati larte i drejtesi.Ne asnje cast nuk duhet te heshti.Qytetaret shkojn ate per te dhene drejtesi sipas ligjit dhe ato qe punojne aty duhet te jen shembull per sjellje e zbatim te ligjit jo te japim shembuj te perdirimit dhunes ne orarin e punes turp turp.Behen abaliza per punen e tyre nga inspektoriati qe vonojne vendimet dhe nuk respektojne kohen e gjykimit po te jesh aty vetem njerez qe jane cktuar ora e pranise ne gjykate dhe presin tek dera me ore te tera pa ju respektuar koha e lajmeruar .Inspektoriati duhet te marri masa per keta gjyqtar qe nuk jan te pershtatshem per te dhene drejtesi dhe shembull te komunikimit te mire ne mes tyre dhe publikut.

  4. Kinom says:

    Pse akoma vazhdo ky I koruptuar Qen Dhima ne gjykate turp per Ministrine e drejtesise.

  5. Edmodi nga vlora. says:

    Si e shikon kete inspektoriati larte i drejtesi.Ne asnje cast nuk duhet te heshti.Qytetaret shkojn ate per te dhene drejtesi sipas ligjit dhe ato qe punojne aty duhet te jen shembull per sjellje e zbatim te ligjit jo te japim shembuj te perdirimit dhunes ne orarin e punes turp turp.Behen abaliza per punen e tyre nga inspektoriati qe vonojne vendimet dhe nuk respektojne kohen e gjykimit po te jesh aty vetem njerez qe jane cktuar ora e pranise ne gjykate dhe presin tek dera me ore te tera pa ju respektuar koha e lajmeruar .Inspektoriati duhet te marri masa per keta gjyqtar qe nuk jan te pershtatshem per te dhene drejtesi dhe shembull ter komunikimit te mire ne mes tyre dhe publikut.Komenti jepet sapo u kexua shkrimi

  6. Altin says:

    Valona vëdhá

  7. Xha Mezini says:

    Jo Ken Dhima por Krenar Gjoka se i ka shkembyer me emer dhe mbiemer tjeter

  8. Vlora 9 says:

    Respek per gjyqtarin Ken Dhima! Pa asnje lloj njohje, pa asnje lloj kontakti dhe pa asnje lloj nderhyrje ne nje proces gjyqesor qe pata me te, dha nje vendim te drejte te cilin e konfirmoi te tille edhe gjykata administrative e apelit Tirane. Bile edhe avokati im ne disa seanca nuk mori pjese. Edhe sot pas 4 vjetesh me kete gjyqter nuk kemi patur rast te takohemi. E falenderoj me kete koment per dinjitetin e treguar ne ushtrimin e detyres.

  9. Outspoken says:

    Nga sa duket, Drejtesia e Dhimes i ben reaksion Shqipfolesve Joshqiptar!!!
    I uroj sukses Shqiperise edhe zotit Dhima !
    O rrace Tallavaje per 45 vjet njerez si Dhima ju Ndryshuan dhe ju futen ne Shtepi dhe ju than se nuk duhet te beni sex me Gamorin dhe me kushuriren e pare dhe te dyte e te trete
    Por ju o kafshe po Vazhdoni te njejtin Zulllum ,
    PisMilet

  10. Zylo says:

    Shqiperia po ndyshon eshte dhuna qe na bashkon ne rruge ne parlament ne gjykate kudo.This is the miracle of freedom thoshte maloku qe ka 30 vjet qe nuk zbret nga kali.Te mendosh te rrish ne kete vend,te ikesh naten pa dale dielli.Keta jane figurat qe e marrin vendin me €.£$.ske cfare te presesh.Ose vdis ketu ose ik prej ketu

  11. toni says:

    ken dhima alias krenar gjoka shok i shkelzenit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje