Batalioni i II i këmbësorisë së Forcës Tokësore është një hap më pranë mekanizimit të plotë të tij. Qeveria e SHBA dhuroi 29 mjete të reja, të blinduara, shumëpërdorimshme dhe me lëvizshmëri të lartë (Humvee) për këtë strukturë të deklaruar në NATO.
Ministri Peleshi falënderoi SHBA për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për modernizimin e FA, trajnimin dhe arsimimin e efektivëve tanë. “Ndihma materiale, teknike dhe modernizuese e SHBA, i ka dhënë dhe u jep ushtarakëve tanë më shumë fuqi, forcë dhe efektivitet në operacionet brenda dhe jashtë vendit.
Në sajë të kësaj ndihme, ata janë më të trajnuar për të përmbushur me sukses pothuajse të gjithë spektrin e misioneve dhe detyrave. Kjo mbështetje e vazhdueshme e fuqishme dhe thelbësore ju ka dhënë veçanërisht trupave tanë të angazhuar jashtë vendit më shumë besim, siguri dhe dinjitet në krye të detyrave të tyre.
Modernizmi i teknikës dhe i pajisjeve duke filluar me mjete komunikimi detare, ajrore, mjete të blinduara dhe pajisje të tjera luftarake tokësore, mjete të mbrojtjes kimike e të tjera, ka qenë domethënëse për FA. 29 mjete të blinduara dhe armatimi luftarak për të cilat jemi mbledhur sot në ketë event sigurisht që nuk janë dhe nuk do të jenë të fundit.
Kjo ndihmë dhe mbështetje për forcimin e muskujve ushtarakë të dy prej njësive tona kryesore siç janë batalioni i II dhe ai i Forcave Speciale është shumë më tepër se kontributi real dhe konkret rritjen e kapaciteteve të tyre operacionale luftarake. Kapacitetet tona janë kapacitetet tuaja, janë kapacitetet e aleancës, FA shqiptare do të jenë gjithmonë me ju gjithmonë me aleancën në mbrojtjen dhe sigurimin e vlerave tona të përbashkëta.”- iu drejtua ministri Peleshi ambasadores së SHBA, Yuri Kim.
Nga ana e saj, ambasadorja Kim tha se dhurimi i mjeteve të reja kontribuon në transformimin e batalionit të II të këmbësorisë, nga një batalion i lehtë, në një batalion të mekanizuar.
Diplomatja amerikane u shpreh krenare që Shqipëria i përgjigjet detyrës, duke qenë gjithmonë në krah të SHBA, pavarësisht sa të rrezikshme janë misionet, pavarësisht sa larg shtëpisë. Dhurimin e 29 mjeteve të reja, ajo e konsideroi si një donacion të rëndësishëm në prag të “Defender Europe 21”, stërvitjes ushtarake më të madhe në Evropën Juglindore.
Mjetet e reja të dhuruara nga SHBA do të përdoren kryesisht nga batalioni i II i këmbësorisë në Forcën Tokësore, i cili është një strukturë në gatishmëri dhe dispozicion të Aleancës për t’u dislokuar kudo dhe kurdo.
Kukumjacka i ra bilibilit me fillu Gara !
Pytja oshte ; Ne cilen Karrove o mcef lyli-lyli ?
Hahahahahaha .
Nji lajm qe jepet disa here ,per te shplare Mutin e Krimineleve ber Mullar me kte Shurren qe thrret Lyli-lyli !?
Na duhen edhe disa evione phantom 35 gjujtes bombardues
Sh flm per SKRAPIN!
Keto mjete jane shume te vjetra dhe eshte shume turp qe te behet nje show i peshtire dhe i neveritshem per SKRAP!
Hummers u nxoren jashte perdorimit gjate luftes te Iraqut:
Jo te sigurat,jo eficente dhe jashte zakonisht te pa perdorshme ne situata lufte!
p.s Nuk jame kundra donacioneve nga aletet tane ne NATO,por jo per SKRAP te kohes te baba Qemos!
Keto mjete i kane ne perdorim edhe shtete te tjera te NATO ‘s mos do fjalen e fundit te shkences ore “zoteri” I “ditur” , mgjth keto jane ndihma falas po pate byth tregu eshte plot..
Thank you for the help..!
hummers prodhohen akoma per ushtrine amerikane dhe NATO o kokloqe
Aq sa ceshte nr i furgonave te viteve ’70 qe na kane sjelle keta ne 30 vjet, Kina na sillte avjone reaktive, tanke e rraketa, brenda dy diteve. Per te mos folur per miljarda dollare teknologji, fabrika, baza ushtarake dhe impiante industriale qe kinezet investonin ketu!
Po te kesh parasysh avjonet plot me dollare qe fluturojne perdite nga Shqiperia e vjedhur ne drejtim te gojes se mafjes se financave te amerikaneve, keto maqinat jane “ndihme e madhe”.
Ushtrine e kishim edhe e shkaterruam. Tani “aleatet” tane na e ndalojne me shantazh dhe dhune vetmbrojtjen. Na ” mbrojne” ata. Keshtu i duan lepujt dhe laviret. Qe te ulin breket dhe te mendojne si duan padronet.
Ne fund te fundit ce duam ushtrine?!
Per te mbrojtur pronat e Janullave, grekut, turkut, Vatikanit, Shkerdheneve dhe Shkerdhitave?! Se Shqiperine per tebrojtur nuk ka ngelur me! E shqyen!