FOTOT: Sa i rrezikshëm është arsenali ushtarak i Koresë së Veriut?

25 Mars 2021, 12:31Bota TEMA
FOTOT: Sa i rrezikshëm është arsenali ushtarak i Koresë

Dy raketat balistike të lëshuara së fundmi nga Koreja e Veriut, u pa nga ekspertët si dëshmi se arsenali ushtarak i Kim Jong-un është në rritje, dhe kjo përbën kërcënim për Korenë e Jugut, Japoninë dhe madje edhe kontinentin e SHBA-së.

Koreja e Veriut mund të ketë më shumë se 60 armë bërthamore, sipas vlerësimeve të analistëve, dhe ka provuar me sukses raketa që mund të godasin edhe Shtetet e Bashkuara.

Veçanërisht Japonia e konsideron Korenë e Veriut si një kërcënim të madh ndaj sigurisë dhe paqes në vend, pasi ushtria e Kim Jong-un ka demonstruar më parë se ka madje edhe bomba të barabarta me madhësinë e bombës së Hiroshimës, që vrau 70 000 njerëz.

Tetorin e kaluar, Koreja e Veriut shfaqi raketën e saj më të madhe deri më tani, në një platformë lëvizëse gjatë një parade ushtarake, aftësitë reale të së cilës mbeten të panjohura.

Koreja e Veriut ka testuar me sukses bombat bërthamore në gjashtë raste, në 2006, 2009, 2013, dy herë në 2016 dhe në 2017, që në çdo provë janë rritur në fuqi, deri në 250 kiloton.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, ushtria e Koresë së Veriut përbëhet nga 4300 tanke, 2600 automjete të blinduara, 430 anije luftarake, 70 nëndetëse, si dhe 810 aeroplanë luftarakë.

Kur bëhet fjalë për armët konvencionale, ato të Veriut janë më të vjetra dhe më pak të avancuara, gjithsesi kërcënimi mbetet i vazhdueshëm, sidomos për Korenë e Jugut.

Përdorimi i të gjithë kësaj artilerie, së bashku me raketat bërthamore, padyshim do të shkaktonte një krizë të madhe humanitare.

4 komente në “FOTOT: Sa i rrezikshëm është arsenali ushtarak i Koresë së Veriut?”

  1. oficeri says:

    Keta te hane mune, njesoj si Enveri yne nje here e nje kohe. I kane paraqitur keto teneqet e vjetra per konsum te brendshem, pasi e dine shume mire se ne se leshojne nje rakete te vetme kundra SHBA-se, do shfarosen nga faqja e dheut.
    Nga na tjeter SHBA ka sisteme te avancuara te monitorimit te hapesires se saj ajrore dhe kapjes se raketave.

  2. Hako says:

    Me shume se arsenalin ushtarak te Korese se Veriut, Koreja e Jugut i trembet shembjes se sistemit diktatorial.Sepse ne nje rast te tille, mbi 20 milion nga veriu do te mbushnin trotuaret e Korese se Jugut,pasi nuk mendoj qe do te zgjidhnin Kinen per te punuar dhe jetuar.Kjo ceshtje eshte shtruar per diskutim vite me perpara, prandaj Koreja e Veriut nuk ngacmohet dhe tolerohet vazhdimisht.

  3. Iliria e bashkuar says:

    Jepi NATO bashkoi 2 Korete e te shpetoj populli

  4. american16al says:

    Arsenali i korese veriut vetem demton fqinjet me sh, nje hap i gabuar i tyre do tu kushtoje cfarosje totale, nuk do te kene kohe t’i leshojne te gjitha ato qe kane.!!!
    Ushqe popullin se ne e vuajtem kete sistem me gadishmeei te perjeteshme dhe asnje nuk na hidhte qurret..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje