Nar Koka tallet me LSI dhe ndërhyrjet plastike në lidership: Janë bërë si lugati, të pyetet Baba Taku për kamerat. I ndryshon Silva

25 Mars 2021, 22:50Politika TEMA

Leonard Koka reagon pas akuzave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, ndaj nipit të tij, vëllait të ish-ministrit dhe aktualisht kandidatit për deputet të Partisë Socialiste Lefter Koka.

Ishte drejtuesja politike e LSI në Durrës, që ditën e djeshme pretendoi se kishte zbuluar dy kamera të montuara jashtë ambienteve të LSI-së dhe që sipas saj kishin për qëllim të filmonin kush hynte e kush dilte nga dera e kësaj selie. Elona Guri akuzoi djalin e Lefter Kokës si personin që kishte vendosur kamerat.

Por Leonard Koka, “kumbari” i famshëm i darkës së ngjalave Rama-Meta në 2013-ën, në një reagim për newsbomb.al nuk e kursen ironinë teksa thotë se “kamerat e LSI-së, janë bërë si lugati”.

“Të pyetet Baba Taku, se ai është mjeshtër”, thotë me ironi Koka, teksa shton se “LSI s’ka asgjë për t’i filmuar, se i bën Silva ndryshe nesër dhe të dalin pamjet e pavlefshme”, duke nënkuptuar ndërhyrjet e shumta estetike që të trasformojnë pamjen e jashtme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje