Njëri jetën, tjetri vdekjen! Dy karvanë makinash, me misione të kundërta

25 Mars 2021, 17:45Politika TEMA

Dy pamje live në rrjetet sociale, kanë rrëmbyer vëmendjen e njerëzve këtë pasdite, në pritje të nisjes së fushatës elektorale.

Dy karvanë me makina, të ndrishëm si në estetikë, edhe në mision.

Në njërën anë, karvani i autoambulancave, të cilat kanë transportuar 192 mijë dozat e vaksinës së siguruar nga qeveria shqiptare, nga Rinasi për në Institutin e Shëndetit Publik. Në mesin e Pandemisë, një sasi e tillë vaksinash është një super lajm, për të gjithë ata shqiptarë që duan të dalin më në fund nga tuneli i errët i këtij viti.

Karvani tjetër, ishte ai i makinave të Partisë Demokratike. Në pjesën dërrmuese makina dhjetëra-mijëra dollarëshe, me flamujt e PD nëpër dritare, duke na risjellë në vëmendje pamjet e vitit të largët 1997, kur makinat e demokratëve – atëherë më të vjetra – dilnin nëpër rrugë, me flamuj dhe tyta kallashnikovi jashtë, për të përshëndetur “rizgjedhjen” e presidentit Sali Berisha.

E nëse karvani i parë ka qenë në një mision për të shpëtuar jetë, i dyti ka bërë të kundërtën.

Shoferë dhe pasagjerë të makinave, kanë zbritur prej tyre në sheshin “Nënë Tereza”, ku pritej të niste mitingu i hapjes së fushatës së Lulzim Bashës.

Një “bombë” infeksioni.

Një ftesë për sëmundje në mesin e një pandemie.

Një mision për vdekjen, përballë misionit për jetën.

2 komente në “Njëri jetën, tjetri vdekjen! Dy karvanë makinash, me misione të kundërta”

  1. Toçkuklla Basha says:

    Parti majmuno fshatare

  2. Who says:

    Nuk te zë covidi me makine 80 000 euro e siper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje