Rama: Jemi në bisedime për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave anti-COVID

25 Mars 2021, 16:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se është në bisedime për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinës anti-COVID, në Shqipëri.

“Një kohësisht kemi nisur edhe bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinav, një fabrikë të teknologjisë së lartë që është një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë që bën edhe distrucionin Sonovax.

Një fabrikë prodhuese e cila do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë dhe do të jetë një pikë shumë e rëndësishme referimi për prodhime të cilësisë më të lartë.

Brenda 60 ditë por me një kalendar më të shpejtë sesa 60 ditë ne do të kemi 1.2 milionë doza plus, gjë që na mundëson shtrirjen e vaksinimit të në të gjithë territorin. Objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, ajo që duam është brenda majit, është që të kemi vaksinuar gjysmë milioni shqiptarësh. Sot që flasim kemi aktualisht 282 mijë vaksina në Shqipëri.

Ndërkohë që presim që këtyre vaksinave tu shtohen edhe 70 mijë Pfizer, 80 mijë AstraZeneca dhe po kështu 25 mijë të tjera Sputnik, që duke i bashkuar me 106 mijë vaksinat që janë në proces me BE-në bëjnë në total 871 mijë vaksina”, tha Rama

(TemA)

 

9 komente në “Rama: Jemi në bisedime për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave anti-COVID”

    1. Kalec Dega says:

      HAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHA, LOL

      Je i modh, gjigand…ahahahhahahhahahahaha!

  1. Luan says:

    Kryeministri më i zot i 100 vjeçarit.

  2. ... says:

    Ti mire do e sjellesh!
    Po ata e dine ku do vijne?????
    Se shishet do mbushen me uje e vaksina do vidhet
    Para se te veje ne pune shqiptari mendon si do vjedhi

    1. Svi says:

      Po ça thua ça thua

  3. Titi says:

    Po mire mor zotni, cfare fabrike eshte, nga vjen, turke, kineze, marsiane

  4. Drita says:

    Deri kur te behet fabrika pandemia ka mbaruar ,kuj i duhet pastaj.

  5. Drita says:

    Pse nuk i postoni mesazhet ,

  6. Dakort per ndertımın e nje fabrıke per prodhımın e vaksınes ,Por mua me lındın dy pyetje e para pervec vaksınes Covıt cfare do te prodhoje kjo fabrıke,dhe se dytı mbası te mbaroje vaksınımı ı popullates me kete vaksıne Cfare na duhet kjo fabrıke Apo do te shkoje per skrap,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje