Teksa sot pritet finalizimi i marrëveshjes me një kompani turke për vaksinat anti-covid kineze, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit, nga Stambolli ka shprehur optimizmin e tij, ndërsa ka treguar se nuk ka rrugë tjetër pasi do ia dalin për sigurimin e shumë vaksinave.
“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama është nisur dje rreth orës 16:00 drejt Turqisë për të siguruar vaksina kineze, nga marrëveshja e arritur pak ditë më parë mes qeverisë shqiptare dhe një distributori turk.
Aktualisht Shqipëria ka siguruar rreth 90 mijë vaksina Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V. Vaksina kineze po përdoret gjerësisht në Kinë edhe në disa vende të Europës, ndërsa agjencia europiane e barnave po kryen studime për të miratuar përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V.
Deri më tani janë kryer 27,872 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 7,932 vaksinime për të moshuarit dhe 12,411 vaksinime për arsimtarët. Nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi masiv për të moshuarit.
Në Stamboll për shumë vaksina? O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!
— Edi Rama (@ediramaal) March 25, 2021
Vazhdo punen mik,se keta e kane ne terezi,keta e dun pa punu,keta qe pretendojne rrotacionin,nuk jane ne gjendje te punojne ne opozite,se ne pune kane dhene prova se c’fare dine te bejne,po dhe ti nuk u tregove korrekt me ta,kerkon mandatin e trete,duke prishur rregullin qe ishte 8 me 8,keta prandaj nejten urte,se ta dinin keshtu namin do kishin bere,si baba i tyre politik,qe mori helikopterin dhe u be gati te ikte,se desh e mori populli peng,po tani eshte kohe tjeter,koha e Ilir Gjergj Alise,trim i cartun e i pa pare,prandaj me kujdes,se po i nderrove rakine,i bie shpejt ne koke,se ka dhe tkurrje te sistemit mbas zvoglimit te stomakut