Përveç heqjes së pikëve të patentës, sistem i cili u pranua dhe nga autoritet publike se nuk ka funksionuar si duhet në Shqipëri, qeveria do të detyrojë personin që humb lejen e drejtimit që të ndjekë kurse formimi përpara se të japë provimin.
Mitat Tola, drejtor i Policisë Rrugore, tha në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se ndryshimet në Kodin Rrugor do të bëjnë që edhe në vendin tonë frika për humbjen e pikëve, do të jetë si në shtetet e tjera të Bashkimit Europian:
“Ky sistem pikësh nuk ka funksionuar dhe nuk ndihet frika që ndihet në BE, që ka frika humbjen e pikëve sepse humb kohë pune dhe duhet të shkojë në kurs. Me urdhër ose VKM do të përcaktohet mënyra, koha, se si do të ndiqet kursi përpara se marrësh provimin”.
Por përveç europianizimit të sistemit të pikëve të patentës, vetë deputetët e mazhorancës kanë kërkuar standarde europaine edhe në sinjalistikën rrugore, ku tabelat dhe daljet e shpeshta të mos penalizojnë drejtuesin e mjetit.
Në shumë raste vendosja e tabelave me shpejtësi të ulët në 20 km/h në rrugët kombëtare e bën të pashmangshme shkeljen.
“Burimi kryesor i aksidenteve daljet dytësore në rrugë që kufizojnë dhe shpejtësinë. Duhet të parashikojmë rivendosjen standardizimeve”.
Kreu i Policisë Rrugore tha ndëshkimi ka nisur të orientohet për shpejtësinë e lartë dhe jo për shkeljet për tabelat me shpejtësi të ulët, ndërsa tha se burimi kryesor i aksidenteve është tejkalimi i shpejtësisë dhe jo mungesa e standardeve në rrugë.
Zoti Tole! a ka ne europe postoblloçe policie rrugore ne mes te qytetit,vend e pa vend?a ka ne europe qe te hiqet patenta, per 6 muaj apo 1 vit !te bllokojne maqinen,dhe duhet te paguhet nje gjome e majme per parkingun,gjoba 300,000 leksheper shkelje qe ke bo! Ky eshte realiteti ne kete vend qe perdhunon drejtuesit e automjeteve dhe qytetaret e saja zoti Tole! A ka ne BE keto penalizime si tek ne? besoj se jo.
ne BE kuk ka,por njekohesisht dhe miletini BE esht me i kulturuar jo si ne.Ne drejtuesit e automjeteve ne Shqiperi jemi perdhunues te ligjit e te rregullave.
Natyrisht,pjesa derrmuese e patentave jan mare me lek eshe shoferi nuk kupton dot as tabelen 30 km ne qytet dhe i jep gas me 200…kjo ne BE nuk ndodh kurse tek ne PO..ne te tille rast shoferet ke ne duhen perdhunuar ne cdo vrime dhe moralisht sepse nuk kane faj ato femije apo kalimtate qe shtypen edhe vdesin rrugeve nderkohe qe shoferet ikin nga vendngjarja.
Keshtjqe mos bej te indinjuarin…
TI KATUNARI DIXHITAL…PO TE SHKOSH NE GREQI VETEM PER SEZONIN E ULLNJEVE…NUK KE SI TI NJOHESH LIGJET E EVROPES…EVROPA KE DHE ME KEQ AKOMA ….JO NDALIM MJETI…POR DHE SEKUESTRIM MJETI…KUR JE NE GJENDJE TE DEHUR…DHE TE SHKOSH TA BLESH NE ANKAND MJETIN PO DESHE…
Shiko ti fshatari dixhital …… Te gjitha ato ne qe permend ti jane ne Europe , sa per dijeni . Une bej ç’do vit ne muajt e veres rrugen per Shqiperi neper Slloveni, Kroaci e Mal te Zi dhe pastaj Shqiperi . Kafshet me makina me targa shqipetare bejne dallim nga te tere turistet e vendasit . Futen ne parakalime ne rruget nacionale (jo autostrade) megjithese eshte e vizuar me vije pa nderprerje (ndalim parakalimi) ku vargu i makinave eshte 100-200 metra i gjate , futen ne parakalime KAMIKAZE neper te forta 90° (parakalim i ndaluar) , ku nuk sheh se kush vjen perball ne krahun e kundert . Une shoh çudira me “katnaret” me makina targuar Albania sa per mua vetem 10% e patentave i quaj valide te tjerat une ja u bllokoj . Ato qe propozohen me siper jane pak …shume pak !!!!!!!!
Shoku Mitat Tola don me na mbush mendjen qe shpejtesia eshte burim aksidenti ne Shqiperi. Ashtu eshte, por kjo nuk mund te fshehe pasigurine rrugore dhe standartin skandaloz te tyre. Vete policia shkel ligjin kur ngre postobllok ne superstrade, del polici para dhe ta ben me tabele qe te ndalosh per 30m nga 100 ne 0, te ndryshosh menjehre korsine etj etj. Meqe citon standartin europian, mesoje qe ne Europe ka radare automatike dhe te vjen gjoba me poste, ka makina civile me police qe kontrollojne veprimet e shofereve. Makinat i keni me shumice te reja fringo me taksat tona, por i perdorni per tangerllik. 8 vite ne pushtet, aksidente dhe viktima te shtuara, tregon qe keni deshtuar dhe do deshtoni po fundja leket ju interesojne.