Në pranverë pritet një ulje e rasteve me Covid! Mjeku Alimehmeti: Nuk do zhduken rastet me virus

24 Mars 2021, 09:23Sociale TEMA

Epidemiologu Klinik, Ilir Alimehmeti deklaroi në “Wake Up” se tani në pranverë pritet një ulje e rasteve me Covid-19.

“Nuk do zhduken rastet me Covid, por do ketë ulje. Në 10 ditët e kaluar testimet kanë qenë poshtë 20%.

Testimet ishin 29% më 1 shkurt, ndërsa tani jemi në shifrat 14%.

Po ta shohim shifrën e djeshme janë 394 qytetarë të shtruar, pra që janë zyrtare. Kemi ulje dhe të shtrimeve në spital”, theksoi Alimehmeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje