“Traumë kolektive”, si ka ndikuar 1 vit pandemi në shëndetin tonë mendor

23 Mars 2021, 15:40Sociale TEMA

“Nuk gjeja dot forcën për të vazhduar,”shprehen njerëzit në lidhje me situatën me të cilën po përballemi.

Të gjithë kemi luftuar me shëndetin mendor, ankthin, depresionin, vetminë, humbjen e gjithçka vitin e fundit. Shumë shprehen se kanë arritur në prag vetëvrasje më shumë se kurrë më parë, kryesisht ata individë që janë përballur me sëmundje mendore edhe përpara pandemisë, thuhet në një analizë të tabloidit britanik “Metro”.

Në një studim nga BACP dhe YouGov, realizuar në 6305 njerëz 67% e tyre kishin luftuar me sëmundjet mendore më dhe nga ky 67% pothuajse 85% e këtyre individëve u shprehën se situata e shkaktuar nga pandemia e ka rënduar akoma më shumë gjendjen e tyre emocionale dhe mendore.

Nga ana tjetër ata persona që nuk ishin përballur kurrë me sëmundje mendore më parë 48% e tyre pohuan të njëjtën gjë.

Pra, nuk ka shumë rëndësi nëse ke vuajtur apo jo nga një sëmundje mendore më parë, për të gjithë pandemia nuk ka lënë një impakt të mirë në mirëqenien tonë.

Pamundësia për të takuar familjen, të afërmit dhe miqtë, ndjesia e ankthit dhe shqetësimit për familjarët në lidhje me pandeminë; pamundësi në plotësimin e nevojave esensiale; ndjesia e mërzisë dhe vetmisë janë vetëm disa nga arsyet pse gjendja mendore e pjesës më të madhe të njerëzve është përkeqësuar.

Studiuesit e kanë cilësuar të gjithë situatën si një traumë kolektive e shkaktuar nga një situtatë e vazhdueshme dhe nga një ambient stresues, ndaj të cilës të gjithë jemi të ekspozuar.

A do t’i kthehemi përsëri normalitetit? Patjetër, por do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë dhe do na duhet pak kohë që e gjithë popullsia të mund të përballet me gjithçka po ndodh dhe ta pranojë e të ecë përpara.

Studiuesit e shohin këtë situatë edhe nga një perspektivë tjetër. E shohin Covid-19 si një shtysë për ta marrë më seriozisht gjendjen mendore të çdokujt dhe të ndërgjegjësohemi në lidhje me këto sëmundje.

Institucionet arsimore dhe qeveritare duhet të investojnë në programe këshillimi për të rinjtë dhe të rriturit të prekur nga kjo situatë e pazakontë.

1 komente në ““Traumë kolektive”, si ka ndikuar 1 vit pandemi në shëndetin tonë mendor”

  1. Gentile... says:

    Eshte vertet nji situate mjaft deshperuese ,gjithcka perben te perditeshmen tone
    ne kto me shume se 1-vit te izoluar nen Diktatin e Pandemise .
    E gjithe ai Last / si me then ne shqip ngarkese emocionale stresi etj shkakron mbi Nervat
    te cilat tendosen si kavo celiku dhe reaxionet arrijne tensione te larta .

    Me shume se nji Vite pa punuar .Shumicen edites e kalon ne shtepi .
    I vetmi highlights te dites jane Supermerkatot & Karburantet .
    Sport okay ne shtepi brenda por edhe ne Natyre e megjithate asgje ndryshon .
    Ti kthehesh ne shtepi dhe ndihesh perseri ne stres .Aktivitet e jetes jane te kufizuara jo ashtu si do deshiroje ti .
    Ti cohesh ne mengjes dhe je totalishte i pamotivuar ,per asgje ,sepse asgje nuk funxionoj ,
    e ti s’di me se te mbushesh diten .
    Komunikon ne video me miqte ,te njohur ,te aferm ,shoke ,shoqe dhe kjo te jep dicka
    impulse lirie ,nqs do ta quanim keshtu por nuk ndryshon gje .Hyn ne internet ,ne faqet shqiptare ,
    dhe ktu eshte gafa me e madhe qe bejme ,sepse perballesh me injorance e nji bote te dal totalishte jashte shinave te Njerezimit
    dhe deshperohesh .Gjithcka eshte nen pushtetin e Politikes e kafsheve dhe injoranteve me te medhenj te Shekullit ,
    dhe ne vend qe ti te ndjesh njifar kenaqsie qe lexon e komunikon ne shqip ,
    revoltohesh pa mase nga gjithcka ,nga ajo injorance e pashembullt ,nga ai absurditet qe jetohet atje ,
    sikur te ishte vendi im diku ne arabistan e jo ne Europe .
    E gjitha eshte nji lufte Nervash e trishtushme dhe Panndemia do vazhdoj te mbaje pushtetin mbi ne
    edhe disa vjet te tjera sikur ta komandonte dikush me dor dhe e gjitha te ishte nji dicka e qellimeshme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje