Vonesat në kualifikimin e kandidatit Darjel Sina zbulojnë ngadalësinë me të cilën punon KLGJ

23 Mars 2021, 13:02Sociale TEMA

Darjel Sina, një nga dy komisionerët publik në procesin e vetingut, ka vënë kandidaturën për Gjykatë të Lartë18 muaj më parë.

Kandidimi i z.Darjel Sina ka nisur në shtator 2019 me vendimin 172 të KLGJ-së.

Në datën 13.11.2020, KLGj në mbledhje plenare ka kualifikuar kandidatin. Menjëherë kandidati i cili prej 21.02.2020 është i vetem ka plotësuar kriteret e kërkuara nga KLGJ.

Sot katër muaj pas kualifikimit dhe me pikë të vlerësuara nga relatori dhe të dorëzuara në datën 3.03.2021 ndaj anëtarëve të KLGJ-se pritej mbledhja finale ku KLGJ pikëzon dhe dërgon kandidattin ne presidence.

Por përsëri nuk ndodhi. Cilat kanë qenë arsyet. Burime nga KLGJ i thanë gazetës në fillim ka pasur disa hezitime për saktësimin e viteve të përvojës së punës por ato u tejkaluan. Po ashtu është tejkaluar teknikisht dhe vakanca që ai krijon si komisioner publik dhe ai ka hyrë në procedurën e pashmangshme të emërimit si anëtarë në Gjykatën e Lartë.

Tani thjeshtë është procedura e KLGJ. Kandidatet jo gjyqtarë si Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe u kualifikuan ne 12 nentor 2019. U pikezuan ne 26 02 2020. U dekretuan ne 12.03.2020. Pra 3 kandidatet jane tashme gjyqtare te Gjykates se Larte ndersa kandidati Dariel Sina është ende në pritje.

Gjithashtu 4 kandidatet nga rradhët e gjyqtarëve që u derguan në presidencë për dekretim kanë filluar garën ne 9.07.2021. Pra kandidati Sina ka 18 muaj në garë dhe ata 7 muaj. Kjo vonesë nxjerr në pah zvarritjet dhe ngadalësimin e procesit prej vet Këshillit të LArt Gjyqësor.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje