Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka zgjedhur si anëtar të ri të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë pranë këtij institucioni epidemiologun e njohur Ilir Alimehmeti.
Zgjedhja e doktorit të shkencave Ilir Alimehmeti erdhi pas vendimit të ASH-së për një shtesë në përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë.
Mjeku i njohur, dr. Ilir Alimehmeti, gjatë vitit të pandemisë në vazhdim është evidentuar në mënyrë të veçantë si epidemiolog i sprovuar në ndjekjen e pandemisë, zhvillimeve të saj, dhe ka qenë një raportues i rregullt i të rejave shkencore në fushën e pandemisë COVID -19.
Ai u zgjodh pas propozimit nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike, me kryetar akad. Neki Frashërin, për zgjerimin e Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë të Akademisë së Shkencave.
Dr. Alimehmeti është specialist në epidemiologji dhe endokrinologji dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjeksësisë.
Vendimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
“PËR NJË SHTESË NË PËRBËRJEN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PËHERSHËM TË SHËNDETËSISË
Kryesia e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e saj të datës 16.3.2021, pasi mori në shqyrtim propozimin e paraqitur nga Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike dhe Komisioni i Mjekësisë nr. 194, datë 12.03.2021 (bashkëngjitur)
Vendosi
Të caktojë si anëtar të Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë dr. Ilir Alimehmeti
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
Akademik Skënder GJINUSHI
Kryetar (vula)”
Vendimi në linkun si më poshtë
http://www.akad.gov.al/ash/images/Aaaapdf/VKA%20NR19.pdf
I sprovuar? ? Mosha? Shkruani me mire per te tjera merita qe ka… ?
Me vjen mire per kete personalitet se ne te gjithe prononcimet e tije kam vene re deshiren per te thene ate qe duhet dhe ashtu si duhet. Kjo periudhe teper e veshtire qe kaluam dhe qe ende vazhdon ka nevoje per zedhenes specialiste por dhe humane.
O gjëdhenj,
Shkruhet me të madhe Akademia e Shkencave, se është një institucion.
Ja po e zëmë se edhe Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike shkruhet me të madhe, megjithëse janë dy.
Po si ka mundësi që edhe emri i komisionit të përhershëm të shëndetësisë u shkruajtka me të madhe?! Sa komisione të tilla ka Akademia?!
Ahiiiiiiii!
Urime ilirit dhe suksese te metejshme.
Djal i kompletuar, djal me vlera, djal qe meriton me shume.
URIME ZOTIT ALIMEHMETI , sepse éshtè NJÉ NJERI SUPER POZITIV , dhe RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pafund për PROFESOR SKËNDER GJINUSHIN e NDERUAR ??????. NJERËZ si ZOTI GJINUSHI i duhen SHQIPÉRISÉ ??????
URIME ZOTIT ALIMEHMETI , sepse éshtè NJÉ NJERI SUPER POZITIV , dhe RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pafund për PROFESOR SKËNDER GJINUSHIN e NDERUAR ??????. NJERËZ si ZOTI GJINUSHI i duhen SHQIPÉRISÉ ???????????????????????????????????????