Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat Ahmetaj e Spiropali u ndalën sot në Bathore, Kamëz, ku vijon rindërtimi i shtëpive.
Kreu i qeverisë theksoi se deri në pranverën e ardhshme nuk do ketë më asnjë gjurmë të tërmetit.
Edi Rama nuk i kurseu batutat me kryefamiljarin dhe bashkëshorten e tij, duke u shprehur se gratë kanë më shumë besim te ai, sepse e nuhasin më mirë kush është për punë e kush është për llafe.
Batutat
Rama: A të kujtohet që ta thashë?
Banorja: Na kujtohet.
Rama: Se nuk kishe besim! Nuk ka nevojë për falënderime, po flas me burrin tat që nuk kishte besim.
Banori: Kemi pas besim.
Rama: Jo besim nuk ke pas se nuk ka problem.
Spiropali: Zonja kishte më shumë besim.
Rama: Po se zonjat e nuhasin më kollaj kush është për punë e kush është për llafe. Kurse burrat ngatërrohen me llafe.
Spiropali: Kafja dhe rakija.
Rama: E kam thënë unë, do të bësh punë, me gratë. Do llafe, me burrat. Se ka thënë kot ai i shkreti: Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga këto rrojnë! Pa këtë ti je si? Je si shtëpia pas tërmetit.